Këta persona i shpëtuan jetën një fëmije që ra nga ballkoni në Sanliurfa, Turqi.
Fëmija po qëndronte varur në ballkon, kur u pikas nga një grua aty pranë, e cila kërkoi ndihmë.
Menjëherë, aty është afruar pronari i një lokali përballë ndërtesës ku gjendej fëmija në rrezik dhe disa burra të tjerë, të cilët e kanë pritur në krahë fëmijën pasi ra nga ballkoni.
Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar, por nuk dihen arsyet përse ai gjendej i varur në ballkon.