Gara në PD, Selami i pakënaqur, numëron dhjetra shkelje: Zgjedhjet nuk mund t’i bëjë një person, procesi të ishte i pastër dhe jo me njolla

22 Korrik 2017, 17:08Politika TEMA

Eduard Selami, kandidati që sot ka dalë përballë Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së, e ka konsideruar procesin zgjedhor si mjaft problematik ku numëron dhjetëra shkelje flagrante.

“Këto zgjedhje kanë filluar si të pabarabarta dhe kjo pabarazi është verifikuar në disa probleme që kanë dalë. Disa komisionerë kanë ndërhyrë dhe kanë prishur neutralitetin, duke u kërkuar votuesve që të votojnë zotin Basha”, ka thënë Selami.

Ai është shprehur se edhe prania e fotos së Lulzim Bashës në qendrat e votimit përbën një anomali, që bashkë me probleme të tjera, të denoncuara prej tij, nuk janë zgjidhur.

Ai është miku im, por miqësia mënjanë, ai ose nuk di rregullat e demokracisë, ose ka shkelur neutralitetin. Megjithëse ky proces është i paplotë, nuk dua ta paragjykoj pasi është ende shpejt për një qëndrim përfundimtar”, ka thënë Selami.

Sa i takon procesit të numërimit, Selami ka thënë se do të ishte mirë që ai të bëhej në rrethe, ku po votohet, dhe jo në selinë e PD në Tiranë.

Ndërsa lidhur me bojkotin e propozuar nga ish-deputeti Astrit Patozi, Selami ka vlerësuar se, bojkoti nuk është një opsion në demokraci.

 

4 komente në “Gara në PD, Selami i pakënaqur, numëron dhjetra shkelje: Zgjedhjet nuk mund t’i bëjë një person, procesi të ishte i pastër dhe jo me njolla”

  1. Gerti says:

    Ha ha ,ky po luan rolin deri ne fund.O Selam,o njeri pa shtyll kurrizore,e githe partia demokratike e dinte qe ti u fute ne gare qe tu plotesonte nr 2 .Te ishe burre ishe terhequr te sbtunen.Tani po ben rolin e serise se fundit.

  2. TR says:

    MOS E PRANONI REZULTATIN .KONTROLLONI KUTIAT E VOTIMIT , SHPORRENI LULKOQEN NGA PD.

  3. Mihallaq Furxhi says:

    Shqiptaret urgjentisht duhet te bejne nje reforme te thelle ne politike.Ne cdo alternative politike ka shenja te reminishencave totalitariste,perdorimit te forces,fyerjeve vulgare te kandidateve.Shqiptareve sot me shume se kurre i duhet nje parlament vetem me 101 apo 81deputete, te zgjedhur nga sovrani i cdo zone elektorale nepermjet nje sistemi plotesisht maxhoritar.(Une personalisht do ta rekomandoja vetem 81deputete,Ashtu sic kryhet zgjedhja e kongresmeneve dhe e senatoreve ne USA).Nje president qe te jete mbi partite politike i zgjedhur me mirekuptim politik me nje minimum 75%+1 te te gjithe deputeteve te zgjedhur nga sovrani i cdo zone elektorale,(si nje vend me sistem parlamentar),me ndryshimet e duhura te kushtetutes nga cregullimi qe iu be ne 2008. Kjo reforme duhet te kryhet direkt nepermjet parlamentit,mundesia me e madhe eshte nepermjet nje referendumi popullor.

    Member of Democratic National Committee USA

  4. ilias h says:

    Ky erdhi nga amerika me duart tek koqet pasi e deboj e shoqja dhe femijet punonte ne nje dyqan shitje makinash. I ka premtuar Luli ndonje cek dhe eshte ne rregull ky prite kur te thoj e njoh rezultatin e zgjedhjeve megjithese pati shkelje jo ne ndryshimin e rezultatit, e them kete per te mos demtuar pd se i dhimbset ahahaha ta gezosh cekun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje