Lulzim Basha: Po pres arrestimet para zgjedhjeve!

12 Qershor 2017, 21:41Politika TEMA

Lulzim Basha u shpreh në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se ndonëse objektivi i tij ishte largimi i kryeministrit Rama, ai i shërbeu interesit të vendit duke bërë një marrëveshje, që rrëzoi gjysmën e kabinetit:

“Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët.

Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës.

Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar.

Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj  që drejtori i Policisë t’i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës.

I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën”, tha Basha.

4 komente në “Lulzim Basha: Po pres arrestimet para zgjedhjeve!”

  1. niki says:

    Ky, ben thirrje per t’a arrestuar…

  2. Zimja says:

    PO TY KUR DO TE ARRESTOJNE????APO MBAS VOTIMEVE TY,,,,,HAJD SE DO TI BESH SHOQERI KETYRE,,,,

  3. TONI says:

    Po shyqyr qe ndryshove se boll ke vjedhur vota edhe ti me PD apo harrove si u bere Kryetar Bashkie dhe dekorove me pas Ristan pijanecin per nderin qe te beri deke te emreuar Kryetar qe nuk nxorre dot qimen nga qulli dhe tani do te behesh Kryeminister.

  4. shoku yt dv says:

    Ti z.Basha ta ha mutin e te le pa bythe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje