Rama thumbon Metën: Ndërhyrja e atij që zgjodhëm president pas marrëveshjes me Lulin, e pajustifikueshme

17 Qershor 2017, 20:25Politika TEMA

Kryeministri Rama ka ironizuar sot edhe Bashen, edhe Meten, teksa ka mbajtur nje takim elektoral ne Shkodër.

Rama tha se Basha ka nisur të sekëlldiset nga ndërhyrjet e Presidentit të ri.

Më vjen keq që me një marrëveshje historike për t’i dhënë fund një konflikti të nxitur nga PD, duke e nxjerrë PD-në dhe Lulin nga çadra ku ishin futur nga frika e drejtësisë, Luli ka filluar të sekëlldiset nga ndërhyrjet e pajustifikueshme të atij që është presidenti i zgjedhur i Shqipërisë.

Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur në këtë fushatë duke u marrë me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Kjo është fushatë që PS do e bëjë deri në fund për shqiptarët e zakonshëm.  

Ata nuk bënë dot shtet deri para 44 muajsh, dhe lanë të kuptohet që ky shtet nuk bëhet, por ne provuam të kundërtëtën.

Imagjinoni ça thotë Luli që do t’i ushqej unë fëmijët tuaj falas, do me thënë prindërit mjafton të votojnë PD-në e Lulit e të mos shqetësohen për fëmijët se i ushqen ai,” vijoi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje