“Njeriu” i Bashës, thirrje Berishës: Kthehu të shpëtosh PD-në, mos na lër në mëshirën e Kunatit dhe Ballës. Basha pastaj do kthehet me lot në sy

12 Korrik 2017, 09:48Politika TEMA

Ai ka qenë për një kohë të gjatë, një nga zërat publikë që mbështeste çdo veprim të Lulzim Bashës.

Por, tashmë Agron Gjekmarkaj është kthyer në një nga zërat më kritikë kundër Bashës.

Sot ai ka kërkuar kthimin e Berishës në krye të PD-së, në mënyrë që kjo e fundit, sipas tij, të mos vdesë nën drejtimin e Bashës.

Sali Berisha për 13 vjet e mbajti PD-në në pushtet dhe për 10 vjet të tjera u soll si shtet më vete pa e negociuar kurrë pozicionin e vet diktues. I bëri shumë të mira madhore Shqipërisë, sigurisht edhe dëme nga ato që nuk dalin dot kujtese sa do që t’i shtysh. Më i fundit po fillojmë të dyshojmë se është  dhurimi i trashigimisë L. Bashës. Ai i thau të gjitha bimët përreth “lules” sa të shkëlqente veç ajo, si “manushaqja” e Naim Frashërit.

Kësaj radhe PD-ja e Bashës ka shënuar risi të plotë. Ajo, në asgjë nuk përputhet me historinë e vet tradicionale, madje as me veset, ndonëse s’kemi të bëjmë as me inovacion apo modernizim,  por thjesht me ndërrim letrash në hipotekë, si për të përvetësuar një pronë. Listat për të cilat u tha se dhanë kontribut, veë Bashës edhe persona të familjes, biznesmenë etj. (kjo mbetet ende për t’u vërtetuar), fushata romantike ndaj Ramës e, mbi të gjitha, menaxhimi i humbjes, shfaqen para nesh një Lulzim Bashë të panjohur më parë, një tjetër që na nuk dihet kë bën me faj, ne që nuk e njohëm, apo atë që aktroi kaq bukur duke alternuar zotin  Xhek dhe doktor Haidin.

Kjo nuk i përligj në hakërrim as një pjesë të grupit të  kundërshtarëve të Bashës, të cilët luajnë karta puritanësh, sepse atë ndjesi e kanë humbur që kur morën postet e para. Disa syresh s’kanë asnjë kredo morale për të ofruar pos vetes për ta fshehur. Sa mirë do të bënin.

Personalisht e kam mbështetur Bashën për një kohë të gjatë, pa hezitim e pendim përballë një Kryeministri e pushteti tejet arrogant e kërcënues, deri sa Basha bëri marrëveshje me Ramën, jo pse bëri marrëveshje, por për pjesën e saj të parrëfyer që e shndërroi në subjekt qyfyresh, për listat si triumf i banalitetit, për goditjet ad personam, për fushatën pa shpirt, pa tharm, pa ide racionale, për arrogancën e përditshme pas  katastrofës elektorale, për ligjërimin bosh e fyes në garën teatrale të këtyre ditëve, ngjarje këto, të cilat krijuan portretin e tij befasues e shqetësues. Një portret rrethuar me kukulla që mund të na bezdise, mund të na trishtojë, mund të na shkaktojë gaz,  por që nuk ngjall më mëshirë.

Të kritikosh sot Bashën nuk është majtizëm, siç shprehen disa personazhe mediatike të dorës së tretë, por një përpjekje plot kokëçarje për të mos e parë opozitën e këtij vendi të administruar nga Engjëll Agaçi apo Taulant Balla, se Rama e quan punë të kryer. Këtë trazim e kanë të gjithë ata që me kujtesën historike një lidhje e kanë”, shkruan ai për Panorama.

Në këtë pikë, Sali Berisha, i cili dukshëm do që të ketë një marrëdhënie me historinë, ka një detyrim. Ai me personalitetin e tij të fortë duhet t’ia marrë opozitën qeverisë dhe t’ia kthejë vendit, jo si kryetar, jo si i pavdekshëm, por si figurë karizmatike që mund ta bëjë këtë.

Berisha sot e kësaj dite i ka demokratët edhe ata 200 mijë që munguan në votime të mjaftueshëm për të bërë një opozitë të fortë dhe për t’u ringritur. Berisha mund të mbetet vetëm në sallë, por vetmia nuk e turpëron atë, aspak. Imagjinojeni atë të vetëm në Parlament dhe puthadorët e tij të deridjeshëm, duke e sulmuar në emër të koalicionit “Për Shqipërine Europiane”!?

Berisha thotë që është tërhequr. Kështu pat thënë edhe De Goli, por kur nevojat e Francës e thirrën, ai u kthye e mposhti egoizmin e tij. Berisha pat bërë thirrje për revolucion demokratik ndaj Ramës, por Basha i tij nuk e bëri kurrë.

Tani është koha që Berisha këtë revolucion demokratik ta bëjë në Partinë Demokratike për të shpëtuar pluralizmin dhe kthyer opozitën së djathtës e Shqipërisë njëkohshëm dhe menjëherë asaj një garë të vërtetë. Nëse një ditë Basha kthehet kokulur e me lot në sy si plangprishës të cilët i dalin pa vështirësi, pse jo, ta pranojë! Basha si vartës nuk duket keq.

Ky akt i mbramë shumë më tepër se ato që ia njohim Berishës si vlera do t’i kujtohej gjatë nga historia dhe historianët. Me kaq sa thamë, Sali Berisha nuk bëhet as më shenjtor e as më djall. Ai mbetet Sali Berisha me virtyte e cene, por gjithsesi një politikan me të cilin Edi Rama nuk luan dot, një politikan që mund të humbasë partinë dhe të fitojë mbështetësit e saj. Një politikan që di të bëjë opozitë si askush tjetër. Na mungon ky ekzotizëm. Ai ka punuar që të mbetet i vetëm, i pa krahasueshëm, dhe ia ka dalë. Ndaj sot i kërkohet të luajë atë rol që të tjerët afër skenës nuk kanë shpatulla ta mbajnë.

Nëse gjithçka luhet me dashjen e tij, atëherë thjesht kemi të bëjmë me një tepsi plot me mbeturina ….Kush të dojë le ta hajë. Hamleti thotë “diçka është kalbur në Danimarkë”, këtu mund ta përshtasnim gjithçka është kalbur. Të shpresosh nuk është mëkat. Come back (kthehu) Sali Berisha për të fundit herë, për pak kohë! Të presë mëshirën e Bashës apo të metaforës së Kunatit për herën tjetër nuk duhet të ketë qenë qëllimi i jetës së tij. Në këtë pikë duhet t’ia ketë zili Ibrahim Rugovës, i cili iku këso bote pa e parë krijesën e vet (LDK) të bastardhuar, forcë e tretë, të nëpërkëmbur nga “partizanët e rinj”!”, vijon ai.

29 komente në ““Njeriu” i Bashës, thirrje Berishës: Kthehu të shpëtosh PD-në, mos na lër në mëshirën e Kunatit dhe Ballës. Basha pastaj do kthehet me lot në sy”

  1. Peseneonshi says:

    Nuk lahet muti me shurre.

    1. Kujtimi says:

      Turp I math qe keta theresin Berishen qe te shpetoi PD
      Berisha eshte GOMAR nje kart e djegur
      Vetem fanatike e kerkoin
      Turp ne DITET e sotme te kerkoin Berishen
      100 vjet mbrapa
      Berisha ka shum hije qe e ndjekin

    2. shvejku says:

      Sa budalla qe eshte ky Gjekmarku!
      Po Berisha vete e coi ne shkaterrim PD-ne, se PD-ja nuk ka qene asnjehere parti politike,por bande kriminale!

  2. Abc says:

    C’è del marcio nel PD!
    Meqe po na parafrazon shprehjet italiane se vetem kaq di te besh ti.
    E gjithe PD eshte e kalbur se peshku qelbet nga koka dhe i ka dale era e nami me kohe.
    Vetem ca syleshe si ti nuk e kane kuptuar poi presin ende nga Sali Berisha si Hitleri perforcimet imagjinare kur ishte rrethuar Berlini. Berisha vetem karizmatik nuk eshte por karikature qe nuk ben as per te qeshur, por vetem per te qare.

  3. Kellira says:

    Nje katolik ne sherbim te islamikut Sali.
    A mund ti zesh bese ktij?!

  4. AMY says:

    le ta marr berisha PD-ne, se do jete humbesi me i madh per kete parti, ka ikur koha e plakut te keq berishe qe vec dem i ka bere ketij vendi dhe ketij populli !

  5. Ladi says:

    Keto jane thirrjet e uritura te piranjave, qe ti hapin rrugen peshkaqenit te vjeter…

  6. UNË says:

    Gjekmarkaj! Boll u qurravite!
    Pas 8 vitesh,PD do të vije në pushtet.
    Do ta rrezervojnë një post për ty.
    S’do ti harrojnë shërbimet.
    Si analist, s’të besojmë më!!!!!
    Ke thënë vetëm BROÇKULLA

    1. arbereshi says:

      Gjekmarkaj, vetem si fshatar je i vertete me vlera

  7. Adam says:

    Te kthehet Kryeplehra te mbledh Plehrat e githe Shqiperise e te bej te shohin Europjanet me kaq pisllek mund te na pranojne. PD eshte Haleja e Shqiperise

  8. shqip says:

    Teper guak . Me kujton ca kenge qe ja thurnin komandantit , kur ky i fundit bente ndonje vizite neper rrethe . ” Trim , sy shqiponje , filozof , gju me gju , e te tjera ” Dole ne genin tend o Gjeka i Markajve . S’rrini dot pa bajrak ju shpellaret . Po sigurisht qe Lyli nuk eshte si Saliu . Tropjani e ka me krisma ” revolucionin ” . Ky hollandezi s’ja thote nga te shtenat . Ti e thua tamam o Agron . Turmat vetem Saliun degjojne . Yxhym milet . Dhe ata i vene flaken kryeministrise . Normal , ty Gjekmarkaj kjo te shkon per shtat . Bie dardha ben dardhe . Po duhet te jesh komplet i mefshte qe nuk paske kuptuar gje . Luli apo Ruli , Noka apo Paloka , nuk hyn fare ne kete mesele . Populli ka nje hesap te pa pare me Saliun tend . Dhe Po ja jep borxhin e 26 viteve .

  9. j.k. says:

    njilloj si me thir Enverin te shpetoje Shqiperine. Lutjuni kthimit te te marit, t`ju marose te gjitheve.

  10. Koba says:

    Thjesht ky legen e ka per Hater Mbetje.Po te ishte futur ne Liste ,do ta kthente Gjuhen.E kam ndjekur ne TOP STORY.-Nje Legen Bythelepires..Po kerkon Sali Kriminelin te drejtoje PD.Po Ai mor CUB i Peshtire e pruri PD ne kete derexhe.Sali Gerdeci ,qysh ne fillimet e PD ,vrau demokracine ne PD .U be Autokrat per te zezen e Shqiperise.Ka shume Gjynahe mbi Kurriz dhe ky Herif e kerkon te marri serish Skeptrin ne PD.

    1. Luli Vocerr says:

      Luli Vocerr. Ne q ofte se do ta dish se kush eshte pergjegjesi kryesor ite gjithe tranzicionit te pa funnd te pa fund te Shqiperse dhe ishkaterimit te plurarizmiit dhe i diversitetit te mendimit brenda nje partie demokratike evropiane ai eshte ish sekretari i organizates te partise komuniste medogmatike te Evropes se Linjdjes Sali Berisha.Kjo eshte tra gjedia me e madhe qe i ka ndodhur Shqiperise mbas diktatures komuniste te Enver Hoxhes. Nuk kuptoj Z .Gjekemarkaj ju qe jeni dhe familje e presekutuar cfare ju lidh mekete parti qe vetem parti e djathte nuk eshte e vecanerisht lideri i ghithekahershem i saj nje nga ideatoret e ligjit komunist 7501(nje ligj shumme here me i keq se ai reformes agrare te E.Hoxhes qe nuk u zbatua).Z.Gjekemarkaj per prapesite e Bershes dhe klanin etij mund te mbush me disa faqe por nukdua te merem me keta shkaterrues fondamental dhe hajduttet e pare te tra nzicionit shqiptar dhe sa per dijeni dekani i hajduteve politikane eshte nje nga bajgat me te ndyra Genc Ruli. Z.Gjekemarkaj ju bej ne se jeni vertet nje ish i persekutuar dhe demokrat i vertet evropian reflekto dhe mos umer me keto plehra sepse per te ardhur ne krye te ketij vendi te lodhur ete percudnuar mos ibej apel Sali Bershes eCo.duhet ju e dmokrate idealiste temendoni seriozisht per te ardhmen e ketij vendi.Partite politike ne Shqiperi jane vetem banda hajdutesh dhe mesimet e para i kane mare nga Sali Berisha eCo.Prandaj ju jap nje keshille ne severtet ju dhimbset sado pak vatani opinionet dhe shkrimet tuaja duhet te godasin te ghithe krahet politke per ti demaskuar pa kompromis per keto gjema qe i kane sjelle ketij vendi.

  11. valentina says:

    More malok bythqire e paske kujtesen e paket po cfare sali karadzici thua more shkerdhate Edi rama nuk e ka rruajtur karin per sali karadzicin qe para 20 vitesh kur kopili i serbise kishte te gjitha pushtetet ne dore, dhe jo tash pas 20 vitesh a te kujtohet more malok i peshtire kur Edi rama dilte neper tirane me sepate ne dore me pretendimin se do priste pemet? e pra Edi Rama nuk dilte per te prere pemet por i linte te kuptonte kopilit te serbise se kam dale te pres kembet tuaja prej oktapodi,

  12. saliu says:

    Parrulla e Z. Gjekmarkaj per shqiptaret dhe per opoziten eshte “hani mut se ju zbut”. Kjo analize me kujton nostalgjiket e kohes se Enverit qe sa here ndodh dicka e rende si “gerdeci”(shperberja e PD) kerkojne te ngjallet Enveri.

  13. Aseni says:

    Keta Jane njerez pa vizion e pa te ardhme. Nuk e kuptojne se Berisha exhte e keqja e madhe per PD. Berisha zgjodhi Lulin. Teatri politik ka ndryshu dhe Berisha eshte vec nje germadhe ne kete mjedis te ri. Ky malok nuk mendon per ndryshime rrenjesore dhe afatgjate ne PD, po per ndonje kocke per vete. Dhe per tete vjet ti bien fyellit se nuk kane gje ne vije.

  14. Eni says:

    . HALELUJA!
    Gjekmarkaj, e kuptojë që s’fitohet me Bashën.?!
    Së shpejti do kuptojë wë nuk fitohet përsëri dhe me
    Berishën. I ka lënë treni????

  15. Patriroti SHBA says:

    GJekmarkaj, qe je servil dhe bythelepires e keni treguar me vepra. Mos i bej thirje Berishes te kethehet ne krye te PD, sepse esht paditur per qindra krime, civile e penale dhe shumica e shqiptareve e uren, esht person i deskredituar, Vettingu duhet te filloi me Berishen.
    NJe nga aresyet qe Basha humbi keq, esht mosshkeputja e tij nga Berisha, bente ci thoshte ai.
    Kndidatura e Eduart Selamit esht me e duhura, per ta ringritur PD sepse, Gezon respektin e demokrateve, ka pervojen e drejtimit, ka eksperience dhe mbeshtetje totale tek faktori nderkombetar, sidomos te SHBA,

  16. Life is game says:

    Margjek or Rufjan!
    Pse nuk mbeshtet, Selamin te Madh! Ne vitin e larget 94-95, ai ishte nje Lider par excellence. Kerkoi qe kerkoi Kryetari i Partise te merrte Pergjegjesine e KM.
    Sot kjo eshte norme. Berisha e shpalli heretik. Ai iku fshehurazi ne US. Ishte ne rrezik per Jeten!
    Une jam i majte besoj! Po e degjoj Selamin e persekutuar! Keto dite! Eshte Jesu Kristi I PD! SHQIPERIA PO LEVIZ! Zgjedhje e PD eshte Selami!
    Me vjen keq por me duhet te theme se Rama – Berisha jane nr zemren tende! Agron je vecse nje Reaksionar, si Gjithmon!

  17. Sheiku Like i skraparit says:

    Je bere per te qare hallin o Gjonmarkaj!Thame se do i therrisnit mendjes dhe do zbulonit shkaqet e verteta te humbjes se partise suaj,por me duket se i keni thene mendjes “ik pirdhu”! A nuk e kuptoni me te vertete se koha e te paparit,te mallkuarit te ketij vendi ka ikur dhe duhet te vihet ne dollapin e historise,pasi te perballet me drejtesine poer te gjitha krimet qe ka bere keto 27 vjet ne dem te ketij populli e ketij vendi? Vertete nuk e kuptoni se ai eshte kanceri qe e ka gerryer tere kete kohe jo vetem PD-ne por dhe vendin?Si ia lejoni vehtes te kerkoni te rikthehet prape ai,qe duhet ti humbase dhe vula e nishani,aq deme ka bere per gjithe keto vite dhe e mban peng vendin me eκzistencen fizike dhe politike te tij? A nuk e kuptoni se vetingu ka ate se pari objektiv mbi te gjitha te tjerat,se ai eshte qe ka ne dispozicion “kutine e zeze ‘ te atij palacos qe gjoja do organizoje zgjedhjet e pa-ndershme per kryetar,Jemin Gjanes? Gjithe shqiptaret,por dhe bota jashte e di se sali qoftelargu i mban peng gjykatat,prokuroret me harapash llallen ne krye,qofte me telefonatat dhe kercenimet e tij dhe qofte me frymen e tij destruktive qe eshte futur ne keto organe te degjeneruara? Bejini thirrje te beje nje deklarate para popullit,per te gjitha maskaralleqet e krimet qe ka bere dhe te vetedorezohet ne drejtesi perpara se ta therrasin apo ta marrin me force si dhe te tjeret si ai ne kroaci,slloveni e gjetke dhe lereni partine ose me mire strofken e gjarperit te spastrohet gradualisht duke hyre ne te gjak i ri e i paster.Lulush hollandezi,eshte vetem pasoja e tij,djali i tij shpirteror dhe ai e mbeshtet lulushin jo se ka pare enderr por se me te e lidhin shume zullume te bera bashke apo vec e vec dhe i trembet atij,sepse dhe hollandezi lul eshte si ai,i lig,i pabese,genjeshtar i lindur e profesionist( shiko c’thote per te ish kandidati i Beratit-Lefteri…),nuk ka din e iman dhe per te shpetuar veten,mund ta denoncoje ne cdo moment po erdhi puna tek bytha e tij.Sa per ate se qoftelargut i dhimbset partia ose banda e pardesyve te bardha,kjo eshte nje perralle per ta pare femijet e vegjel netet e dimrit,kur bie shi dhe behen gati per te fjetur gjume.Atij dhe jo vetem atij,por dhe ca frutave te tjera ne rreshtat e para te PD-se u dhimbset vetem paraja,pasurija e kariera e tyre dhe e thene me troc -vetem bytha e tyre dhe e femijeve dhe familjeve te tyre.Ata qe kishin vertet ideale ne PD u luftuan,u diskredituan(shiko Majlinden,Patozin,Selamin,Xhuzin),u qeruan (Zef Brozi,Shenasi Rama etj),u vrane(Olldashi) apo iken vete duke humbur shpresen se ajo parti muind te demokratizohej dhe te meritonte sado pak ate emer shpresedhenes qe i vune vetes-dekoratiko-lesh me qime cjapi dhe nuk gjenden me ne ate konglomerat vrasesish e spiunesh(shiko Noke debil-kriminelin,Strazimir leshin etj).Pra ai stan s’ka asnje shprese,duhet dhe eshte i destinuar te shperbehet ose te ngelet nje grup i vogel e i paster kriminelesh me imunitet si lulashi,berishovici e ndonje tjeter.Po nuk e keni kuptuar kete s’keni kuptuar,pavaresisht shkolles qe keni bere,ABC-ne e politikes.Populli nuk eshte peshk.Varferine eka duruar dhe e duron,do s’do,por krimet e filozofit dhe kriminelit Berisha nuk i harron dhe nuk do i harroje kurre dhe nuk do votoje kurre qe ai grup banditesh te vije ne pushtet sido qe te vijne punet.Dhe kur ka ardhur ne pushtet ai grup kriminelesh-na bashkoi tepsija e sales, ka ardhur,e di mire ti por dhe ne gjithashtu,duke hapur lojen e shitblerjes se votes dhe duke frikesuar,shantazhuar,paguar e gjithashtu edhe duke vrare njerez.Kurse ne keto zgjedhjet e fundit,megjithese moren gjysmen e qeverise dhe institucione qe kishin e nuk kishin te benin me zgjedhjet e kontrollonin gjithcka e bejne si puna e dhisae me delen.Dhija e mbante bishtin tere kohes lart dhe delja e varfer s’i thoshte gje.Nje here e ngriti bishtin delja dhe dhija i tha “uaaa,ta pashe…!Tani qe i doli gjumi lulashit dhe e la endrren e republikes se re ne mes,filloi te belbezoje e te akuzoje se i kane vjedhur zgtjedhjet!???C’te themi me teper per ju.Jeni bere per te meshiruar.Bishti i qenit-miku im-nuk drejtohet,vetem pritet.Keshtu dhe ju jeni bere bisht qeni dhe po mesoni keq dhe like floririn,kandidatin per president te leshelise,por jo te shqiperise, se dhe ai eshte bere si puna juaj,po e infekon vendin me pagesat e korrupsionin si puna e balenes blu,konkuron me padrinon tuaj.Por populli tani eshte zgjuar dhe nuk i ha qoftet tuaja te helmuara,preferon buke thate e dhalle.Ju bejme te fala…

  18. Haka Tekizoti says:

    Vini re një frazë të lezeçme të Gjekmarkajt: “…Luli si vartës nuk duket keq!!!” Ata që njohi Berishën dhe vartësin e tij, Bashën e dinë se marrëdhënia e thre është ajo e kryekriminelit me vartësin kriminel. Gjekmarkaj “për të mirën” (!) e PD-së e të keqen e Shqipërisë i bën thirrje kryekriminelit të zëvendësojë kriminelin që i besoi vendin e vetë. Arsyeja? Se krimineli nuk e bën edhe aq mirë rolin e kryekriminelit. Shihni pra çfarë mdnder intelektuali është Gjekmarkaj.

  19. xhemal says:

    germo o tare .germo .po qenin e ngordhur do gjesh .fashistet do munden sa here do tentojne te marrin pushtet filozofia e tyre eshte humbese shtypese shfrytezuese.barbare ziliqare shkaterrimtare .vrasese .ndarese .percarese .njerezit jane zgjuar dine te luftojne per Liri paqe dashuri Pune e mireqenie .e se te bashkuar mund ti perballojne me lehte sfidat e jetes

  20. Treviso says:

    Ky artull eshte humor politik i dites merkur. I bejne thirrje gomarit plak qe po jep shpirt te shpetoje partine…..

  21. tarasi says:

    Zoterinjte e pd , nuk e dine pse e ka Sali efendi serbi pd-ne ???? E ka si mburoje , per te mbuluar gjithe poshtersite , vjedhjet dhe gjithe veprimtarine keqberese te tij gjate gjith jetes qe nga formimi i saj deri tani kundrejt atdheut per te cilin ai bertiste kaq shume e donte . E ka pd-ne per tu mbrojtur nga rebeshi dhe stuhia e ashtuquajtur vetting , mbasi ti shpetoje veten por dhe familjen e tij famekeqe dhe tja arije qellimit, (po ia ariti) atehere do ta shikoni se cqe ,dhe c`eshte pd-ja per te . Ate fjalen e urte popullore zoterinjte e pd-se a e dini ???. Hodha lumin , te q—-a kalin , mbaeni mend , dhe mos e haroni kurre

  22. zi says:

    Te kthehet thote.
    Pse ku ish?
    Ju, si te thone se harova, gjak prere,gjak rjedhe,gjak ngrire, gjak mpire, sidoqofte dicka me gjok apo gjak ish.
    jo vetem kini rjedhur por edhe kini pjerdhur.
    Ngushellime.

  23. pronari says:

    Therrasin debilat duam baben. Se baba Sali hante me garuzhde dhe langaraqet pas tij me luge gjelle dhe epileptiket me luge kafeje.Ne cdo cep te botes egziston korrupsioni por keshtu si ketu nuk ka.Shko ne gjykate me dokumente origjinale per pronesine e sekuestruar nga regjimi i meparshem dhe pronen e fiton bujku pa letra fare.Shko ne vendin ku jepet vlera e truallit ne lek kerkon 20% ndryshe radha vjen shekullin tjeter.PO te ankohesh te denojne per shpifje.Kupola e PD nuk ka lidhje fare me realitetin. Keta ishin ose komuniste,ose spiune dhe ne teresi kusar sepse vinin nga hici dhe ne te semes do shkojne.Qe nga i pari i tyre i cili zbriti nga malet me valixhe druri dhe sot numuron miliarda.

  24. sulo Permeti says:

    Egzakt si Shqiperia e shume viteve me pare me haxhiqamilasit:-Dum baben ,dum baben……nje turp i papare per PD!

  25. lato says:

    PD i ngordhi gomari i antikomunizmit,prandaj e la Berisha,se nuk eshte nga ata qe ngarkon drute ne kurriz.Edhe Basha ja la ne mes te rruges.Populli qytetar nuk i duron dot maloket ,or Gjeke Marka Uku !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje