Mos përdorimi i aseteve publike për fushatë ishte një nga kërkesat për të cilat luftoi aq shumë PD. Ashtu sikurse përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale ka qënë një shkelje që ka karakterizuar PD dhe liderin demokrat Berisha.
Por për kandidatin për deputet të PD në Pogradec, Klevis Balliu, ligji nuk ka asnjë lloj rëndësie.
Në datën 1 Qershor Balliu ka hyrë brenda ambienteve të shkollës me fëmijë me aftësi të kufizuara të Pogradecit.
Në mënyrë flagrante ai shpërndan pako dhuratash, i shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Polikron Balliu.
Institucioni është vënë, sic duket nga fotot e publikuara prej tij, në shërbim të fushatës së Balliut, ndërsa fëmijët janë përdorur në funksion të fushatës elektorale.
PERSE JU BEN PERSHTYPJE JUVE,,,EDHE AI NE KETE SHKOLLE KA QENE,,,,DUHET NJE NGA DEPUTETET TI PERFAQESOJE,,