Kumbaro "i dorëzohet” Instagramit, foto e parë nga Përmeti!

5 Qershor 2017, 16:11Politika TEMA
Kumbaro "i dorëzohet” Instagramit, foto e parë nga

Mirela Kumbaro nuk i ndahet promovimit të Përmetit, aq sa pikërisht me një foto të qytetit të luleve ka zgjedhur të “inagurojë”  edhe hapjen e llogarisë së saj në Instagram.

Ministrja e Kulturës është një tjetër politikane që  i bashkohet ndjekësve të shumtë të kësaj platforme sociale, me një profil që e ka hapur vetëm një ditë më parë.

Kumbaro njihet për pasionin e saj ndaj fotove dhe vazhdimisht në rrjetet e saj sociale, Twitter apo Facebook poston imazhe pikante nga vende të ndryshme piktoreske nga jugu në veri  por edhe punë nga ministria që ajo drejton.

Në fotot e para Kumbaro, veç pamjeve magjepsëse nga sheshi i qytetit marrë nga takimi me të rinjtë zhvilluar gjatë vizitës së Ramës në Përmet,  ka hedhur edhe foto nga kalaja e Gjirokastrës në netët e Festivalit Folklorik për Fëmijë , që kulmoi mbrëmjen e 3 qershorit.

3 komente në “Kumbaro “i dorëzohet” Instagramit, foto e parë nga Përmeti!”

  1. krysho ludovik says:

    do tja ktheje kishen e shen merise se pazarit kishes ortodokse kjo mahmudija ersekare mo?

  2. vlora.vlora says:

    Nje nga ministret me te mira,,, suksese , qente le te lehin

  3. Faleminderit znj. Ministre per ate kujdes qe po tregon per Permetin me rrethinat e Tij, po de te te lutesha, me gjithe rrespektin per bashkeqytetaret dhe gjithe permetaret kristiane ,mos e mbeshte kerkesen e Janollatosit me shoke per te marre Pallatin e Kultures “Naim Frasheri” per kishe. Pallati Kutures eshte gjithe perfaqesus,per gjithe popullaten e Permetit.
    Ajo lulishtia para hotelit si duket ne foto, nje mendim i mire. Tani mund ta quajme Permetin vertet REMETI I LULEV dhe TRENDAFILAVE.
    Paci uraten moj bije !
    Nene Pashako D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje