Ministrat teknikë/ Reagon PD: Do jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes dhe votës së lirë

20 Maj 2017, 12:43Politika TEMA

Partia Demokratike ka reagur për herë të parë lidhur me emrat e ministarve teknike që kanë qarkulluar në media.

Në një reagim zyrtar për median, Partia Demokratike shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë rreth emrave që kanë qarkulluar dhe përfolur këto dy ditë.

Deklarata

Burime nga PD hedhin poshtë të gjitha persiatjet në media, për emrat e ministrave teknikë, dhe për emrat e kandidatëve për deputetë.

Ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale.

Nga baza demokrate janë propozuar mbi 1700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje