Pesë persona janë arrestuar në Florida, SHBA, pasi të armatosur tentuan të grabisnin një shtëpi.
Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë, tregojnë grabitësit, teksa hyjnë dhe kërcënojnë me armë të zotin e shtëpisë, por situate ka marrë tjetër rrjedhë kur ky i fundit ka nisur t’i ndjekë me një thikë “machete” në dorë.
Katër prej grabitësve arritën të largoheshin, por pronari i shtëpisë ka arritur të ndalojë dhe ç’armatosë njërin prej tyre, të cilin e ka mbajtur derisa ka mbërritur policia.