Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka dalë në konferencën për shtyp nga Luksenburgu për të folur për sfidën e nesërme dhe për takimin kundër Izraelit.
De Biasi u shpreh se testi i nesërm miqësor ndaj Luksenburgut nuk duhet nënvlersuar aspak, ndërsa sa i përket takimit me Izraelin ai tha se humbja e nëntorit të kaluar i ka lënë një shije të hidhur.
Ai theksoi se ne takimin me Izraelin ekipi duhet qe te jete ne maksimumin e formes.
“Me Luksenburgun do të jetë një test shumë i rëndësishëm që nuk duhet që ta nëvlersojmë aspak.
Na pret më pas Izraeli që nuk mund ta harrojmë atë humbje që pësuam nëntorin e kaluar që më ka lënë një shije të hidhur. Me Izraelin pak ne dhe pak arbitri ja lehtësuam fitoren, ndaj tyre duhet që të jemi në maksimumin e formës”, tha De Biasi.