Barcelona sot prezanton trajnerin e ri

29 Maj 2017, 17:52Sport TEMA

Nuk ka kohë për festim te Barcelona, e cila pasi fitoi Kupën e Mbretit, sot do ta zyrtarizojë trajnerin e ri.

Diku rreth orës tetë në mbrëmje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do ta bëjë publik emrin e trajner të ri.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle është Ernesto Valverde ai që do ta pasojë Luis Enrique.

Drejtori teknik Robert Fernandez është ai që ka insistuar në emrin e trajneri i cili është larguar tashmë nga Athletic Bilbao.

“Hapi im i radhës do të jetë një ndryshim i vështirë”, ka thënë Valverde.

Bartomeu ka premtuar një trajner të fort dhe disa transferime të forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje