Policia ndalon ish-kandidatin e PD për Bashkinë Gjirokastër, ja arsyeja

20 Maj 2017, 14:48Politika TEMA

Mjeku Igli Kokalari, aktualisht , i kontaktuar nga Jugunews.net, tha se dy vjet më parë atij i patën vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici, ndërkohë që targat u zëvendësuan nga DRSHTRR sipas kushteve që operohet në këto raste.

Ndërsa Policia e Shtetit denoncimin e bërë nga Kokalari, e pati emetuar në gjendje aktive dhe rezultuar si automjet i vjedhur bashkë me targat. Policia e Shtetit nuk ka gjeneruar të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar që të rezultojë si rast i zgjidhur me zëvendësimin e targave, por rezulton në pikën fillestare dhe kjo jo për faj të Kokalarit.

Mjeku Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës teksa e ka ndaluar Policia Rrugore.

1 komente në “Policia ndalon ish-kandidatin e PD për Bashkinë Gjirokastër, ja arsyeja”

  1. Turi says:

    More ca behet me kete polici kukulla. Policia nuk merret me vrasjet, vjedhjet, po merren me gjera qe eshte pergjegjesia e tyre.
    Polica, rregulloni informacionet qe hidhni ne system e mos i bini ne qafe njerezve qe jane te mire dhe qe skane shkelur asnje ligj per fajin tuaj, mos beni sikur po punoni fort, nuk mbuloni dot diellin me site mielli. Dr. Iglin e njoh prej vitesh, dhe eshte nje person vertet per tu respektuar. Jam socialist, por voten ja dhashe PD ne Gjirokaster, ja dhashe Iglit, jo PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje