Ervin Bushati: Basha 2 herë mat, humbi në "çerdhen" e tij

26 Qershor 2017, 14:32Politika TEMA
Ervin Bushati: Basha 2 herë mat, humbi në "çerdhen" e

Kandidati i PS-së për deputet në Tiranë, Ervin Bushati ka deklaruar se kreu i PD-së Lulzim Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit e njohur si bastion historik i PD.

Më anë të një postimi në facebbok Bushati publikon edhe procesverbalin nga numërimi i qëndrës Qendrës së Votimit 1929 ku dhe ka votuar Kreu i PD lulzim Basha.

Gjithashtu Bushati shkruan se Luli humbi në “çerdhen” e tij me 212 vota për PS & 151 vota për PD.

Zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2013 në këtë qendër votimi PD kryesonte me 222 vota kundrejt 198 votave që morri PS.

Ndërkohë që nga numërimi i votave të kësaj qendre për zgjedhjet e që u zhvilluan dje, ka rezultuar se Lulzim Bashën nuk e kanë votuar as fqinjët dhe të afërmit e vet.

Kjo pasi PS aktualisht në këtë qendër votimi ka marrë 212 vota, ndërsa PD 151 vota, pra duke siguruar një avantazh me 61 vota më shumë.

Në total duke marrë parasysh edhe diferencën e zgjedhjeve të shkuar, atëherë rezulton se në qendrën ku votoi vet Basha, PD ka pësuar një rënie me 85 vota.

Postimi i Bushatit:

2 HERË MAT…BASHA ✌? ?
Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)!!!
Këtu votoi DJE — kryetari i SOTËM(?) i Partisë Demokratike të Shqipërisë!
#ShqiperiaqeDuam

1 komente në “Ervin Bushati: Basha 2 herë mat, humbi në “çerdhen” e tij”

  1. Alban Dega says:

    ERVIN MOS NA TURPERO PARTINE !

    PD nuk eshte + 61 por -61… ndreqe gabimin se here tjeter do votojme kunder teje … Jo kunder Shqiperise qe duam…. miqesisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje