Rama i përgjigjet Metës nga Lezha: Ndihem i sekëlldisur kur dëgjoj ulërima e kërcënime…

17 Qershor 2017, 18:37Politika TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar nga Lezha ku ndodhet në një miting elektoral.

Ai u është përgjigjur deklaratave të Metës për armatosjen e popullit duke thënë:

“Më vjen keq, më vjen zor.

Ndihem i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që s’do donim ti shihnim.

Kur dëgjoj gjera që shqiptarët s’duhet ti dëgjonin, çirrje, ulërima, kërcënime.

Por Shqipëria që duam s’është Shqipëria e ulërimave kërcënimeve, s’është partia e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar”.

Edhe në Lezhë, Rama i ka mëshuar reformës në drejtësi, për të cilën ka thënë se pak vetë besonin se do të realizohej.

“Shumë pak besonin se ne do të arrinim ta bënim reformën në drejtësi. Shumë njerëz u trembën duke dëgjuar llogoret e politikës së vjetër që qëllonin reformën. Të tjerë, nga frika e reformës në drejtësi dhe vettingu u mbyllën në çadër dhe i shpallën luftë botës”, ka thënë Rama.

Ndërsa u ka premtuar të pranishëmve se mbështetjen që do t’i japin do t’ua shpërblejë me më shumë përkushtim dhe kokëfortësi, Rama ka shprehur keqardhjen për kërcënimet e dëgjuara në ditët e fundit.

Kjo ose do të mbarojë më 25 qershor me një votë të bashkuar për PS, ose do të vazhdojë dhe të gjithë ata që i çojnë votat te partitë e tjera do të vazhdojnë të paguajnë të parët çmimin e kësaj mungese pjekurie”, ka vijuar Rama.

Duke theksuar se në 44 muaj, PS e ka dhënë provën se është e aftë të bëjë shtet, ai është shprehur i bindur se opozita e sotme nuk ka kapacitetet e duhura.

“PD nuk e ka sot as kryeministrin dhe as skuadrën që ju duhet juve. PD nuk e drejton dot sot Shqipërinë, ndaj duhet të votoni për kë do të merrni në punë 4 vitet e ardhshme”, ka shtuar Rama.

2 komente në “Rama i përgjigjet Metës nga Lezha: Ndihem i sekëlldisur kur dëgjoj ulërima e kërcënime…”

  1. Alban Hamzai says:

    Ulurima e kercenime nuk do ti degjosh kur I bejne te tjeret ,duhet vetem ti besh ti . Ti qe e ktheve Shqiperine ne Republiken e Droges , qe bere kriminelet deputete ,qe bere islamizmin politike te jashtme te Shqiperise ,te nje Shqiperie ku nen qeverisjen tende shtyllat e ekonomise jane droga,krimi,plehrat,islamiket ,korupsioni ,te nje Shqiperie me e varfera ne rajon ,ku shumica e popullsise e sidomos gjithe rinia duan te ikin ,sepse nuk shohin asnje perspective ,te nje Shqiperie ku duan te rrine vetem tregetaret e droges e te prostitutave ,ekstremistet islamike ,kriminelet . Por cdo fillim ka edhe nje fund . Ju lutem botoni komentin tim!

  2. Gladiatore says:

    I nderuar Zoti Kryeminister, a nuk eshte turp edhe per Ju që i bëni thirrje policisë së shtetit, të marrë pjesë në fushatë elektrorale! Unë ju mendoja shumë më ndryshe se të tjerët, por kam ngelur shumë i indinjuar per ftesen nga ana juaj të policisë në fushatë. Shumë i indinjuar edhe per kercenimet e Z. Ilir Meta duke filluar per mos dekretim qeverie gjer në armatosje të popullit. Qytetarë të ndershëm Ne duhet me i dhënë një mësim të mirë të gjitha partive të mëdha që kanë qënë në pushtet të mos i votojmë. Po të votojmë kandidatë të rinj që nuk kanë qënë asnjëhere në parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje