Fundi i një presidence banale

24 Korrik 2017, 19:29Editorial TEMA
Fundi i një presidence banale

Nga Mero Baze

Bujar Nishani u largua sot nga selia e Presidentit të Shqipërisë, duke lehtësuar atë godinë nga pesha e banalitetit dhe lehtësia e padurueshme e të bërit të një “kukulle” President, në Shqipëri. Zgjedhja e tij, ishte një makinacion pervers i Berishës, i cili e kishte piketuar atë si njeriun që do t’i siguronte qetësinë në Presidencë. Për të realizuar skemën e tij, Berisha përdori përmes një makinacioni të pështirë, emrat e dy intelektualëve dhe profesionistëve të nderuar shqiptarë, Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha.

Të parin e propozoi si president konsensual, i sigurt se nuk do ta pranonte opozita dhe kësisoj do të tërhiqej. Të dytit, i përdori një histori, që më së shumti ia ka shpikur vetë, kur e hoqi nga qeveria e tij në vitin 1993, atë të bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit.

Në atë histori, vetëm Sali Berisha ishte i qartë se President do të ishte Bujar Nishani. Dhe për këtë kam një histori personale, të cilën e kam rihetuar disa herë me dëshmi autentike.

Pasi kishte paraqitur formalisht kandidaturën e Zaganjorit e cila do të miratohej të enjten, ai ka thirrur qysh të henën Artan Hoxhën, për t’i thënë se do jesh kandidati ynë. Artani nuk e ka pranuar fillimisht dhe ka kërkuar të mendohet ndërsa Zaganjori ishte ende në garë. Të premten pasi Zaganjori nuk u votua, Hoxha është thirrur prap në zyrën e Berishës dhe në prani të Ilir Metës e ka pranuar kandidimin. Kjo se i “bëhej mirë dhe LSI që ai nuk ishte figurë poltike”.

Të dielën në mbrëmje ishte dhe takimi i Edi Ramës me Sali Berishën për kandidatin. Berisha i paraqiti, Artan Hoxhën, Arben Imamin, Bujar Nishanin dhe këshilltarin e tij Milo.

Natyrisht Rama nuk pranoi asnjë dhe po shkohej drejt Presidentit politik.

Artan Hoxha më kërkoi të pinim kafe tek “Wisky” afër mesnatës dhe po më tregonte për detajet që po e çonin drejt Presidencës. Në fakt, në atë listë kandidatësh, unë isha dakord të ishte Artan Hoxha President. E kisha njohur si student të shkëlqyer dhe skurpuloz dhe si një njeri që kish bërë dhe disa beteja të tija politike, edhe pse rreshtimi i tij i fundit pro Berishës ngjante si kapriço profesionisti, që mund të bëjë ç’të dojë me veten.

Por ndërsa po ndahesha me Artanin, Filip Çakuli po më bezdiste në telefon të shkoja në një kafe tjetër në mesnatë, pasi kishte lajme interesante për Presidentin. Në tavolinën e Filip Çakulit dhe Koço Devoles, ishte shfaqur një femër e cila paskësh çuar, qysh të shtunën pasdite, lule tek zyra e Bujar Nishanit në Ministri të Brendëshme, pasi siç tha ajo, “do bëhej President”.

-Ku punon ti,- e pyeta gjithë mospërfillje dhe siguri, pasi sa isha ndarë nga Artan Hoxha që po bëhej President.

-Parukiere,- u tall vajza.

-E mirë na lë të bëjmë muhabet, se jam dhe qeros,- i thashë.

Por të nesërmen paradite ndërsa isha në emision televiziv në “Vizion Plus” dhe u shfaq trazira e dorëheqjes së Artan Hoxhës, mesazhi më cinik më erdhi nga Filip Çakuli

-“Bën mirë të bëhesh parukier, se ajo vajza ishte më e qartë se ju analistët, se kush do të bëhej President”.

Çfarë kishte ndodhur?

Kur gjithë grupi parlametar i PD dhe LSI u bind se Artan Hoxha do të ishte President, (përfshi dhe unë) dhe mblodhën firmat për të, Sali Berisha devijoi makinën e tij në bulevard, duke e thirrur në zyrën e vet në Kryeministri për të realizuar skenarin e tij. Ndërsa Artan Hoxha hyri në zyrën e Berishës, ku gjendej ulur dhe Ilir Meta, Sali Berisha u çua në këmbë dhe ende pa i dhënë dorën filloi të ngrejë zërin:

-Jemi para një Puçi, jemi para një Puçi shteti. Bamir Topi po bën një 21 janar të dytë, por nuk do ta lejojmë.

Kandidati për President duhet të jetë ndjerë shumë i hutuar nga gjithë shfaqja, ndërsa Berisha ka vazhduar të bëjë teatër, duke u sjell nëpër zyrë dhe duke folur për një puç, ndërsa Ilir Meta e dëgjonte i heshtur.

Më në fund “u detyrua” të sqarohej, se Bylykashin e kishte marrë kryetari i SHISH dhe e kish njoftuar për një dosje.

Artan Hoxha e ka refuzuar prerë dhe ka mohuar se ka pasur bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, por Berishës nuk i interesonte kjo. I interesonte thjeshtë që kjo të ishte një arsye që ai të mos vazhdonte rrugën deri në Presidencë por të kthehej mbrapsht në shtëpi. Siç bëri.

-Nuk do t’i lejojmë të bëjnë grusht shteti,- tha. Tani zgjedh Presidentin e ri. Dhe pas pak Astrit Patozi njoftoi se Presidenti i ri do të ishte Bujar Nishani.

Të gjithë menduan se Nishani ishte rastësi. Unë kisha shkruar qysh në shkurt se Kandidati i Berishës për President ishte Bujar Nishani, dhe po ndiqja me vemendje se si po manovronte ai për të dalë tek Nishani. Por kur nxori në skenë emrin e Artan Hoxhës, për një moment besova se hoqi dorë nga Nishani.

Një herë që e humba besimin tek intrigat e Sali Berishës, dështova. Ai arriti me perfeksion të bënte President një njeri, i cili nuk plotësonte as kushtet shëndetësore për të qenë i tillë. Banal, vulgar, i padenjë në asnjë moment për të përfaqësuar atë detyrë, një masakrues i stimujve moralë dhe kombëtarë të Institucionit, që dekoroi dhe guzhinjerë që ushqejnë djalin, apo masazhiere që merreshin me shëndetin e tij, hyri dhe doli nga Presidenca si “qen roje” i maktheve të dikujt, që ka një urrejtje për çdo pasardhës të tij në Presidencë, sa na imponoi dikë si Bujar Nishani.

Prej sot në atë zyrë del një kukull dhe hyn një njeri politik i bërë vetë. Ilir Meta ka plot dritëhije në karrierën e tij, ka momente shkëlqimi dhe errësire, por të gjitha i ka bërë vetë. Pas Sali Berishës, ky është President i dytë që shkon me këmbët e veta në Presidencë. Dhe përgatituni të mos prisni lajme të mira nga Presidenti i ri, por lajme banale nuk do të keni.

49 komente në “Fundi i një presidence banale”

  1. Popull says:

    Mero, fjalia e fundit eshte shume enigmatike, nuk te tnot asgje.
    Nga Prexidenti nuk duhen pritur lajme te mira, ai tnjesnt duhet te jete garant i Kushtetutes.
    Saper banalitetet, mjafton ajo qe pame sot qe si zonje e pare u cfaq e bija dhe jo gruaja.

    1. Lugati says:

      o mero o njeshi ..mo mire ajo qe ishte banale dhe injorante…sa presidenza qe erdhi..korrupsion..kriminalitet..hajdute grabitqare..,apo per liken nuk shkru ti mero djali se eshte i perzgjedhuri jot????¿?

    2. 111 says:

      o mero..sa ne dashuri paske ra me lir shtangistin

      1. ALpini says:

        Bujar Nishani do mbetet njeriu qe i tregonte thanen si kufi Edi Rames.
        Edi Rama do bie nga shiu ne bresher.
        (mos e merni seriozisht se cfare thote fshatari Tepelenes mbasi
        inati qe ka me familjen Berisha i ka nxire arsyen,shkaku eshte Xeni qe i ka shkelur
        ne kallo dhe ne kallon me te rendesishme ate te nderit familjes.)

    3. Hila says:

      Popull. Ke te drejte, por cifti prexidencial qe ne rini jane mesu te mjelin shtetin e te vjedhin ne te gjitha menyrat. Kete radhe Mona ishte deputete e per ti siguru nje vend se bijes e per te mjele sz me shume kete shtet vendosen ne kete menyre te jene sa me shume pjestare te asaj familje ne funksione qyli. Cti besh keshtu ilir blloku eshte brenda ligjit, pra vjedh
      privilegje me ligj. uroj te fu ksionoje vitingu e ti shikojme keto hajdute ti lajne nje dite ato masakra qe bene nder vite.

  2. Koba says:

    Po mor Z.Mero .Prite kur te kthej ne Bisnes te gjitha sa do te kete ne dore.Dekorime,Nenshtetesi e shume Perralla te ketij Lloji.Prite kur te bej Nder i Kombit Banditet qe bashkepunon.Mos prit hajer prej tij ,po Uro qe te behet Vetingu per politikanet ,qe ky Halabak te marre pozicionin e merituar.

  3. Qytetari durrsak says:

    O Mero,
    jeni analist i nderuar dhe te lexoj me gjithmone me vemendje. Te sygjeroj nje korigjim sa me siper : Ilir Meta gjithmone ka vepruar, per 27 vjet, ne bashkepunim me Sali Berishen. Jane dyshe e pandare dhe kane ne gjak mashtrimin publik, kane te njejten natyre dhe karakter. Kete dyshe mos e ndaj kurre gjate analizave te metejshme, sepse jane dyshja me e rrezikshme politike ne Shqiperi. Me thoni “kontributet” e LSI-se ne favor te popullit ?!

    1. AMY says:

      agree with qytetari durrsak

      1. bureto says:

        I bashkohem Qytetarit dursak dhe AMY-se. Berisha dhe Meta jane ne simbioze me njëri-tjetrin. Hyne ne politike nga zyra e Ramiz Alise dhe mbasi dolen prej saj e ditën vetë pastaj sesi duhej vazhduar. Fale rrethanave, por sidomos karakterit te tyre. Kush e ka ndjekur politiken dhe rrugen e ketyre te dyve ne keto 27 vjet besoj se e ka te qarte. Kane punuar per vete dhe klanin e tyre dhe asnje dite per Shqiperine dhe demokracine. Ballua me maska (gjithe hipokrizi) e organizuar mbreme ne Presidence, ishte gjeja me e peshitre qe na ishte rezervuar ne kete dite te nxehte korriku. Dhe ne fund edhe 21 te shtena topi! Per kë ato dhe perse?! Kur ka kaluar vetem nje muaj nga fushata e presidentit tone, e cila do ta ndjeke ate dhe ne pas, si nje makth.

    2. Bato says:

      Bile titulli i Meros duhet te ishte me i gjate “Fundi i nje presidence banale dhe fillimi i nje tjetre si ajo”

    3. Populli says:

      Sugjerim me shume vend

  4. tomsojeri says:

    Me nje fjal nje MUT I MADH ter elita drejtuse shqiptare ne dor te nje kryekrimineli ,kryeintriganti e kryetradhetari te neveritshem, qe vazhdon te qarkulloj akoma neper koridoret e drejtimit te nje elite qe udheheq elektoratin e asaj partie qe e krijoi me mendjen e ndyr dhe doren vrasese !
    Kur lexon kte editorial ,te zgjohen ato kujtime, qe ne kemi aftesin te harojm dhe urrejtja ndaj ktij perbindeshi, qe i solli kaq te keqia ktij Kombi ,nuk ka kufi ,e te ben te kesh turp per emrin qe mban ! MOs ndeshkimi i ktij perbindeshi do te mbetet turpi historik me i madh i ter kohrave qe esht krijuar ky Komb ! Nje liber i zi me figuren e ktij vrastari e intriganti ,duhet te jet trashegimia e ter brezave qe do vazhdojn te flasin kte gjuh aq te vjeter te nje fisi aq fisnik e luftetar ! Ftyr e tij, duhet te jet vula e madhe e tradhtis ,,krimit dhe urrejtejes se shqiptareve te cilet i masakroi mizorisht e i turperoi ! Epok e tij, krijoi ata qe shohim sot te na udheheqin e te kapin majat e larta te saj ! Kjo krijes ” aliene” antishqiptare do koh ,shum koh te pastroj mendjen e shqiptareve, qe te clirohen plotesisht nga indokrinimi qe helmi i tij akoma qarkullon ne gjakun e tyre !
    Sa koh ky alien nuk ndeshkohet ,do jet turpi i shqiptareve…………

  5. Pamvaresisht te gjitha ketyre intrigave politike te intrigantit me te madh shqiptar komunistit te devotshem saleh,pamvaresisht se presidenca do te lehtesohet nga banalitetet e nje handikapi,por ne nuk kemi pare gje akoma se cfare te keqijash do te vijne nga familja hajdute fshatare e kokmedhenjeve.
    U ankuam nga familja hoxha dhe ja ku kemi familjen fshatare te kokmedhenjeve qe po tallin bythen me kete popull trim e krenar por qe e kan dhjere disa here.

  6. Sit back and relaks says:

    Me sakte Mero do ishte: Fundi i nje Presidence BANALE, fillimi i nje Presidence IMORALE

  7. vera e nxehte says:

    Dmth, presidenti eshte ndare me gruan, se s’mund ta perfaqesoje vajza nenen para babait. Kjo eshte poshtersi kur gruaja eshte gjalle, por dhe shkelje me te dy kembet qe vajti ne presidence e kushtetutes qe u betua te mos e zbatoje. Hajt, per hair, se jemi mesuar ; te shkelur kemi qene, te shkelur do mbetemi te pakten dhe 5 vjet. Kjo eshte demokraci.

  8. Kasëmi says:

    Fundi i nje presidenti banal…fillimi i nje presidenti me banal akoma.
    Mero do kenaqeni me pune qe ketej e tutje.

  9. Jimi says:

    Historikisht Muti ka qen kali i Trojes i Qoftelargut brenda te majtes. Jo me kote u inskenua arrestimi i qoftelargut nga Muti, ne mos gaboj ne vitin 94. I Vetmi qellim ishte qe brenda se majtes te krijohej ideja qe qoftelargu dhe Muti ishin armiqe per vdekje dhe si i tille me veprimin e kryer ai do te gezonte gjithe besimin e se majtes. Ne keto raporte te dyfishta ne te cilen ndodhej Muti, qoftelargu e kishte shume te lehte ta godiste kundershtarin e vete atje ku nuk e priste! Ky eshte presidenti yne sot, pa permendur gjithe gjemat dhe bemat qe pasuan ne tere ecurine e tij politike!?

  10. butrinti says:

    UNE PO SHIKOJ PREJ SHUME POLITIKANEVE E TE TJERE TE RANGUT TE LARTE QOFSHIN EDHE FLORI+ BLLOK , NJE NGUTJE PER TE PREZANTUAR E FUTUR NE POLITIKE PJELLAT E TYRE . PRA PO KRIJOHET DINASTIA POLITIKE SHQIPTARE . URIME.

  11. valentina says:

    Z.Mero e keqja popullit nuk i vjen nga dekoratat e Nishanit, por nga kryehajduti president i shqipetareve me emrin ilir muti, mbase do te jete presidenti yt Mero por presidenti im nuk mund te jete kurre nje hajdut.

    1. mero dramatiku says:

      Bravo

      To gezojne kamunistat socialista Like Floririn…

      Mani mend si talleshin,,do votohet sdo votohet…ja socialistat dhe fytyra e vertete, si dhe ajo e Meros.

  12. IlirI says:

    Fundi i një presidece banale dhe .. vazhdimësia e saj, e garantuar për 4 vjet, por mund edhe të vazhdojë edhe më shumë se kaq.

  13. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nga presidenti i PD,ne Presidentin e LSi !
    I pari u largua ashtu si erdhi,pa zhurme,por nen tam-tamet e orkestres frymore.
    Fundi I ceremonies I ngjante pritjes dhe percjelljes se krushqeve,ku disa nga ata u largan pa uruar “Te trashegohesh” !
    I gjithe ky ahenk perfundoi,per ti lene vendin betejes se Metes, me Kryeministrin Rama.
    Rama I veshur si ne Trieste,veshtire se e kuptoj se cfare desh te thoshte,por i bindur se ishte ne nje takim formal,pa interes.
    Meta do filloj nga detyra apo do pushoj ne Jale ?
    Me sa duket bojaxhinjte jane gati,do kemi punime per ndonje tender.

  14. Tani says:

    Kjo qe po fillon esht me keq se ajo qe mbaroi zoti Mero

  15. EKZEKUTUSI says:

    Mero:RESPEKR per Shkrimin ,POR I NDERUAR, nje Gje duket se ose “Harrove” ta citoj, ose e ke bere gati per ne Shkrimin e radhes: Bujar Nishanin, qe nuk la KRIMINEL pa Dekoruar, biles edhe Gomari i Gjyshit time qe ka Humbur, po ti ishim Drejtuar Bujar Nishanit do te “Ishte Gjetur” Gjale ose i Ngordhur…dhe do te Dekorohej me Motivacjonin e “Luftetarit te Demokacise”…
    Pra Bujar Nishani ishte Direkt Marjonet e Berishes kete e dinim te Gjithe..por Ilir -Floriri i kujte eshte???????????iLIR Floriri per mua “Refugjatin” eshte edhe me i Peshtire, se Bujari..eshte nje Kameleon i NDRYE, qe “Te ta Hedhe Dobicin” ne Prehere si thote Populli(Kokepalaret)….Shembuj te Gjalle kemi Plote, DHE Ilir Floriri na ka lene Shume “Dobica” ne Dere..dhe disa na i ka hedhur edhe brenda ne Shtepi….
    Nuk po Zgjatem: ILIR METOVIVI NUK ESHTE PRESIDENTI IME, …nje Fytyre PA MORAL nuk ka Respektin time…te “Kokepalarit” Refugjate..lol

  16. Kasëmi says:

    Edhe nje pyetje..
    Meqenese Monika nuk duhet te jete me ne krah te presidentit…perse mos te jete Klajden ne krah te tij,qe te shprehim me mire se sa shume e duam integrimin ne eu?
    Do i bej mire edhe figures se re te presidentit.

  17. Arian says:

    O mero por kur qenke kaq i zoti dhe largpames pse si hyn politikes.

  18. Nari says:

    TURP !!PALO PRESIDENT!!
    KY ËSHTË KULMI..

  19. bregdetari antikonformist says:

    per 135’arsye nuk ibotoni komentet e mia?

  20. bregdetari antikonformist says:

    per ç’arsye nuk ibotoni komentet e mia?

  21. Plato says:

    Metro me mir banal se kriminal

  22. Liri says:

    Pordhi kali n’ber te hanit.

  23. Theo says:

    O Mero ky qe erdhi eshte annal dhe ti e di mire nese Vettingu nuk fillom nga ky, aty nuk behet asnje reforme me, atehere ju te gjithe keni marre fund dmth Shqiperia ka marr fund. Na vrate shpresen e berjes, me duket se skenari po ecen sipas planit Ruso-Greko-Serb, Cohuni o popull i permbysni keto plehera 25 vjecare qe vodhen parate( e keqja me vogel) dhe demokracine e keqja me e madhe.

  24. Don says:

    Analize e shkelqyer
    Presidenca qe banale
    trois mire Mero penen
    Kjo qe vjen eshte kriminale

  25. Don says:

    Ilir Meta Nga Skrapari
    ky eshte vendi i cudive
    byth kolltuku i presidentit
    dhe pse vjen nga vendi i dhive
    _________________
    Dhe shqiptaret kot u qane
    Nishanlli buk me fasule
    Ky qe vjen esht terselleme
    Na duket Nishani lule
    _________________
    Do shikoni pas nje jave
    do te dale ne shqiperi
    ky hajduti i skraparit
    kujton shqiptaret me dhi
    __________________
    Ngjitu lart sa te duash
    Hip po deshe maje te Tomorrit
    per shqiptaret jug veri
    Ti do mbetesh kokrra e horrit

    1. PRESIDENT ME BLLOK NE DORE says:

      Jane keto vargje sa 10 mije analiza me gjithe respektin per Meron . President me bllok ne dore …… por fijet levizin diku pertej Atllantikut dhe me gjasa pamjet e korupsionit do jete jo qarte te dukshme … Turp i madh Mero vellai , nuk e di ti si kasander cfare pret nga kjo presidence po ne ketej nga anet tona … THEMI QE SHQIPERINE PO E VARROSIN POLITIKANET.

  26. Arjan says:

    Iku kaka u ul muti ,zgjedhja rames popullit ja futi.Prit o popull te mbije bar se deri tani keni pare vec kar.Nuk na ndahet njeshi njelloj jane si sali karaxhixhi edhe edvin rahmut krasniqi.Tall bythen like floriri , ngeli vec tu thy rekorde qe nga deputet dhe kryeminister i mungote presidenca.

  27. Arber Iliri says:

    Monka duhet divorcuar nga Ilir Meta . se s’ka si te jete tjeter.Kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk ka bere vaki ne gjithe boten.

  28. Peço says:

    Dy kanë për të qënë aktet e para të Presidentit të ri, dekorimi për merita të veçanta të Enver Hoxhës dhe një vizitë miqësore në Rusi, si e para pas prishjeve të mardhënieve. Natyrisht, këto kanë për të ndodhur vetëm nëse e kërcënojnë me vetingun ndaj politikanëve të lartë.

  29. kleptofagos says:

    Personi me i larte i shtetit, qe duhet te perfaqesoje unitetin dhe konsensusin popullor, urrehet dhe shahet ne kete fare feje ..
    Paradoks apo shaka? Jo, vetem ne Shqiperi ndodh qe politikanet (te gjithe pa perjashtim) nuk pjerdhin fare per popullin ..
    Tallen dhe e poshterojne, diten per diell .. Sipas kokes dhe festen .. Ky eshte realiteti shqiptar .. Po te doni, mos e besoni ..

  30. Erenik Doli says:

    Me këmbët e veta në Presidencë, Meta? Oh Mero, ti nuk je qeros fare, ti je koqe komplet!

  31. Koba says:

    Po cfare do te presim nga nje personazh qe nuk ve dot ne Udut. Baxhellen e Tij ,qe e ka Grua,?? Si mund te drejtoje Shtretin ky qafir i peshtire.Po shkruajini hollesisht CV.Si e kavene Pasurine miliardere???.Ky ka rjepur fondet publike,pronat Publike dhe te disa individeve pa perkrahje.A do ta zere vetingu kete Zullumqar???

  32. shkelzeni says:

    LIke Ali baba,me 40 hajdutet u be president.Fitore!

  33. Kali i Trojes says:

    Bukur!Sipas kokes dhe festen!Doni me per Edi Ramen qe na postoi sheikun e skraparit,like floririn e krrabes dhe te videos Like-Dritan etj etj per president?! Like floriri eshte gjysma e pandare e Sali Serb Berishes,qysh nga 1994.Eshte aleati i ngushte i tij,i hapur dhe i fshehte,eshte kali i trojes se shqiperise,shpendi grabitqar i ketij vendi.Ka shume vite,ne menyre te vazhdueshme,qe per kete vemje nuk gjen nje per be koment pozitiv,por vetem komente perbuzese dhe gelbaze te hedhur mbi fytyren e tij.Problemi eshte se Likja,Saliu por dhe Edi Rama,sic tregoi me zgjedhjen e ketij maskarai te korruptuar pef president,nuk kane respekt per votuesit,per popullin,por thjesht e perdorin popullin dhe partite per interesat e tyre personale e partiake.ndryshe s’ka si te spjegohet qe Edi Rama i qendroi deri ne fund versionit te tij handikap per te zgjedhur hajdutin me cizme president,kur 100% e njerezve qe komunikojne me te,gojarisht apo nepermjet rrjeteve sociale vetem e shajne dhe e perbuzin.Kur ai vete e njeh mire kete kopil pa mustaqe.Si mund te na perfaqesoje neve,njerezve te thjeshte e te ndershem nje kopuk i degjeneruar si like sheiku,te cilin as Skrapari i tij se honeps dot? Nuk e di se si,por per mua,populli,”kokepalaret” sipas ketij kanceri dhe aleati te nendheshem te qoftelargut,padrino te PD-se, duhet te gjejne menyren qe sa me shpejt ta shporrin nga ajo zyre dhe te zgjedhin nje president te ndershem nga populli dhe jo nga partite.Ndjehem i zhgenjyer dhe nga shume emra te nderuar deputetesh te partise socialiste,duke filluar nga Gramoz Ruci,Erjoni etj qe per hir te Edi Rames,votuan kete pocaqi per president.Turp per ata,per ne dhe per kete vend.Jemi te pashprese!!!

  34. ISH ANTIENVERIST says:

    Zoti Mero eshte hera e trete qe po dergoj koment te ky artikull.
    .eshte hera e pare qe censurohem nga Tema gjate nje periudhe pothuaj 10 vjecare
    .
    me keqardhje them se ne shqiperi trekendeshi biznes-politike -media e ka mbytur ate vend

    ne rradhe te pare aty nuk ka moral.
    .
    shembulli i meposhtem ku ilir meta ne 2008 quan berishen spiun te dyfishte dhe ne 2009 ben aleance me “spiunin”
    kjo nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne kolonite klasike.
    .
    ne presidence ilir meta le te rilexoje kete dekadence dhe ndyresi te tij

    LSILIR META në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.
    .
    pse censuroni zoti Mero…..shani enverin per keto gjera dhe jeni shume keq se ai ..biles po e shenjteroni ate si profet te shqiptareve….
    .
    pra ti thote ilirmeta ne 2008 berishes agjent serb (qe eshte me te vertete) dhe te beje kualicjon me AGJENTIN ne 2009….kjo shenjteron enverhoxhen se ai popull..ajo klase politike dhe keto xhambasdoret euroatllantike e kane patur hallall dajakun e tij..e meritonit

  35. capi dhia says:

    Ne shqiperi, vetem ne vendin tone, pesha e floririt eshte me e rende se pesha e vrasjes.
    Me mire mut, se sa “demokrat” si Mero Mjerimi.

  36. TOMORI SHBA says:

    Zoti Mero, esht e vertet qe Buja Nishani dote mbaet mend s nje bufon, nje kukull, nje dordolec, nje person qe me shum u vu ne sherbim te PD dhe ne dem te qytetareve me qendrimet qe mbante ndaj mazhorances duke ja kethyer ligijet shum her vetem pse i kundershtonte PD dhe Sali Berisha.
    Kulmin e degjenerimit te funlksjonit te presidentit e hariti me dekorimet ku sla der dhe dos qe smeritonin dekorime si Nderi i Kombit, mjeshter i madh etj, e diskreditojn funksjonin e presidentit. Ky kukulla e Berishes, la nam, kur smiratoi nje ish te denur politik Visar ZHitin si amabasador i ne Vatikan, apo kerkesa ne gjukaten e lart per mosndertimin dhe prishjen e kendit te lodrave tek liqeni artificjal, deshmuan turpin e tij dhe diskreditimin qe i beri figures se kryetarit te shtetit, ky bufon.
    Sa per Meten ka ber karier, te merituar dhe te pa merituar,, por shkelja e kushtetutes dhe ligjeve te pashkrara , qe demostroi para zgjedhjeve te 25 qershorit, duke spostuar kryetarin e LSI dhe duke shere e fyer qeverin, sikur te ishte ne opozit dhe jo ne bashkeqeverisje, sidomos thirjet per armatosje dhe perdorim dhune ndaj pushtetit, jan ogu i keq, qe ja zbehin funksjonine lart si kryetar shteti.
    Nese vazhdon te mos i qendroi kushtetutes por te kethehet ne partiak, ne vend te forcimit te unitetit te popullit dhe qendrimit mbi palet, sdo ta gezoi gjat ate detyr ate detyr te lart.
    Zgjedhja e te shoqes si kryetare e LSI, me bashkeshortin president, nuke esht sheenje e mir, per shqiptaret.

  37. TNT says:

    Me kete punen e Artan Hoxhes ma shpife Mero. Tani kuptoj shume gjera…

  38. Mentari says:

    Po pse donte ti bente zoti Berisha keto makinacione qe mendon dhe enderron ti o Baze? Ke kishte frike Berisha sikur te fuste emrin e Nishanit ne listen e pare? zoti Baze je bere me shum se Makiaveli, qe me teorira e perralla Nastradinesh kerkon te luftosh Berishen dhe me e keqja e se keqjes eshte te na Mbushes edhe neve mendjen? hajt se teorirat e tuaj jane per shkolle fillore se ndryshe ndonjeri qe ka dy pale mend ne koke e kupton shum shpejte makiavelizmin primitive dhe kurren e kurres nuk ta beson? Po pse ore edhe me te tilla teorish rrufjanesh vjen ti? Teori te diskretituara dhe shum , shum ,shum te pabesueshme.

  39. Irfan guri says:

    Komplimente nte, Mero! Si gjithmon ne komentet e tua telexushme me endje.
    Complimente edhe tomsojerit per plotesimin
    (sipas meje)
    e shkelqyeshem dhe nevojshem!
    Nga Irskral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje