Ambasadori rus: Fryma antiruse në mediat shqip, zgjedhje e gazetarëve. Nuk ka asnjë presion mbi ta...

3 Qershor 2017, 17:59Sociale TEMA

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka bërë një ndërhyre në media duke dhënë disa mendime për situatën aktuale të raporteve ruso-shqiptare.

Ambasadori ka dhënë një intervistë për “Abc News” përmes të cilës ka vënë theksin te niveli i ulët i raporteve, që sipas tij vjen si pasojë e qëndrimeve politike të Tiranës.

Karpushin ka bërë thirrje për vullnet për marrëdhënie më të mira me Rusinë pasi interesi dypalësh e kërkon këtë, por ai nuk ka shprehur shumë optimizëm.

Ai ka deklaruar se edhe në fushën e luftës kundër terrorizmit nuk ka një bashkëpunim mes të dyja vendeve duke vlerësuar këtu se kjo është pjesë e politikave të ndjekura nga Perëndimi.

Lidhur me pyetjen se përse Moska nuk e njeh Kosovën, ai ka sqaruar se Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të OKB-së në respekt të rendit ndërkombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare.

Sipas ambasadorit rus, marrëdhëniet që Shqipëria mban me disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën, flasin për faktin se vetë Shqipëria nuk kushtëzon raportet me një qëndrim për një çështje të caktuar, diçka që nuk ka pse t’i kërkohet ekskluzivisht Rusisë.

Ndoshta pjesa më me interes e intervistës është konstatimi i Karpushin se fryma antiruse që vihet re në mediat shqip nuk lidhet aspak me ndonjë presion politik.

Sipas meje dhe nga vlerësimet tona, liria e medias në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj edhe këto lajme janë zgjedhje e gazetarëve.

Deri më tani nuk është faktuar asgjë nga ato që ata shkruajnë”, tha Karpushin.

4 komente në “Ambasadori rus: Fryma antiruse në mediat shqip, zgjedhje e gazetarëve. Nuk ka asnjë presion mbi ta…”

  1. Shqip says:

    Rusia rregullisht per me se 200 vjet ka ndjekur politike antishqiptare. Dje nuk ishit miqte tane. Sot nuk jeni miqte tane.

  2. Arber Iliri says:

    Ky sic ka emrin ashtu edhe flet.Mire e keni me Putinin ne krye kunder gjithe demokracive, se Krimene e bete pershesh sipas ligjeve nderkombetare. shqipove tu hani mune bashke me vellezerit e Jugut,Sa per gjendjen ne Rusi dhe per carin e ri qe keni me emrin Putin, shifni intervisten e djeshme ne CNN te kampionit te botes ne shah Gari Kasparov, burre me mend e modern.Ka fol per Putinin se kush eshte dhe si sillet, shife Karpushin dhe bej nje interviste tu e sha si armik te Rusise.

  3. Epo kjo pune! says:

    faleminderit qe i vute shpatullet luftes se dyte boterore sepse indirekt lehtesuat dhe luften tone. Faleminderit qe na ndihmuat paslufte per te mekembur ekonomine dhe shkollimin e rinise. Ishte koha kur kishim dhe kishit respekt, ce do qe e menderosi Hrushovi me aleancen me serbet kunder nje vendi qe vuajti pasojat edhe te rusise carise ne favorizimin e ortodoksise sllave dhe greke ne rajon. Dhe ne si pushka e jevgut, u prishem per nje byt… hrushov qe nuk ishte i perjetshem, nejse iku ajo pune. Tani keni kohe qe mbani haptazi anen e serbit dhe grekut ne rajon, prandaj dhe nuk kemi gje ne vije. Ne tani nuk jemi me shteti i izolouar dhe ne kerkim te “vellait”, per fat te mire BE dhe SHBA jane ne favor te kauzes demokratike dhe vete asaj shqiptare ne rajon…. me ju, fiton serbi e greku, me BE e SHBA fitojme ne prandaj dhe lum miku, rishikoni gjeopolitiken dhe po e kthyet timonin, ndoshta nuk behemi vellezer si dikur por per hir te nostalgjise se disa brezave, mund te kemi normalitet mes nesh dhe fitojne te gjithe se ne nje planet jetojme.

  4. boom says:

    Po fryma anti-shqiptare ne mediat ruse zgjedhje e kujt eshte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje