Humbja drastike e demokratëve, ruajtën vetëm 3 nga 15 bashkitë që morën në 2015

29 Qershor 2017, 11:45Politika TEMA

Humbja e Partisë Demokratike nuk ka ardhur vetëm në zonat ku demokratët dolën të mundur në zgjedhjet lokale të 2015, por edhe në ato pak bashki që fituan.

Nga një vëzhgim që Panorama i ka bërë rezultateve të 2015 dhe 2017 rezulton se PD ka arritur të ruajë vetëm 3 bashki nga 15 që fitoj gjithsej 2 vjet më parë.

Konkretisht në Devoll në 2015 fitoi përballë PS-LSI me 500 vota më shumë.

Ndërsa në 2017 PD fitoi përballë PS-së me 2600 vota më shumë, ndërsa edhe pse LSI mori 1.500 vota, prapë diferenca mbetet +1.100 vota.

Në Tropojë në 2015 PD fitoi përballë PS-LSI me 800 vota më shumë. Ndërsa në 2017 PD fitoi përballë PS-së me 2900 vota më shumë, ndërsa edhe pse LSI mori 700 vota, prapë diferenca mbetet +2.200 vota.

Në Kamëz në 2015 PD fitoi përballë PS-LSI me 2.700 vota më shumë. Ndërsa në 2017 PD fitoi përballë PS-së me 6000 vota më shumë, ndërsa edhe pse LSI mori 5.200 vota, prapë diferenca mbetet +800 vota.

Bashkia KLOS

Në 2015: PD fituese me +1.100 vota

Në 2017: PD humbëse me -600 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -2.300)

Bashkia MAT

Në 2015: PD fituese me +190 vota

Në 2017: PD humbëse me -2.000 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -4400.

Bashkia MALLAKASTER

Në 2015: PD fituese me +1.700 vota

Në 2017: PD humbëse me -2.800 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -5.300)

Bashkia DROPULL

Në 2015: PD fituese me +600 vota

Në 2017: PD humbëse me -500 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -3.300)

Bashkia PERMET

Në 2015: PD fituese me +1.600 vota

Në 2017: PD humbëse me -1.800 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -3.200)

Bashkia DEVOLL

Në 2015: PD fituese me +500 vota

Në 2017: PD fituese me +2.600 vota (duke zbritur votat që ka marrë LSI mbetet +1.100)

Bashkia POGRADEC

Në 2015: PD fituese me +1.600 vota

Në 2017: PD humbëse me -5.500 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -11.700)

Bashkia KUKES

Në 2015: PD fituese me +3.100 vota

Në 2017: PD humbëse me -2.100 vota (bashke me votat e LSI -3.900)

Bashkia TROPOJE

Në 2015: PD fituese me +800 vota

Në 2017: PD fituese me +2.900 vota (duke zbritur votat e LSI mbetet +2.200)

Bashkia LEZHE

Në 2015: PD fituese me +4.200 vota

Në 2017: PD humbëse me -1.700 vota (bashkë me votat që ka marrë LSI -8.000)

Bashkia SHKODER

Në 2015: PD fituese me +10.500 vota

Në 2017: PD fituese me +5.400 vota (duke zbritur votat e LSI-PSD diferenca -11.000)

Bashkia Vau i DEJES

Në 2015: PD fituese me +1.950 vota

Në 2017: PD fituese me +3.100 vota (duke zbritur votat e LSI-PSD diferenca -2.000)

Bashkia KAMEZ

Në 2015: PD fituese me +2.700 vota

Në 2017: PD fituese me +6.000 vota (duke zbritur votat e LSI diferenca +800)

Bashkia VORE

Në 2015: PD fituese me +260 vota

Në 2017: PD fituese me +460 vota (duke zbritur votat e LSI diferenca -4.100)

Bashkia SELENIKE

Në 2015: PD fituese me +1.000 vota

Në 2017: PD humbëse me -4.300 vota (bashkë me votat e LSI -5.400)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje