KQZ "ultimatum" komisionerëve: Vijoni procesin e numërimit, nëse refuzoni për të vijuar do shkarkoheni

26 Qershor 2017, 14:10Politika TEMA

Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.

KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit.

Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda  ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre.

Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit,” tha Hoxhaj.

1 komente në “KQZ “ultimatum” komisionerëve: Vijoni procesin e numërimit, nëse refuzoni për të vijuar do shkarkoheni”

  1. un, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato says:

    bravo!!!
    se na e ben legjend keta me kete numerimin. nje kope me njerez nuk nunerojne dot njeqinmij vota. u dashkan dy dite. po sikur te ishin nje mij lekshe, sa do kishin arritur te numeronin deri tani.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje