Gjatë takimit palët diskutuan për çështje me interes të përbashkët, duke u fokusuar tek siguria dhe bashkëpunimi policor për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, por edhe për kontrollin e përbashkët të kufijve.
“Marrëdhëniet mes dy forcave policore janë shumë të vjetra dhe të ngushta. Dëshiroj që këto marrëdhënie t’i forcojmë më tej për të mirën e të dy vendeve tona”, tha ambasadorja Vasak. Nga ana e tij, Çako vlerësoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kërkon rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe çdo lloj trafiku”, tha Çako.
Numri 1 i Policisë së Shtetit nënvizoi se, aktualisht policia ndodhet në një proces të vazhdueshëm e intensiv ristrukturimi, si dhe të ngritjes në nivel të profesionalizmit në mënyrë që të arrijë standardet e policive europiane.
Çako pranoi se emigracioni ilegal përbën një shqetësim dhe theksoi se ajo mbetet në qendër të vëmendjes.
“Policia shqiptare, ashtu si dhe gjithë shteti shqiptar janë angazhuar maksimalisht dhe në përputhje dhe me protokollin e riatdhesimit të vitit 2013 vazhdojmë të bëjmë riatdhesime të shqiptarëve. Në bashkëpunim dhe me agjencinë Frontex ne vazhdojmë të përditësuar të bëjmë riatdhesimin me skuadra të shoqërimit të policisë shqiptare”, konfirmoi Çako.
Ndoshta menyra maa e mire e ma fitimpruese per te gjithe do t’ishte emigracioni legal e jo shtimi i masave policore kotEmigracion legal se kemi nje brez te moshuar qhqiptare te emigracioneve te vjetra qe kane nevoje per kujdes shtepiake se nuk duan me shku ne azil pleqzve e kane mundesi me paguar nje kujdestare qe flet shqip. Emigracion legal sepse shqiperia po hapet per turizem edhe shqiptaret e Frances kane hotele dyqane kafe e restaurante ne te cilet nje pjese e rinise shqiptare do kishte mundesi punesimi per te fituar nje pervoje evropiane pa i kushtuar asgje shtetit franceze pos ne leje pune per nje afat te caktuar,ku te gjithe do te ishim fitimtare qi shteti fra!ceze qe nuk do shpenzoje per keta njereze si shteti shqiptar qe do aftesoj pa pare rinine e vete si shqiptaret ne france ne pikun e aktivitetit e shqiptaret e qhqiperise qe do te fitojne mjaft per me mbetur mire per gjithe vjetin se shumica duan vetem nje ndihme financiar per me filluar vete dicka..pra. pse nuk veprohet keshtu po bejme marreveshje te kota per zero emigrim duke ndihmuar vetem rrjetin kriminal e duke detyruar rinine shqiptare me u fut ne pune te pista per te paguar rrjetin maffioz qe va mundesoj emigrimin ilegal veproni per emigrim legal! Eshte fitim per te gjithe.