Kreu i PD për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes dhe fillimit zyrtarisht të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit ka dalë në një emision televiziv për të folur për vizionin e tij për të ardhmen e PD dhe të Shqipërisë.
Në “Top Story” Basha ka mbërritur pas fushatës në Shkodër, ku janë shfaqur edhe disa foto me mbështetës që mbanin pankarta ku shkruhej “Jozefina Topalli, krenaria e Shkodrës”. Pankarta të cilat rivënë në vëmendje kundërshtitë jo të pakta me listat e kandidatëve të PD-së, për zgjedhjet e 25 qershorit. Pikërkisht kjo çështje ka qenë edhe pikënisja e emisionit të drejtuar nga Sokol Balla
Pjesë nga intervista
Sokol Balla: Është hera e parë që dilni në një emision politik që pas marrëveshjes së 18 majit. Kanë qenë ditë të vështira, por jo vetëm për ju. Do të doja ta nisja, është e vërtetë që këto foto u shfaqën në mitingun e PD.
Lulzim Basha: Unë i shoh për herë të parë këtu në studion tuaj. Mitingu ishte i jashtëzakonshëm. Angazhimi i shkodranëve për fitoren e betejës së Republikës së Re më 25 qershor, daton që prej 18 shkurtit. Unë jam i ngazëllyer nga pjesëmarrja në mbështetje të ekipit fitues.
Sokol Balla: Nuk u shmangemi dot pyetjeve që lidhen me listën e kandidatëve për deputetë, ku ra në sy largimi i shumë veteranëve dhe shumë kritikëve. Pse e bëtë këtë ndryshim?
Lulzim Basha: Lista është përshëndetur dhe është pritur me entizuazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga partia, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media. Të të jap disa shifra sesa i thellë është ndryshimi, kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 përqind e kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 përqind të rinj nën 40 vjeç dhe 33 përqind nën moshën 35 vjeç. Kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të lirë dhe demokrat.
Ju jeni gjobitur nga KQZ për numrin e grave të paketa në listë?
Në Korçë dhe në Dibër kryesojnë gratë.
Lënia jashtë listave kritikeve si Topalli apo Bregu, mos me një listë keni vrarë disa zogj?
Kjo është një fabul e ndërtuar.
Ka deputet që kanë qenë 4 vjet ose 2 vjet. Fakti që janë jashtë listës nuk është që janë hakmarrës ndaj njërit apo mirënjohës ndaj tjetri.
Nga ana tjetër asnjëri nuk ia zuri vendin tjetrit.
Ka dy vendime:
Askush nuk është i përjetshëm në politikë.
Dhe nga ana tjetër duhet që të promovohen të rinjtë.