Kandidati i LSI-së i fut zarfin në xhep militantit, Tahiri publikon videon: Shih e shkruaj, çdo fjalë është e tepërt

19 Qershor 2017, 15:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Saimir Tahiri, ka reaguar pas video-skandalit të publikuar në media, ku kandidati i LSI-së Viktor Tushaj i fuste një zarf në xhep simpatizantit të kësaj partie Gjovalin Gjini.

“Shih e shkruaj thote populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…” shkruan  Tahiri ndërsa publikon pamjet.

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e militantit të LSI-së, teksa ai po zbriste shkallët,  kandidati i  Lezhës, i futi një zarf në xhep të plagosurit, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment.

 

8 komente në “Kandidati i LSI-së i fut zarfin në xhep militantit, Tahiri publikon videon: Shih e shkruaj, çdo fjalë është e tepërt”

  1. dada says:

    Si shperblim te vete plagosje dhe hedhjes si dhune nga PS. vravo LSI

  2. nora says:

    O zot , po si i lejon policia keto gjera. Kapeni dhe arrestojeni kete kandidatin e LSI o polici e shtetit. Meta ka aq flori te vjedhur sa te bleje gjithe Ballkanin , jo shqiptaret.

  3. Albamich says:

    Kete jave kjo vidio te jete spoti publicitar i PS
    ZARFI ZARFI ZARFI
    ??????????????

  4. boom says:

    Nqs fjalet do te ishin te teperta atehere ju socialistet nuk do te kishit zgjedhur si president kryehajdutin. Zarfi i Ilir Metes eshte shume me i madh. 800 mije Euro.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  5. Aleko says:

    Ky Ilir meta dhe partia etij ka marre fund..Blerja e njerzeve eshte e vetmja politik qe ata bejne per te ardhur ne pushtet .Turp!..

  6. Loni says:

    Al al alh hAllah, turp kush i voton

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Investigim I menjehershem I prokurorise.. Turp..

  8. Arber Iliri says:

    Turp e faqe e zeze, LSI vazhduese e politikes se vjeter te blerjes se votave.Meta nje pengese si President ne te ardhmen.Nuk e meritonte kete post me cfare po tregon.Uroj shuarjen e ketyre partive shushunja qe duan pushtet me bo pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje