Emergjencat civile, shërbimi zjarrëfikës dhe policia e shtetit improvizuan një incidente të lëndëve kimike për të parë se si mund të reagonin stukturat në një rast të tillë.
Në fund të stërvistjes, drejtori i Emergjencave Shemsi Prençi tha se Shqipëria është e përgatitur në aspektin logjistik dhe burimet njerëzore për çdo incident të mundshëm me lëndë kimike, radioaktive dhe bërthamore.
‘Lëndë kimike që shpërthejne në laboratorin e një institucioni, dhjetra të lënduar dhe nevoja për të evakuar e për të dhënë ndihmën e parë”.
Nuk është një ngjarje e vërtetë, por është stërvitja e parë e Emergjencave Civile Shqiptare për incidentet e mundshme të lëndëve kimike që mund të përdoren nga terroristët.
Qëllimi ishte për të parë regimin e Emergjencave Civile, Policisë, Shërbimit zjarrëfikës.
Në fund të stimulimit, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh optimist.
“Kjo stërvitje synon që të afrohemi sa më afër realitetit në kuadrin e intensifikimit të terrorizmit në botë, sidomos për kërcëninimin e përdorimit të armëve të dëmtimit në masë. Strukturat shqiptare shtetërore janë ndihmuar nga SHBA për kompletimin me pajisje të ekipeve për mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë. Niveli i reagimit ishte shumë i mirë dhe prandaj ndjehem shumë i lumtur dhe i kënaqur për të gjithë aktorët që reaguan,” u shpreh Shemsi Prençi.
Ekspertët thanë se vendi është e përgatitur për çdo incident të mundshëm me lëndë kimike, baktereologjike, radioaktive dhe bërthamore.
“Na është dashur që të punojmë shumë fort edhe në këtë drejtim pasi jemi e vetmja strukturë që kemi gjithë automjetet e nevojshme me kapacitete të mjaftueshme për momentin që të kryejmë dhe një proçes, siç është ai dekontaminimit,” tha Luan Shehu.
Projekti i stërvitjes së reagimit të parë ka nisur përpara 2 viteve përmes shkëmbimit të eksperincës mes vendeve të Europës juglindore.