Manchester United ka hyrë në fazën finale të transferimit të kroatit Ivan Perisic.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës së tij, se e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Interit në skuadrën e tij për sezonin e ri futbollistik.
Skuadra italiane për të lënë të lirë Ivan Perisicin kërkon 55 milionë euro, ndërsa deri me tani Mancheshter United ka ofruar vetëm 45 milionë euro.
Por, sipas të medias britanike “The Daily Star” tashmë marrëveshja mes të dyja skuadrave është shumë afër, pasi Unitedi ka ofruar 54 milionë euro.
Marrëveshja në anën tjetër mes të lojtarit dhe Unitedit është arritur kohë më parë.