DOSSIER/ Ramiz Alia: Te lejohet te shfaqet drama qe i kanë pezulluar Dritëro Agollit

12 Korrik 2017, 09:08Dossier TEMA
DOSSIER/ Ramiz Alia: Te lejohet te shfaqet drama qe i kanë pezulluar

Ekskluzive: Libri i Kaloçit publikon dokumentin arkivor të vitit 1976, ku Ramiz Alia urdhëron që të lejohet shafqja e dramës “Mosha e Bardhë” e Agollit që ishte pezulluar nga sekretari i parë i Korçës, Llambi Ziçishti

Nga Dashnor Kaloçi

Edhe pse ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, deputet i Kuvendit Popullor, anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH-së, dhe një nga shkrimtarët më të famshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë ku ishin përkthyer disa vepra të tij, partia “nuk bënte lëshime”, dhe nuk toleronte të shkelje vijë e saj?! Kështu ka ndodhur me Dritëro Agollin, (i njohur ndryshe dhe i konsideruar si partiarku i letrave shqipe) në vitin 1976, gjë e cila bëhet e ditur edhe nga ky dokumenti që po publikojmë në këtë pjesëtë librit. Ai është një shkresë zyrtare që mban datën 14 prill 1976, ku instruktori i aparatit të Komitetit Qëndror, Ismail Hoxha, informon eprorin e tij direct, Ramiz Alia, lidhur me një problem “që u ka dalë me shokët e Teatrit të Korçës’, të cilët nuk janë të qartë sepse është pezulluar pjesa “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit?! Gjë e cila sipas tij, ishte pezulluar nga sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Korçës, Mihallaq Ziçishti?! Dhe mbi atë dokumet (shiko faksimilen përkatëse) që është firmosur edhe nga Jakup Mato, (asokohe shefi kryesor për Letërsinë dhe Artet në aparatin e Komitetit Qëndror), Ramiz Alia ka vënë shënimin e tij, ku duket se ka qenë mjaft dashamirës me Agollin. Gjë e cila rrallë duket në dokumente të tjera arkivore me autorë të tjerë me problem të kësaj natyre, pra për vepra të ndaluara apo të pezulluara?! Ndoshta kjo, pasi në vendimin e “shokëve të Korçës”, ai ka parë një nonsens?! Gjë e cila duket edhe në shënimin e tij: “Pjesa e Agollit, nëse vlen

për Korçën, vlen dhe për githë Shqipërinë”. Dokumenti publikohet i plotë ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qëndror të Shtetit.

Letra e Ismal Hoxhës për Ramiz Alinë

Shoku Ramiz

Jam informuar për pjesën “Mosha e Bardhë”

që ka vënë në skenë teatri “Çajupi”,

por që nga shokët e Korçës ky spektakël

nuk lejohet të çfaqet përveçse në Korçë

dhe diku aty afër.

Siç na kanë thënë, çështja qëndron kështu:

Kur u shfaq në fillim kjo pjesë, shoku

Mihallaq Ziçishti ka qenë dakord,

Por më vonë ka ndëruar mendim.

Ai ka dhënë porosi që pjesa të mos

çfaqet jashtë rrethit, me pretekstin se

Ka në të gjëra që duhen të korigjohen

Po ç’korigjime duhet të bëhen ende mbi

veprën, këtë kolektivi i teatrit nuk

e ka të qartë. Ata kanë kërkuar të sqarohen,

por nuk po sqarohen. Kësisoj është

krijuar një situatë pakënaqësie.

Shokët e sektorit të teatrit në Ministri

e kanë parë këtë spektakël dhe mos shfaqjen

e tij jashtë rrethit të Korçës e konsiderojnë

jo të drejtë. Por edhe këta janë mjaftuar me kaq.

mendoj t’i themi Ministrisë të sqarohen

me shokët e rrethit, në mënyrë që të

mos bllokohet vepra.

Ismaili

…………………………………………………………………………………………………………….

Shënimi i Ramiz Alisë

Shokët e Ministrisë duhet të na thonë

në rast se pjesa nuk vlen, nuk vlen as

për në Korçë, o pjesa është e mirë

dhe ahere vlen për në Korçë dhe për

gjithë Shqipërinë.

1 komente në “DOSSIER/ Ramiz Alia: Te lejohet te shfaqet drama qe i kanë pezulluar Dritëro Agollit”

  1. Lugati says:

    ore doni me e bo te persekutum ket pleren qe vdiq…avash se po e boni antikomunist mo keq se ismail kardareja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje