Cristiano Ronaldo do t’i mbetet besnik Real Madridit.
Sipas të përditshmes sportive katalanase, “Mundo Deportivo”, ylli portugez ka ndërruar mendjen dhe tani dëshiron të mbetet në Real Madrid.
Ne media javet e fundit eshte folur se Ronaldo, ka njoftuar presidentin e klubit, Florentino Perezin se nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
Së fundmi spekulohej se Ronaldo kishte vendosur të largohej nga Spanja dhe të gjejë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell Express.
Pas këtij lajmi ishte përfolur se Ronaldo ka ofertë nga Manchester United dhe PSG. Por, si duket e ardhmja e Ronaldo do të jetë në Madrid edhe për një kohë të gjatë.