Genc Pollo komenton “Hemoragjinë në PD”: Nuk e kisha imagjinuar këtë humbje, shkuam në çadër por...

30 Qershor 2017, 21:19Politika TEMA

Prej disa ditësh në selinë qendrore të PD nuk ka qetësi. Kreu i partisë po sulmohet pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.

Anëtarë të PD-së, pjesë apo jo e listave të qershorit, kanë kërkuar largimin e kreut të PD-së nga kreu i partisë, dhe zgjedhjen e tyre në krye të kësaj force politike.

Deputeti demokrat Genc Pollo, një prej emrave që ka kandiduar më parë për kreun e PD-së, ka komentuar situatën në selinë blu.

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, deputeti demokrat thotë se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.

“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim”, u shpreh Pollo.

Ai tha se edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës.
Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat.

7 komente në “Genc Pollo komenton “Hemoragjinë në PD”: Nuk e kisha imagjinuar këtë humbje, shkuam në çadër por…”

  1. ABC says:

    Ksaj i thone tamam lote krokodili.

  2. haki jaupi says:

    ju kaq keni fituar tere jete apo sei vidhnit votat ,hajduter

  3. Kujtimi says:

    Shkoni ne Cader atje Luli fshiet dhe nuk e shkarkoni dot

  4. Fieri says:

    Po pse mor te uruar!? Ju kishit dhe profesorin e formulave dhe parashikimeve , Kastriot Islamin . Si nuk e parashikuate rezultatin ? Apo dhe Kastrioti meqenese nuk ishte ne liste ,u kthye perseri ne socialist i thekur ?

  5. Topi says:

    Hyte ne politike me borxhe dhe u bete milionera me llogari bancare ne bote dhe une demokrat i thjeshte duhet te votoj juve morat e shoqerise.i suleni lulit se u hoqi parane ptuuuuu felliqesira.

  6. Ndue says:

    Nuk keni si te imagjinoni sepse jeni mbyllur te gjithe ne “kullen e fildishte” dhe nuk dini hallet e popullit.

  7. Fatosi-kosove says:

    Qudi genc polla se si nuk e prisje kete rezultat,por ama sidoqoft me qetesi e dashuri merreni si ju ashtu edhe PD,dhe nje keshille kam per ty genc polla,mos gabo te kandidosh prap per kryetar te PD-s se mund te te ndodhe si ne vitet 90-ta kur ta prishen ftyren dhe ta rrembyen familjen qe te terhiqeshe nga kandidimi,por prap ka edhe me keq se rasti yt,pasi Sokol Olldashi qe ishte kandidat sot nuk jeton me,pra shif se çfar beri luli per tu ba kryetar i krimit dhe shif se çfar i abni partise per te qene kryetar i krimit,pra ke mendet z.polla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje