RISI, për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 1, Transplanti endotelial (DSAEK) që redukton në maksimum riskun e flakjes të kornesë së syrit.

5 Qershor 2017, 12:01Shëndeti TEMA
RISI, për herë të parë në Shqipëri, në

Sesioni i rradhës i transplanteve të kornesë në Spitalin Amerikan 1.

Ekipi i mjekëve okulistë të Spitalit Amerikan në bashkëpunim me mjekë të specializuar në transplantet e kornesë nga Universiteti i Torinos realizuan me sukses për herë të parë në Shqipëri transplantin endotelial (DSAEK), Transplanti shtresor i Kornesë.

Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan, e para qendër në vend iu shërben pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me lazer, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj. Pararojë në gjithë trajtimet e syrit në të rritur e të mitur, falë ekipit profesional, kjo qendër realizon me metodat dhe aparaturat më të avancuara të gjitha llojet e kirurgjisë oftalmologjike, si dhe transplantin e kornesë në vend.

Transplanti i kornesë është një proçedurë kirurgjikale e cila konsiston në ndërrimin e kornesë (pjesës transparente ballore apo xhamit të syrit)

Është e nevojshme në rastet kur kornea ka dëmtime të avancuara që rrezikojnë seriozisht shikimin apo integritetin e globit okular si keratokonus i avancuar, leukomat e gjera post traumatike apo pas djegieve me materiale kimike, distrofite korneale etj. Vitet e fundit kirurgjia e transplanteve të kornesë është orientuar drejt atyre teknikave shtresore të cilët bazohen në ruajtjen e një shtrese të hollë të kornesë së pacientit dhe zëvëndësimin e vetëm 3 apo katër shtresave të tjera të kornesë. Një nga këto teknika është DSAEK ( descement stripping automated endothelial keratoplasty ) e cila bazohet  në ndryshimin e shtresës më të thellë të kornesë, endotelit dhe një pjesë e stromës dhe ruan  3 shtresat e tjera origjinale të kornesë se pacientit. DSAEK realizohet në rastet e distrofive korneale ku dëmtimi është i përqendruar kryesisht në shtresën e brendshme të kornesë. Në krahasim me transplantin shtresor ka avantazh se nuk ka nevojë për sutura (qepje), koha operatore është më shkurter, koha e rekuperimit vizive më e shpejtë, risku i flakjes së transplantit është shumë më i ulët.

Spitali Amerikan vazhdon të provojë që mbetet lider në ofrimin e shërbimeve multidisiplinare mjekësore dhe kirurgjikale, duke ju ardhur kështu në ndihmë kurdoherë dhe me profesionalizëm pacientëve nga i gjithë vendi dhe jashtë.

 

2 komente në “RISI, për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 1, Transplanti endotelial (DSAEK) që redukton në maksimum riskun e flakjes të kornesë së syrit.”

  1. perkthyesi says:

    Nuk flas dot per siptalet e tjere private, por ky Spitali Amerikan te rrjep nga parate, dhe niveli i sherbimit eshte nen ate te QSUT! Ky eshte realiteti, i provuar dhe ne kurrizin tim! Te tjerat jane brockulla, qe nuk i vlen kujt!

  2. perkthyesi says:

    Nuk flas dot per siptalet e tjere private, por ky Spitali Amerikan te rrjep nga parate, dhe niveli i sherbimit eshte nen ate te QSUT! Ky eshte realiteti, i provuar dhe ne kurrizin tim! Te tjerat jane brockulla, qe nuk i vlejne kujt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje