Kukan flet mbi përfshirjen e Metës në zgjedhje: Në vende të tjera presidenti nuk është anëtar partie

26 Qershor 2017, 15:32Politika TEMA

Europarlamentari, Eduard Kukan, ka komentuar përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën zgjedhore.

I pyetur nëse kjo qasje e cënon detyrën e tij të ardhshme, Kukan tha se në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar i ndonjë partie sepse duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në këto zgjedhje ka pasur akuza të forta për blerje votash që sipas raportit dhe deklaratës suaj, kanë cënuar besimin në zgjedhje. Këto deklarata janë bërë kryesisht nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta që është njëkohësisht dhe Presidenti i zgjedhur. Sipas mendimit tuaj, ky angazhim i fortë i Presidentit të ardhshëm Meta e cënon detyrën e tij të ardhshme?

“Më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje po apo jo ndaj kësaj pyetje.

Kolegët tanë kanë informacion më të saktë përsa i përket akuzave të blerjes së votave apo çfarëdo lloj akuze tjetër.

E vërteta ëhstë që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese.

Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe  detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit.

Prandaj përgjigjen mund ta gjeni, uluni dhe mendojeni deklaratën që ju thashë dhe gjejeni përgjigjen aty,”

6 komente në “Kukan flet mbi përfshirjen e Metës në zgjedhje: Në vende të tjera presidenti nuk është anëtar partie”

  1. L leshi says:

    Ke te drejte mor zoteri por mercenari Meta dhe gruaja kriminele q3 ka ai nuk mund te qendrojne pa lehur…rrace qensh me pak fjale…

  2. jona says:

    Perfekt pergjigja, e ka thene qarte mqs eshte zgjedhur nga kushtetuta nuk ka pike vlere sepse nuk eshte president i zgjedhur nga populli dhe mqs permend kushtetuten ky e shkeli duke bere fushate nje anesore dhe jo unifikimi nacional. Pra erdhi koha te te mbyllin deren e presidences akoma pa e kaluar mire kemben. Bere mire qe nxorre dhembet perpara …njekohosisht tregove shkallen e zgjuarsise qe megjithese diabolike, re vete ne kurthin qe doje ti ngrije te tjereve bashke me zonjen macbeth. ..ciao ciao “Mr president “

  3. Xen deledashi says:

    ashtu si u zgjodh, ashtu edhe do ta shporrin pa marre celsat e zyres akoma.

    Pandeli Majko per President !!!

  4. Besniku says:

    Presidenti I vetem qe na perfaqsuar ne shqiptaret, ne keto 27 vite te veshtira, ka qene Alfred Moisiu.
    Patriot qe mbi te gjitha vuri interesin e Atdheut.
    Po sikur emri I Presidentit te propozohet nga populli?!

  5. shqip says:

    E holle shume po ta mendosh . Ja skenari . Dosja Meta e kopsitur nga shba dhe miratuar nga be , beri qe levizja e gureve nga Rama – Basha , ta nxjerrin bllof Liken e Lesh e Lise . E keni menduar qe ky , perveçse president nuk hyn ne kuvendin e ri as si deputet . Nuk eshte ne listat e partise . Keshtu qe nuk figuron si kantidat ne kqz . Mundesia e nje kompromisi ps+pd+pdiu , mund te mos e dekretojne per president . Kjo shpjegon edhe lajthitjen e tij Duke levizur me eskorte , e Duke bere thirrje lufte . Duket se viktina e ndjen rrezikun para se ta sulmojne . Jane instikte natyrore qe e bejne te gjeje shpetim diku . Duket se se shpejti Ismailaj i Dia-s, dhe Bami i Tomes , do behen me shoke kaushi !!!!!!! Ah per shtese . E gjitha eshte bere me ok e Sali vicidolit .

  6. Asus says:

    Po cfare presidenti eshte ky hajdut? Si mund te behet I te tereve kur sot ka nxjerr mut nga goja? Hiqeni! Trendi shqiptar nuk e pranon nje te tille. Bota habitet, populli tallet me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje