Montella: Milani mund të nënshkruajë me dyshen Morata-Belotti

29 Maj 2017, 18:46Sport TEMA

Vincenzo Montella është shprehur se Milani mund të nënshkruajë edhe me Alvaro Moratan edhe me Andrea Belottinë në merkaton e verës.

Kuqezinjtë që tashmë janë në pronësi të presidentit të ri Li Yonghong, po përgatitën që të bëjnë përforcime të mëdha.

Flitet se Milani kërkon blerjen e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata, por në orbitën e tyre mbetet edhe Andrea Belotti i Torinos.

“Ishte një vit poztiv te Milani, por nëse krerët klubit do të blinin lojtarë më të fortë do të jemi edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Montella me shaka.

“Morata dhe Belotti janë të kompletuar. Janë lojtarë shumë të fortë dhe do të mund të punonin së bashku. Shumë lojtarë të fortë dëshirojnë të vinë të luajnë të Milani dhe ky është nj fillim me rëndësi. Jemi një klub që pëlqehet nga lojtarë të mëdhenj, edhe pse nuk luajmë në Ligën e Kampionëve. Duhet ta rrisim nivelin e skuadrës që të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, tha Montella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje