Policia e Tiranës ia ka dorëzuar Prokurorisë çështjen e vdekjes së Blerta Pepas, pas një ndërhyrjeje në spitalin privat Continental në Tiranë.
Policia ka ngritur dyshimet për “mjekim të pakujdesshëm” për 2 mjekët e huaj dhe anestezistin shqiptar.
Kallëzmi penal është bërë për mjekun gjerman Meibus Ulf, grekun Jovan Kosta dhe mjekun reanimator Tefik Zhurda.
Aktualisht anestezisti Tefik Zhurda ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.
Ai tentoi vetëvrasjen duke injektuar në trup sasi të lartë anestezie, pas vdekjes së adoleshentes.
Gjynah, per adoleshenten dhe familjen. Por edhe mjeket njerez jane dhe jam i bindur se nuk e kane bere qellimisht.
Tragjike vdekja, keqardhje per familjen.Duhet pare dhe analizuar cfare ndodhi,kishte paaftesi apo thjesht nje gabim profesioni apo ndoshta familja nuk kishte paguar gjoben hajdutave doktore.
Sa shpejt nisen procedimin mafja kur e krahason me vrasjen e 4 shqiptareve ne bulevard.
Ne kushte te renda per jeten Tefiku dhe na jepte intervista per gazetat! Te kishte qene doze e larte anestezie kishte vdekur dhe ai e nuk e shpetonte njeri. Po kjo ishte loja. Jeni ftof ju dhe ata qe ju besojne
mjeku fajtor e denoi veten vet . Mendoni qe ai as dozen letale per te vrare veten nuk dozoi dot
Mjere ajo/ai qe hiku thone ne keto raste