Humbësi, fituesi dhe mashtruesi

4 Korrik 2017, 18:24Politika TEMA

Nga Anri Bala

Kam ditë që nuk më zë gjumi dhe rri e flas me vehte: Kush jam, humbësi, fituesi apo… mashtruesi i mashtruar?! Nuk e prisja që të “humbisja” identitetin tim dhe të mos e di se kush jam. Nuk e kam fjalën për identitetin fizik, por atë politik. Tanimë ndihem më i reharuar, që zgjedhjet përfunduan dhe fitorja e deklaruar nga arbitrat e ndeshjes, shkoi për forcën që u jep më tepër garanci shqiptarëve, se ka këllqe të bëj shtet.

Për mua, këto zgjedhje, ishin si një garë mes hamshorësh dhe pelash të ngordhura dhe isha i sigurtë për atë që do të ndodhte. Mirëpo nuk qenka e thënë që të gëzoj për fitoren. Në vendin tim që është vendi i çudirave, as nuk mund të çuditesh pse edhe humbësi është “fitues”… me fitore të vjedhur.

Ndaj tani nuk më ka mbetur gjë tjetër me gjithë këto që dëgjoj dhe pyes veten herë pas here: A kam fituar apo kam humbur?!

“Fituesit e humbur” ma kanë dhënë përgjigjen: Kemi fituar ne, sepse ti na e ke vjedhur fitoren. Por edhe kemi humbur jo se nuk na duan por nga krimi, droga, paratë e pista dhe hajdutëria e qeverisë tuaj, ndaj nuk ndjehemi humbës.

Sa herë që i dëgjoj pickoi veten time për t’u zgjuar. Nuk e kuptoi për cilën qeveri bëhet fjalë, për atë që dikur ishte në pozitë dhe droga, krimi, vjedhja dhe grabitjet ishin ulur këmbë kryq në mes të shtetit dhe i humbi zgjedhjet në mënyrën më skandaloze duke gjetur fajtore opozitën “hajdute”? Apo për këtë gjysmëqeveri që mori përsipër të na ruante nga “hajdutët” e votave dhe u betua se as që bëhej fjalë për shitje, blerje, vjedhje dhe tjetërsim rezultati, deri sa ajo ishte aty ku deshi të ishte, apo për një qeveri imagjinare që ekziston vetëm në mendjen e atyre që janë tmerruar nga ora e llogaridhënies? Apo konellapsit, flasin se duhet folur, sepse nuk mund të rrinë të heshtur, kur kanë profesion lehjen.

Mirëpo e thëna me të bërën janë larg, nëse është e vërtetë që fitoren i’u a vjedhin edhe kur kanë gjithçka edhe kur kanë gjysmën atëherë lind pyetja: Kur do fitojnë?! E nëse në një të ardhme të largët fitojnë, fitorja nuk vlen për atë, që nuk mund të ruajnë trofet e luftës, ndaj nuk kanë pse lehin kaq shumë, se gjoja i’u kanë marrë diçka që nuk i’u ka hije.

Le të lehin se ajo është puna e langonjëve. Si çdo i dëshpëruar edhe “viktimave” u lind e drejta që të gënjejnë, mashtrojnë dhe mbrojnë veten e tyre. U lind e drejta të hedhin në tavolinë çdo kartë që kanë, që nga presidenti në ikje, deri tek presidenti në pritje, që nga fitorja e vjedhur, deri tek hajdutët që nuk vodhën, që nga faj pa fajtor deri tek fajtori i vetëm me fajin sa një mal mbi kurriz.

Por për të qetësuar dhe bindur veten se kush ka fituar, po i’u drejtohem edhe njëherë këtyre “humbësave fitimtar”: Kur i’u kanë vjedhur fitoren, përse keni hapur gjyq për “humbësin” që nuk ekziston?!

Përse gjykohet i vjedhuri dhe nuk gjykohet hajduti?! Apo hajdutët dhe hajdutëria kanë bashkëjetuar prej vitesh me ju dhe tani thirrja “kapeni hajdutin po e pat”, është slogan për çdo hajdut të “ndershëm”?!

Përse nuk pranoni që keni humbur turpërisht dhe mos u mundoni t’i nxini më faqen vendit me katranin tuaj që sterros gjithçka, me disa frymor të pështirë mediatik, ku e bardha shikohet e zezë dhe e zeza ndrit si flori?! Lereni të shkretin “kryetar të fajit” të bëjë mëkatin e fundit, të rizgjidhet “kryetari i humbjeve”, sepse si mashtrues që jeni, asnjë nga ju nuk të ngjallë besimin e fitores!

Ju e dini mirë që jeni humbësa të dhjerë, por të kënaqur, se në fund po realizoni ëndrrën tuaj: Të çoni në gijotinë dikë si fajtor dhe ju të krekoseni si të pafajshëm, për t’u pastruar nga mëkatet tuaja, para atyre që i mashtruat për çdo gjë dhe në çdo vend.

Ju nuk keni aspak ndërmend që të kurorëzoheni fajtor humbësa, ashtu siç jeni, por mos e mendoni se mund të shiteni si viktima. Në fund të fundit, do u ngelet medalja që keni vite që i’a keni varë vetes në qafë, ajo e mashtruesit. Ndaj unë i’u sfidoj: Kemi fituar pastër!

8 komente në “Humbësi, fituesi dhe mashtruesi”

  1. @ says:

    @ Anri i Balajve
    Bej nje kerkese per leje, tani qe fitove..
    Kthjellohu pak, ne ndonje resort turistik.. Per kete mandat ke marre flete lavderimi..
    Per te ardhmen, studjo drejtshkrimin e shqipes, se do permiresosh cilesine e shkrimeve..

    1. votren(prifti spanjoll) says:

      @,me sa kuptohesh ,je njeri nga ata qe ka te varur ne qafe ate me medaljen.

    2. joel shkodra says:

      Sa per drejtshkrimin e shqipes ia kam vene ne dukje ne çdo shkrim te tijin. Ka bere disa permiresime, por ka nevoje akoma. Duhet ta mesoje shqipen siç mesohet nje gjuhe e huaj, me rregullat perkatese.

  2. @ says:

    @ Anri i Balajve
    Bej nje kerkese per leje, tani qe fitove…
    Kthjellohu pak, ne ndonje resort turistik.. Per kete mandat ke marre flete lavderimi…
    Per te ardhmen, studjo drejtshkrimin e shqipes, se do permiresosh cilesine e shkrimeve…

  3. XheJ eN Bi says:

    Kur lexova titullin mu kujtua filmi “I miri, I keqi dhe I shemtuari “.
    Filmi kishte te personazhe.
    Edhe per shkrimin kujtoja se do kishte te personazhe dmth.tre politikanet.
    Meqenese shkrimi ka vetem nje personazh, uneven do t’I ve epitetet e titullit
    qe ju perket tre politikaneve.
    Humbesi = Lylzim Basha,
    Fituesi = Edi Rama dhe
    Mashtruesi=Ilir Meta .

  4. Vajmedet says:

    Paska dale edhe ham ham Balua per te marre kocken e premtuar nga Rama.

  5. Guri says:

    Z. Bala! Nuk me thoni, ne cilen rregull te drejtshkrimit e keni gjetur ju, dhe shume te tjere, “i’u”. Apostrofi vendoset kur zevendeson nje shkronje, ose nje fjale. Po ketu çfare zevendeson? Psh. T’i, per te mos e ngaterruar me peremrin Ti dhe zevendeson nje e, pasi vjen nga “te i” etj. Shkruani shqip o burrat e dheut se e keni djallosur fare gjuhen qe na kane lene te paret.

  6. MirelaKumbaro says:

    Fillo te thithesh mall nga hundet Balo Anrija se me tymosje skuptoke gje se kush ka fituar/humbur/mashtruar. Ke kohe qe dyqanin e pantallonave e ke mbrapa dhe e le hapur. Po kjo smjafton per tu pranuar ne haremin rilindar. Duhet edhe mbushesh hundet rregullisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje