Kandidati i LSI-së reagon pas padisë së ministrit të Drejtësisë: Më 26 qershor do ikësh më turp…

17 Qershor 2017, 18:41Politika TEMA

Kandidati për deputet i LSI-së, në qarkun Shkodër, Dritan Ylli, ka reaguar pas kallëzimit penal të ministrit teknik të Drejtësisë, Bardhi, ndaj tij, deputetit të LSI-së Agron Çela dhe kordinatorit të LSI-së në Malësinë e Madhe.

Ylli e cilëson Bardhin të paditur, gënjeshtar dhe shpifës dhe se do përgjigjet për shkelje të ligjit, pasi gjithçka thuhet në adresë të kandidatëve të LSI-së në Shkodër është sajesë e spekulim.

Nje sqarim per ministrin Bardhi, te paditur per shkelje te ligjit !

Genjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit te Drejtesise, s’mund te fshehin gjendjen katastrofike te PD ne Shkoder, te krijuar nga perjashtimi i figurave kryesore te saj !

Gjithshka thuhet ne adrese te kandidateve te LSI ne qarkun Shkoder, eshte vetem nje sajese e turpshme dhe nje spekullim, pas te cilave kerkon te fshihet ministri i paditur per shkelje te ligjit.

Ministri i Drejtesise do te jape llogari per te gjithe shkarkimet e paligjshme qe po ben, per te cilat duhet te paraqitet te jape shpjegime ne Prokurori !

Me 26 Qershor ai do te ike me turp nga puna dhe te gjithe te pushuarit padrejtesisht nga ai, do te rikthehen ne vendet e punes.

LSI nuk e ndal nga askush vrullin e saj drejt forces se pare, te dielen e ardhshme dhe nuk bie pre e presioneve apo shantazheve mashtruese te asnje tekniku apo politekniku, kudo qofte ai“, shprehet Ylli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje