Reagon Policia e Durrësit: E vërteta e konfliktit jashtë qendrës së votimit, s'ka motiv politik...!

25 Qershor 2017, 19:35Politika TEMA

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se janë konfliktuar simpatizantët e dy subjekteve politike.

Sipas burimeve zyrtare, në lagjen Nr.17/1, të qytetit bregdetar dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Xh.M. 26 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron që konflikti nuk ka ndodhur për motive politike, por si rezultat i një konflikti të mëparshëm në shtetin italian midis autorit dhe të dëmtuarit (për arsye punësimi).

Sakaq, është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje