A kanë dorë në largimin e De Biasit, Bushi, Bogdani dhe Lala? (në skenë ndërkohë del emri i një tjetër italiani)

15 Qershor 2017, 09:59Sport TEMA

Në letrën e tij të falënderimit, trajneri Xhani De Biazi kishte renditur arsye që e bënin atë të kishte një tjetër qëndrim nga ai i 24 orëve të mëparshme ku u shfaq në FSHF duke akuzuar dhe shfryrë.

Përpos fjalëve të mira për kreun e FSHF-së, lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij, ra në sy mungesa e falënderimit në emër të veçantë për të paktën katër bashkëpunëtorë që e kanë shoqëruar atë në këtë rrugëtim.

Ish-tekniku i kuqezinjve përmendi disa herë ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, madje edhe për punonjësit e FSHF-së, por harroi të lakonte emrin e Denis Bastarit, i cili ka bërë jo pak vite përkthimin e tij dhe i ka qëndruar pranë Kombëtares dhe trajnerit italian.

Altin Lala, një tjetër ish-ndihmës i De Biazit, nuk u lakua në letrën falënderuese të teknikut, shkruan Panorama Sport.

Gjithashtu ai nuk përmendi as Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, që kanë qenë krah tij, çka të bën të mendosh se De Biasi mund të ketë pasur përplasje me ta.

Ndërkohë, Armando Duka në vend të De Biasit duket se do të emërojë sërish një trajner të huaj.

Në media përfilitet një tjetër italian.

Bëhet fjalë për ish-portierin e Interit, Valter Zenga, që ka disa eksperienca si trajner, por që në të gjitha rastet ka dështuar.

1 komente në “A kanë dorë në largimin e De Biasit, Bushi, Bogdani dhe Lala? (në skenë ndërkohë del emri i një tjetër italiani)”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    De Biasi u largua se u bind se me kete skuader nuk mund te shkonte askund.
    I fryre nga kualifikimi ne evropian , kualifikim i cili u ndihmua nga 2 paterica jashte fushe , De biasi kujtoi se edhe ne keto eleminatore mund te kishte perseri paterica te ngjashme. Por sigurisht nuk mund ta kishte perseri te njejtin fat. Dhe vetem me loje brenda fushe , skuadra jone eshte vetem nje skuader modeste.
    Mezi fitoi me Maqedonine dhe me Lihtenshtenjin. U mund nga Spanja ne nje ndeshje ku nuk doli asnjehere nga gjysemfusha e vet.
    Me pas u mund nga Izraeli ne nje ndeshje ku duhet pranuar se ndikoi edhe gjyqtari.
    Me pas De Biasi nese kujtoni , u fry si gjel dhe kercenoi Italine por kaloi edhe ndeshja me Italine dhe iu cfry tullumbacja ne dore. Pastaj erdhi Luksemburgu ku u kthye me kembe nen toke dhe i dha nje turp Shqiperise.
    Me pas fitoi nje ndeshje me nje Izrael te lodhur qe nuk ishte skuader futbolli por amator lagjesh.
    Duke qene se nuk pati asnje paterice nga jashte fushe , De Biasi tha me mire po terhiqem sesa ta mbyll me keq se kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje