A është fituese lista e Partisë Demokratike për Sali Berishën. Ishte kjo pyetja që i bëri gazetarja e ABCNeës Juli Xhokaxhi ish-kryeministrit.
“Kjo nuk ka rëndësi.
Kjo listë është përpiluar nga kryetari që beson se me këtë listë do të fitojë zgjedhjet.
Me këtë ai beson se ka bërë më të mirën e mundshme për të çuar PD drejt fitores.
Ai ka thënë se kjo do të jetë hera e fundit që lista bëhet në këtë formë.
Fitorja është afër dhe e shumë e mundshme”, tha Berisha.
Heqja nga lista e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, Berisha e sheh si një mënyrë tjetër PD-së nga Basha i cili po krijon modelin e tij.
“Nuk gjykoj se duhet të jem i përsëritshëm.
PD është aty dhe pas një beteje 90 ditore nga më të fuqishmet është aty.
Si lloj lidershipi do ta quaja fatkeqësi nëse pasardhësi do më imitonte.
E kam thënë që Basha po konturon lidershipin e tij. Ishin të shumtë ata që thoshin se Berisha drejton akoma.
Unë që në ditët e para kam parë se ai po drejtonte në mënyrën e tij.
Nëse ndoja të vazhdonte modeli im unë rrija akoma kryetar.
Çdo model është një shans. Unë mendoj se Basha e ka pasur dhe e ka paraqitur një model të tij të veçantë.
Për fat të keq ishin ata që e mohonin këtë spese Lulzim Basha e provoi qartësisht se ky ishte modeli i tij.
Basha ka 1001 të drejta të ketë modelin e tij” – tha Berisha.