Pas “listës së zezë”, ja si ka ndërmend Rama të vlerësojë punonjësit e administratës

15 Korrik 2017, 20:07Politika TEMA

Edi Rama nga Facebook ka patur ditën e sotme një kërkesë për të gjithë ndjekësit. Kreu i qeverisë shkruan se do të vendosë një tjetër mekanizëm të ri, ku qytetarët do të vlerësojnë me nota shërbimin që marrin në zyrat e shteti.

Statusi i Ramës

Ju lutem hidhini një sy dhe mundësisht shkruani çfarë mendoni:

Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut✌️

12 komente në “Pas “listës së zezë”, ja si ka ndërmend Rama të vlerësojë punonjësit e administratës”

  1. DETARI Atllantidhes? says:

    Me i sakte ky mendim !

    1. babo says:

      PO Ilir Beqja qe figuron cdo 1/4 komente negative ne ca renditje eshte te lista 100? ?

      1. Beqja says:

        Ishte i 101 prandaj nuk doli ?

  2. dori says:

    I bie qe duhet te presim nje vit qe te vleresoni ushtrine e militanteve ne administrate…po tallesh?? Njerez te mir dhe me eksperience kaq duhet. Hiqe ushtrine e perhershme qe ka zaptuar zyrat e shtetit sepse nuk te funksionon dhe leri notat. Ske keshilltar te mir jooo.

    1. Asd says:

      1 vit eshte asgje per te ndryshuar administraten. Ka edhe nje gje tjeter; Nuk do te kete nevoje te ndryshoje njerezit. Ky sistem do ti beje ata te ndryshojne veten, bile menjehere. Vetem ndonje idiot i lindur di mbetet sic ka qene.

  3. Illi says:

    Ne rradhe te pare duhet percaktuar me ligj afati i cdo sherbimi ne zyrat e shtetit dhe afatet perkatese te cdo zyre bashke me tarifat pekatese te tyre te afishohen ne sportelet e sherbimit respektive. Qytetari duhet te paiset me vertetimin e dates se dorezimit te dokumentit apo paraqitjes se kerkeses dhe daten e terheqjes sipas ligjit. Ketej duhet te buroje edhe Alfa e vleresimit.

  4. Tarrasi says:

    Shume mire beni shoku Rama, qe do te vleresoni Administraten me nota si kalamaj.
    Por do te ishte mire qe ti shperndani edhe doza hashashi falas.
    Do te kene shume nevoje ata qe do te mbeten dhe do te punojme me ty.

  5. ed says:

    Ed, qellimi eshte i mire por rruga qe ndiqet per te realizuar ate mund te mos jete e pershtateshme. Natyrisht, qe ne nje vend demokratik degjohet zeri i mases, por ne radhe te pare duhet mesuar si funksionojne organet, adminstratat….perfshi ato publike/shteterore. Punonjesit japin me shume ne pune kur ata ndihen te sigurt, te respektuar, te trajtuar drejtesisht, te motivuar…..etj. Frika, paniku, diktatura…jane mjete te perkoheshme me pasoja negative ne te ardhmen. Buxheti i shtetit qe mban administratat shteterore jane te kufizuara. Prandaj punonjesit e ketyre institucioneve me buxhet te kufizuar nuk mund te kenaqin gjithmone te gjithe individet e shoqerise. Vleresimi i punonjeve vetem me mendimet e mases do te penalizoj adminstrat.

  6. mirushi says:

    O derdimen! Bej si ben bota e qyteteruar dhe boll me “kinezerira”

  7. Bogonica says:

    Faleminderit z.Rama qe degjuat zerin e arsyeshem te qytetareve ! Vleresimet e publikut do te sherbejne edhe per karieren dhe bonuset e nepunesve por edhe per pikezimin negativ,i cili nga ana e vet, te behet nxitje per permirsimin e punes se nepunesit per me tej.Z. Rama, ju kini kapur drejt ndjesine e publikut.Kjo eshte merita juaj dhe ketu qendron forca juaj,e cila po i shokon per dite kundershtaret tuaj politike,aq sa mund te mbetemi dhe pa opozite(!)Fakti se thjesht publikimi i nje liste me vleresimet e qytetareve (me emer dhe mbiemer) per individe te caktuar i ka alarmuar aq shume sa po marrin ne mbrojtje ata qe qytetetaret po i nxjerrin cullak.Ata per 27 vite, nuk diten,apo nuk deshen ta bejne kete qe po beni ju,tani nuk ju mbetet vetem se t’ju falenedojne,dhe te mos ju vene shkopinj nen rrota.Kam parasysh ketu se ne pushtetin vendor ju qeverisni me LSI.Afer eshte 2019 dhe atehere LSI do marre pergjigjen e tjeter se si qeveriset .

  8. kleptofagos says:

    Ky do jete vleresimi per zyrtaret e thjeshte … Po drejtoret, kryetaret, ministrat dhe k/ministri do te marrin nota vleresimi nga qytetaret ?
    Ore, po kaq budallej i pandeh njerezit ky ? Apo eshte vete budalla ?

  9. Tirana says:

    Me vjen keq qe kete radhe nuk jam me ju . Qellimi eshte i mire ,por i pa realizueshem. Vleresimi te behet nga drejtuesit e institucioneve , ashtu si dikure pse jo edhe ne diktaturen si e gjuajne tani periuedhen e socilismit. Punonjesi i administrates duhet te dridhet nga ligji e jo nga nota qe i ve publiku. Po u tregoi njerast kur jetoja ne Amerike. Vetem tre denoncime pati per nje farmacist ,per mos sherbim te mire ,dhe iu komunikua heqja e licences per te punuar ne farmacite e atij shteti. Per nje person te administrates mund te mos merret parasyshe nje apo edhe dy ankesa,por po pati disa ,ketu nuk ka shpivje e keqdashje ,por shkelje te ligjeve. Edhe vleresimi me note do perfundoi si ajo tabela e vendosur nga tregetaret : ” Ju lutemi terhiqni kuponin tatimor” por ne fakt kasa ka zen ndryshke. E kur i kerkon kuponin tatimor, ne vend qe te te japi kuponin ,merr sharjen nga me te ndryshmet…… Edhe ne institucionet shteterore do te shkruhet : “QYTETARE ! BENI VLERESIMIN ME NOTE PER SHERBIN QE MERRNI” Do te kthehet si dikur ne kohen e socializmit ,ku c’do shites kishte te varur fletoren e pershtypjeve. Ndaj i nderuari Kryeminister forco disiplinen ne pune nepermjet kontrollit . Eshte e veshtire,por e realizueshme. Coi minisstrat,zv/ministrat,drejtoret e drejtorive , te shikojne se si mjeket i gjen neper kafene e pacientet presin. Kush i kontrollon qendrat shendetesore ku mjeket e familjes vije e dhe 1 ore me vonese . e thone isha ne nje familje . Per rastet ne familje eshte urgjenca . PO paciente qe torturohen duke pritur nje ore ,c’kusur kane te semuren me shume se u “semur” nje person? Vleresimi me note eshte i deshtuar pa filluar ashtu si Fletorja e pershtypjeve ,apo ajo tabela e kuponit tatimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje