PROFILI/ Nga rastësia që i shpëtoi jetën nga aksidenti tragjik, tek historitë rozë: Kush është trajneri i ri i Shqipërisë

19 Korrik 2017, 16:49Sport TEMA
PROFILI/ Nga rastësia që i shpëtoi jetën nga aksidenti

Christian Panucci u dëmtua si kapiten i Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta 96′, por gjatë kthimit për në Itali humbi bagazhet. Kjo bëri që ai të ndërronte avionin që më pas u rrëzua dhe vdiqën të gjithë pasagjerët. Panucci pas mbylljes së karrierës si futbollist: Nga analist sporti, ndihmës i Fabio Capello e trajner i parë i Livorno e Ternana, deri tek pjesëmarrjet në show televizive “Dancing with the Stars”  

Christian Panucci u prezantua sot si pasues i Gianni De Biasi në stolin e kombëtares sonë. Si ish-lojtar i kombëtares italiane apo edhe i ekipeve si Milan, Real Madrid, ai njihet gjerësisht nga sportdashësit shqiptarë. Por pakkush e di se trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë i ka shpëtuar një herë mrekullisht vdekjes, apo ka qenë edhe analist sporti e pjesë e një show televiziv.

Pasi u tërhoq nga futbolli, karrierën e të cilit e njohin shumë futbolldashës në Shqipëri, Christian Panucci u bë fillimisht analist futbolli dhe komentator ndeshjesh në “SKY Italia”.  Në vitin 2011, ai mori pjesë në edicionin italian “Dancing with the Stars”.

Christiano Panucci e la punën si analist më 19 Mars 2012 për të pranuar ofertën e Maurizio Zamparini si trajner i Palermo, duke punuar krah drejtorit sportiv Luca Cattani. Më 24 prill ai u tërhoq nga kjo detyrë vetëm një muaj më pas.

Më 23 korrik  2012 Panucci u ftua nga Fabio Capello si asistent i tij në drejtimin e Kombëtares së Rusisë. E la këtë detyrë pas eliminimit të Rusisë nga Kupa e Botës, Rusi 2018.

Më 18 Mars 2015 ai zuri vendin e Ezio Gelain si trajner i Livornos, në Seria B.  Në korrik 2016, Panucci firmosi një kontratë një-vjeçare me Ternana.  Më 19 Korrik 2017, sot ai firmosi me kombëtaren e Shqipërisë.

Si lojtar ai njihet për karrierën te Genoa, Milan, Inter, Real, Chelsea, Roma e Parma.

Po ashtu edhe si lojtar i kombëtares italiane.

Panucci është zgjedhur kapiten i kombëtares së Italisë në Lojërat Olimpike Atlanta 96.

Italia ishte në atë kohë nën-kampione e botës. Panucci edhe pse kapiten, në mungesë të Baresit, u detyrua të kthehet më shpejt në shtëpi, për shkak të një dëmtimi.

Panucci kishte planifikuar të merrte avionin “TWA 800” nga New York për në  Romë me një ndalesë në Paris, por humbi bagazhet gjatë udhëtimit nga Atlanta.

Ai u informua se kishte një linjë tjetër direkte “Alitalia” që fluturonte në Milano pak më vonë dhe zgjodhi atë. Mirëpo atë ditë, (17 korrik  1996) avioni “TWA 800” u rrëzua dhe 230 pasagjerët humbën jetën.

Fati të çon atje ku nuk e pret dhe sot, pas 21 vjetësh, Christian Panucci emërohet zyrtarisht trajner i Kombëtares së Shqipërisë.

Panucci, 44-vjeç, është me shtetësi gjysmë italiane dhe gjysmë çeke.

Nëse ai do të ndjekë rrugën e Gianni de Biasi, mund të bëhet edhe me shtetësi shqiptare.

Historitë rozë të Panucci-t

Trajneri aktual i Kombëtares, nuk ka shënuar gola vetëm në futboll, por edhe me femrat, pasi ka histori të shumta.

I martuar fillimisht me Isobelle Panucci-n, ai u nda dhe ҫifti ka vetëm një djalë, Juan.

Të divorcuar prej kohësh tashmë, trajneri ka patur rrugën e lirë për t’u përfshirë në më shumë se një histori dashurie.

I lidhur aktualisht me Samanta Togni-n, balerinë dhe një nga trajneret e “Ballando con le stelle”, këto dy personazhe kanë patur uljet e ngritjet e veta në ҫift, ku përfshihen ndarjet e ribashkimet.

Pjesmarrës në këtë spektakël, Panucci arriti të renditej ndër gjashtë finalistët, së bashku me partneren e tij në këtë konkurs, Agnese Junkure.

Me këtë të fundit, Christian u përfol se pati një lidhje të shkurtër, pasi u fotografuan së bashku në plazhin e Miamit si dhe duke drekuar më pranë njëri-tjetrit se kurrë.

Pas një thashethemi për lidhje me aktoren e televizionit Raffaella Berge në 2006, ishte viti pasues ai që do të sillte lajmin e lidhjes së ish-futbollistit me Rosaria Canavo, lidhje pa sukses, e siҫ e thamë, së fundmi po shihet vetëm më Samanta Togni-n.

9 komente në “PROFILI/ Nga rastësia që i shpëtoi jetën nga aksidenti tragjik, tek historitë rozë: Kush është trajneri i ri i Shqipërisë”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Mikpritja tonë epike e legjendare
    E rrallë, që neve nuk na e jep askush
    Nëse De Biazin e bëmë vetëm shqiptar
    Panuccin do e bëjmë edhe dhëndrush ?

    1. dyl patllakja says:

      me ne fund doli dhe ky artikull..tashi jam i lumtur

  2. ben says:

    Shkurt nje don Zhuan qe si trajner ka pak a shume zero experience. Te shohim ne se do mundet te beje vezen e De Biazit …

  3. TANI DURRES says:

    Me fal Shoku gazekar.
    Si ishte ajo puna e shtetesise gjysem italiane e gjysem ceke.

    Falemiderit

  4. Di Maria says:

    Si ka mudesi qe Rusia qenka eleminuar nga Boterori Rusia 2018 qe nuk eshte zhvilluar akoma?
    Kazan mediatik!

    1. Illyrian says:

      Po pra. Rusia as që luan për kualifikim… Duhet arsyeja.

  5. KORÇARI says:

    Do të desha të mësoj Kriteret me të cilat DITËT E FSHF-së e zgjodhën për Stërvitja të Kombëtares.
    Natyrisht besoj se paga e ulët është i vetmi kriter që u zgjodh nga Delikat e FSHF-së.

  6. Aleksander says:

    ESHTE ZGJEDHJE E GABUAR …ketu do te jemi !

  7. Flamuri says:

    Eg gjeten nje sa me thene.Duka po merr ne qafe futbollin shqiptar.Ka gjetur nje me pak pretendime(rroge)se keshtu e kane keta.Plehra.Nje emer qe nuk njihet askund.Tamam “Don Zhuan”.Tani po,tani do kualifikohemi patjeter!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje