Hasi me “dorë te hekurt”, largon talentin shqiptar nga Olympiacos

30 Korrik 2017, 10:11Sport TEMA

As të jesh shqiptar, nuk të ndihmon që të fitosh besimin Besnik Hasit.

Strategu shqiptar vijon të jetë mjaft i prerë në vendimet e tij në sezonin e ri.

Së fundmi ai ka larguar edhe talentin Qazim Laci, i cili sapo ishte kthyer nga huazimi prej Levadiakosit ku ishte sezonin e kaluar.

Skuadra e tij e re është Ajaccio, e cila e ka nisur sezonin e ri me një barazim 0-0 me Niort.

Laçi si konsiderohet si një ndër pikat më të forta të Kombëtares U-21. Mesfushori do të luajë në ligën e dytë franceze sezonin tjetër dhe do ta kryejë fazën përgatitore atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje