INTERVISTA/ Rrëfehet autori i fotografive nudo të Melanie Trump: Ja pse vendosa të jetoj në Libofshë me ish-Miss Albania

15 Korrik 2017, 10:38Kulturë TEMA
INTERVISTA/ Rrëfehet autori i fotografive nudo të Melanie Trump: Ja

Një artist pagan që ka ngjizur fëmijën për pashkë dhe pret të bëhet baba i një djali për Krishtlindje, nga lidhja me “Miss Albania 2007”, Egla Harxhin.

Fjala është për fotografin me famë botërore të nudove të Melania Trump dhe modeles suedeze, Emma Erikson, Ale de Basseville, i cili do të sjellë trashëgimtarin e parë në jetë me një vajzë të bukur dhe me shpirt të lirë nga Shqipëria.

Për fëmijën pa martesë, modelin e familjes ndryshe që po krijojnë dhe vendimin për të lënë Parisin e për të jetuar në Libofshë të Fierit, rrëfehen për “Panorama” për herë të parë si partnerë, Egla dhe Ale:

Shfaqja jote në krah të fotografit Ale nuk ishte diç- ka e re, por fakti që jeni partnerja e tij dhe prisni të bëheni prindër ishte befasi. Ç’mund të tregoni për lidhjen tuaj?

Egla: Historia me Alen përkufizohet përmes spiritualitetit dhe kërkimit të vetvetes. Marrëdhënia jonë është zhvilluar gradualisht, përmes njohjes dhe respektit të thellë të njëri-tjetrit. Ale është një person i mbushur me energji dhe kur futesh në botën e tij, hyn drejt një hapë- sire lirie, të cilën unë po e kërkoja thellë brenda vetes. Njohja me të ishte si të futesh në një mister feminin ku çdo femër mund të posedohet, dhe çdo ditë ka qenë një eksplorim në shumë drejtime. Nuk kemi vendosur asnjëherë të jemi çift apo të bëjmë plane. Ishim partnerë shumë të mirë që në fillim, që në punët e para që kemi bërë bashkë. Çdo gjë tjetër ka rrjedhur natyrshëm.

Kur do të vijë fëmija në jetë, e keni mësuar gjininë dhe e keni menduar emrin, pra do të jetë një emër mbretëror?

Egla: Është shumë interesant pasi fëmija është ngjizur gjatë Pashkëve dhe ka shumë mundësi të lindë, sipas doktorëve, për Krishtlindje. Nëse kjo nuk është një shenjë… Gjininë, edhe pse shumë herët për ta dalluar, kemi mësuar që është djalë. Ndërsa për emrin sigurisht do të jetë një emër mbretëror ose siç Ale e quan, do të jetë një emër hyjnor.

Si e pritën prindërit e tu faktin që po bëhesh nënë dhe pret të sjellësh në jetë fëmijën e Ales? Po nga ana juaj, Alexandre?

Egla: Mamaja ime është lumturuar më shumë se kurrë. Përveç faktit që Alen e vlerëson jashtëzakonisht shumë dhe ka qenë shumë e lumtur që në fillim të marrëdhënies sonë, por kur mori vesh lajmin e shtatzënisë, nuk mbahej nga gëzimi.

Alexandre: Njerëzit rreth meje e kanë pritur ardhjen e një trashëgimtari prej shumë kohësh, por asnjëherë nuk ka qenë momenti i duhur. Mendoj që ky ishte momenti më i mirë dhe forma se si erdhi ky lajm i pamenduar dhe pa dashur, e bën akoma dhe më të veçantë për të gjithë.

Duke u bazuar në rrëfimet tuaja, të dy preferoni marrëdhëniet treshe, madje na sugjeruat modelin babi-mami 1 dhe mami 2. Është kjo familja që keni krijuar?

Alexandre: Ne jetojmë seksualitetin tonë ashtu siç e ndjejmë. Nuk është diçka e re që nga Greqia Antike deri në revolucionin industrial familjet janë krijuar në mënyra të ndryshme. Modeli ynë është të jetojmë në harmoni me njerëzit që duam afër, pa asnjë tabu dhe sigurisht pa tabu edhe në seksualitetin tonë.

Preferoj të them të vërtetën dhe të jem transparent me partneret e mia, se sa t’i tradhtoj dhe t’i gënjej siç njerëzit bëjnë rëndom. Në bisedat e para që kemi pasur bashkë kemi ndarë të njëjtin mendim mbi mënyrën e të jetuarit dhe dëshirën për të pasur një marrëdhënie të cilën të dy e quajmë harmonike dhe shpirtërore. Egla ka nevojë për një ekuilibër femëror pranë saj dhe unë në këtë formë kam jetuar gjithmonë, këtu mendimet tona u takuan menjëherë. Familja që ne po krijojmë sigurisht që bazohet mbi këto baza.

Keni plan të celebroheni dhe nëse do na duhet të gjejmë diçka nga familja tradicionale shqiptare çfarë do të keni të tillë? Po nga ajo franceze?

Alexander: Jam pagan, besoj tek e vërteta dhe drita. Siç thoshte Lenini: Feja është opiumi i popullit. Nuk kam nevojë për opium për t’i kujtuar vetes se kush jam dhe se në çfarë besoj. Që prej fillimit të rinisë sime kam ndjekur mësimet e nënës sime dhe kam organizuar çdo gjë në jetën time në formë pagane, pra të lirë. Në traditën time të gjithë janë të lirë, të lirë të besojnë, të lirë për të ndarë me dritën universale dhe jam thellësisht një person shpirtëror në pikën e të qenët mistik. Im bir do të rritet në të njëjtën mënyrë si unë, në një rritje filozofike, shpirtërore dhe zjarreve të mëdha të sjella nga drita.

Po ti Egla në ç’mënyrë tokësore apo hyjnore e dashuron një burrë si Ale, që ka diferencë të konsiderueshme moshe nga ty?

Egla: Spritualiteti që ai mbart, e bën atë të mos ketë moshë, por është si një njeri univesal të cilin mund ta krahasosh me një Dorian Grey të Oscar Wilde. Shpirti i tij është më i ri se shumë të rinj sot.

Madje, më bën të qesh sepse askush nuk arrin dot ta gjejë moshën e tij të vërtetë. Mamaja ime tha një ditë, në pamje dhe në energji dukesh si një 20-vjeçar, por kur flet mbart eksperiencën dhe njohuritë e dikujt që ka jetuar më shumë se 100 vite. Për mua ka qenë një zbulim i jashtëzakonshëm karakteri dhe personaliteti i tij me të cilin dashurohesh çdo ditë dhe ndjen një dashuri në një tjetër nivel.

Meqenëse si fotograf i talentuar dhe me famë botërore e njeh mirë trupin e femrës, tek Egla çfarë ke veçuar ose që e konsideron totalisht seksi?

Alexander: Fatmirësisht nuk i shoh femrat në të njëjtën mënyrë si burrat në përgjithësi, sepse me të gjitha vajzat që kam parë në këtë jetë nuk mund të vlerësosh një femër nga fiziku i saj. Nuk jam një mashkull bazik, nuk e materializoj femrën dhe e objektivizoj seksualisht. Ajo që kam parë tek Egla nuk ishte fiziku i saj, sigurisht që është e bukur, por nuk është bukuria ajo që më tërhoqi drejt saj, sepse vajza të bukura në fushën tonë ka me qindra përditë.

Është kompleksiteti i një femre që e bën atë tërheqëse dhe interesante, fakti që kupton çfarë ti thua dhe mund të diskutosh në të gjitha nivelet. Ajo që vlerësova që në fillim është dëshira që ajo ka për të kërkuar, eksploruar dhe dëshira për jetën dhe lirinë. Bukuria është diçka që i takon vetë mashkullit ta vërë në pah. Duhet të merresh me një femër, të kujdesesh, t’i vësh bukurinë në dukje, pasi femra është si lulja që duhet ta ujisësh, përndryshe ajo do të vyshket. Nëse kujdesesh, atëherë kjo femër bëhet gjithmonë e më tërheqëse dhe më e bukur.

Çfarë të ka mësuar Ale për dashurinë, seksin, sinqeritetin në një marrëdhënie dhe fundin e një lidhjeje?

Egla: Nuk ka qenë e nevojshme të më mësojë asgjë në fakt, pasi kam dashur të mësoj nga vetja për gjëra të cilat nuk mund t’i mësosh nga dikush tjetër, pasi janë çështje që vetëm ti brenda vetes mund t’i eksplorosh. Mund të ndash mënyrën tënde të të parit të gjërave me tjetrin, por asnjëherë nuk e kam menduar se dashuria, sinqeriteti apo seksi mësohet nga dikush tjetër. Kur mënyrat e të menduarit përputhen është diçka e rrallë, pasi Ales mund t’i tregoj çdo gjë pa pasur frikën që do të gjykohem, dhe reciprokisht. Unë jam një grua e lirë që nuk mund t’i mësosh gjëra, të cilat vetëm shpirti im i di dhe që janë të paprekshme. Kush nuk i ka kuptuar këto gjëra më parë, e ka çuar një marrëdhënie drejt fundit.

Nga jeta në Paris vendosni të ndërtoni shtëpi në Libofshë të Fierit. Pse pikërisht atje dhe si do të jetë jeta juaj tani e tutje?

Egla: Në fakt, para të largohesha në Paris, ika me idenë që ndoshta nuk do të kthehem më. Jo për arsyen se nuk e doja vendin tim, por sepse nuk e gjeja më veten në këtë shoqëri që për mua kishte humbur vlerat dhe identitetin.

Në Paris pata fatin të shikoj një realitet të shumanshëm, pavarësisht njohjeve që kam krijuar në shoqërinë e lartë, kuptova një gjë shumë të rëndësishme, që humbja e identitetit, e vlerave dhe kulturës është tashmë një fenomen global në shoqëri. Ndaj dhe kam vendosur që nëse do të dua të ndryshoj diçka, duhet ta nis nga vendi im.

Alexander: Shqipëria bën pjesë në historinë e Europës dhe asaj Perandorie Europiane për të cilën familja ime ka luftuar me shekuj. Në Shqipëri unë kam parë një forcë dhe një energji shpirtërore, e cila më ka tërhequr që në ditët e para kur kam ardhur. Siç them shumë shpesh, jam një njeri shumë shpirtëror dhe kjo gjë më çon drejt një kuptimi që të shihja një energji në Libofshë që u korrespondonte pritshmërive të mia.

Më kujtohet dita e parë që u gjenda në bregdetin e Fierit në Libofshë, ato momente kur një breshkë deti e madhe qëndronte e ngordhur në buzë të detit. Ajo që pashë, më foli brenda meje dhe më erdhi si shenjë, ku duhet të qëndroja dhe të ndërtoja diçka për të shpëtuar atë çka ngelet nga planeti ynë. Sepse pyetja që i bëj shpesh vetes është çfarë i kemi bërë planetit, çfarë bëjmë ne për të, përveçse e shkatërrojmë atë.

Nuk është ky momenti të ndërtojmë një harmoni me fermerët, ekologjinë dhe natyrën? Shoh në Libofshë një zonë natyrore, një zonë që duhet mbrojtur në Europë dhe një mundësi për fëmijët tanë, sepse fëmijët tanë të rritur në Paris ose në qytetet e mëdha, nuk e njohin dhe nuk e dinë nga vjen ushqimi i tyre. Nuk kanë marrëdhënie me natyrën dhe rrënjët e tyre. Unë nuk dua që fëmija im të rritet në këtë formë.

14 komente në “INTERVISTA/ Rrëfehet autori i fotografive nudo të Melanie Trump: Ja pse vendosa të jetoj në Libofshë me ish-Miss Albania”

  1. Liu says:

    edhe une dua te jetoj ne Pas De Calais, ne nje fshat buze detit 1 ore larg nga Britania me nje franceze seksi ,po ce do se nuk me len njeri

  2. Toni Boston says:

    Mos ta fut Dhe maman ne katershe o idiote

  3. Arixhiu nga libofsha says:

    Basterdiet hesapi.Nje cop fshatare,qe vuri pidhin te ngjisi shkallet.Nejse “familje” e tipit allau na rruajt.

  4. Mentari says:

    dashuri per te paguar faturat e jeteses dhe asnje gje tjeter,eshte bere e modes qe femnat shqiptare shiten shum lire vetem e vetem qe te mbushin barkuin me ushqim.Keta jane parasite qe shesin veten e tyre tek cdo indivit qe I ushqen .

  5. Ylli says:

    Me ben pershtypje siguria e vetsugjestionimit dhe madheshtia e vetemashtrimit …..te pafajshem.Vecse askend nuk demtojne dhe nuk lendojne per kete meritojne respekt.Sa per shenjat ,planetin ,hyjnoren ,breshken ,dashurine ,marredhenien me qarte do duket kur te zgjohen.Po jetojne kohen e shijimit dhe me vone vjen koha e proves.Shpresoj mos perdorin fjalet bajate ” mu ngushtua hapesira” apo “mos perputhje karakteresh”.

    1. €piriiiiii says:

      Se pyeti ky Gazetari, ça malli ka pirë ky tili ,’hyjnor’ se Lazarati i Famshëm ka koh që sjep gjë. Nejse nese kjo tipja Raçafe Libofshe qe shpëtoi nga balta ndihet më mir kështu. Urime….. ndonjeher ndienjat nuk kontrollohen Hormonet mbizotrojnë.

  6. Mik says:

    Pse nuk shkojn ne vendet e zhvilluara te shesin keto mendime ” filozofike “, por shkojne ne vendent e varfera e mashtrojn njerzit vetem prej identitetit si te huaj ?! Ai nuk asht gja tjeter vecse nje spordhjak qe i ka ba foto Melanise, kur ajo nuk ishte Tramp. Fati e deshi qe ajo u ngjit lart, por kjo nuk do te thote qe ky Ale apo cka K… e ka emrin, te kete ndonji avantazh nga fati i Melani Tramp. Ate nuk e njeh askush ne bote, prandaj ka perfundu aty ku asht, qe ne kohen e komunizmit, njerzit interrnoheshin ne ate vend. E kjo fatkeqe, edhe pse ka pas prespektive ne jeten e saj, e rren mendja se asht dikushi !!

  7. Skender Gjylbegu says:

    Kjo gjuhe qe perdorin shumica e komentuesve eshte njelloj sikur te nxjerrish plehrat nga dritarja dhe ti hudhesh ne rruge fjalet e masin njeriun. Ne Itali italianet kane njohur shqiptare qe ishin ne prostuticion i kane njohur dhe me vone jane martuar dhe sot jetojne si familjare. Egla Harxhi eshte nje vajze e e edukuar shume mire vjen nga familje te zgjedhura Shqiptare dhe ky personazhe i cili eshte fotograf eshte edhe nje trashegimtare i familjes mbreterore dhe eshte rritur ne Vatikan. Njeri i persosur me nje kulture te jashte zakoneshme keta qe te dy jane njerez te mrekullueshem une ne qofte se Egla e lexon komentin tim apo Jarl ale de basseville une i uroj te mira ne frengjisht: Je vous souhaite le meilleur dans la vie,- eshte nje cift i persosur ku dashuria midis tyre nuk ka peshe kjo eshte mrekullia e kesaj alkimie. Qe de gjesh dashurine ne jete eshte te jesh i pavdekshem …

  8. Erdi says:

    Mundohen tja rrisin vlerat , vetem se ka qene fotograf nudosh.Merreni me mend se ku jane katandisur shkrimet e gazetareve shqiptare. Ku ne bote ka qindra shkencetare doktore inxhiniere qe bejne shpikje dhe zbulojne gjera te reja cdo dite.Nderkohe duan ta bejne kete te pa vlere,me vlera.

  9. Shqiptari says:

    Si ka mundesi njerezit drite shkurter mos them ndonje fjale ofenduese se ndjej neveri nga injoranca e komentuesve qe nuk dine te bejne gje tjeter ne jete si analfabete dhe xheloze primitive offendojne njerez intelektual dhe njerez te mire ne jete? Turp qe lexoj ne shqip Juve mesjetare keni nevoje te lexoni dhe beheni njerez

    1. moni says:

      Kush qenkan keta intelektuale? Ky tipi me floke palare ne foto? Po te konsiderosh ate intelektual, nje lypes ne rruge duhet konsideruar mbret! Kur nuk te pelqen niveli i gazetave shqiptare, lexo ato te huajat. Apo fjalori i kufizuar nuk ta jep ate mundesi?

  10. dedelala says:

    E shkreta ti,qe do rrisesh nje femi qe vjen nga shurra e mengjesit. Ky mashtrues lau bythen me ty, dhe do iki e ske per ta pare me si shum si puna juaj.

  11. anonim says:

    C jane fusni kot ju qe jeni deklarata pa ditur gje. ..futuni ne Wikipedia dhe keni gjithcka per kete mashkullin. Ai vishet ne kete forme sepse e ben per provokim qe te jetoj kunder rregullave te shoqerise, me pak fjale quhet ekocentrik. Ai vjen nga familjet aristokrate franceze nga e ema, dhe i atij eshte direkt nga familja mbreterore norvegjeze, pra viking. Gjyshja e ketij eshte nje person teper influence ne France ka qene pronare et nje nderrmarje te fuqishme. Ky vet ka mjaft talent si piktor dhe eshte ekspozuar ne muzeun metropolitan me te madh te New York city, ka qene i martuar por tashme i divorcuar me trashegimtaren pra mbesken e Charlie Chaplin, top modele me fame boterore yll. Ka jetuar per 17 vjet ne Los Angeles por policia amerikane e arrestoj per trafik droge via Luxembourg. Pastaj pagoj 100 mije dollar kotacion deri ne gjykim prandaj per momentet eshte i lire por nuk kthehet dot ne USA. Ate e tolerojn te gjithe nga gjaku mreteror se ndryshe do kishte per funduar ne burg si te tjeret. Tolerohet shume nga familja e tij gjithashtu per cdo gje qe ben sepse ai vuan nga nje semundje e rralle gjenetike. Eshte genjeshtar patologjik pra mitoman, ku nuk i dallon genjeshtrat nga realiteti. Pra cfare qe te bej ai i falet sepse eshte shume mire kur ke gjak aristokrate. Shtypi francez e don shume pikerisht nga bemat e tij qe s’kane fund nga qe eshte personazh me vete. ..ne fotot ne internet mund ta verifikoni vet shfaqet prane njerezve me me influence si artiste, milioner etj etj. .

  12. anonim says:

    C jane fusni kot ju qe jeni deklarata pa ditur gje. ..futuni ne Wikipedia dhe keni gjithcka per kete mashkullin. Ai vishet ne kete forme sepse e ben per provokim qe te jetoj kunder rregullave te shoqerise, me pak fjale quhet ekocentrik. Ai vjen nga familjet aristokrate franceze nga e ema, dhe i ati eshte direkt nga familja mbreterore norvegjeze, pra viking. Gjyshja e ketij eshte nje person teper influence ne France ka qene pronare et nje nderrmarje te fuqishme. Ky vet ka mjaft talent si piktor dhe eshte ekspozuar ne muzeun metropolitan me te madh te New York city, ka qene i martuar por tashme i divorcuar me trashegimtaren pra mbesken e Charlie Chaplin, top modele me fame boterore yll. Ka jetuar per 17 vjet ne Los Angeles por policia amerikane e arrestoj per trafik droge via Luxembourg. Pastaj pagoj 100 mije dollar kotacion deri ne gjykim prandaj per momentet eshte i lire por nuk kthehet dot ne USA. Ate e tolerojn te gjithe nga gjaku mreteror se ndryshe do kishte per funduar ne burg si te tjeret. Tolerohet shume nga familja e tij gjithashtu per cdo gje qe ben sepse ai vuan nga nje semundje e rralle gjenetike. Eshte genjeshtar patologjik pra mitoman, ku nuk i dallon genjeshtrat nga realiteti. Pra cfare qe te bej ai i falet sepse eshte shume mire kur ke gjak aristokrate. Shtypi francez e don shume pikerisht nga bemat e tij qe s’kane fund nga qe eshte personazh me vete. ..ne fotot ne internet mund ta verifikoni vet shfaqet prane njerezve me me influence si artiste, milioner etj etj. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje