Një tjetër pilot i MotoGP është ndarë nga jeta.
Ish-kampioni i botës Nicky Hayden, ka ndërruar jetë në spitali ku qëndronte i shtruar pas 5 ditësh nga aksidenti.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur spitali ku ka lajmëruar se piloti 36-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda të marra në aksidentin e ditës së mërkurë.
Hyden së bashku me disa çiklistë të tjerë po stërvitej në provincën e Riccione-Tavoleto kur papritur u përplas nga një makinë duke përfunduar fillimisht sipër saj e më pas në një cep të rrugës.
Fillimisht Hyden u dërgua menjëherë në spitalin e Riminit dhe më pas u transferua në Çesena për kushte më të specializuara. Prej ditësh nga Amerika kishin mbërritur e ëma dhe i vëllai, por sot ata u njoftuan se Hyden ndaloi së marri frymë.
Largimi i tij do i mungojë sportit të MotoGP pasi Nicky ishte piloti parë që theu dominimin e Valentino Rosit duke e zbritur atë nga froni dhe i rëmbyer titullin e kampionit në MotoGP.