Pas protestave të shumta përpara kryeministrisë, ministrisë së Jashtme dhe ambasadës kroate për rrëzimin e vendimit të gjykatës kroate për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, kanë reaguar dhe familjarët e tij.
Nëna e Ismailit, Hyrija në një raportim ekskluziv për BalkanWeb, ka thënë se “më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.
Më herët reagoi dhe vëllai i tij, Xhevahiri,i cili i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin.
“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai.
i prere a i paprere vendimi o shok, Shqiperia nuk ka shume ca ti beje nqse vendos perfundimisht gjykata kroate, se nuk e pyesin qeverine shqiptare se ca te bejne.
Qeveria shqiptare po kontakton me qeverine korate dhe shume me shume se kaq nuk ka ca te beje. mendoj qe situata do zgjidhet duke gjetur nje fare menyre, po duke kercenuar me veteflijim nuk eshte se ndihmon ndonje gje, se gjykates kroate nuk i ftohet supa se kush veteflijohet (dhe nuk ka pse)…
Qekan budallenj si fis
Jo veten budallenj por ,,,me mire te mos vazhdoj me sharje per “heroin “shqiptar !! Ne mos gaboj mbante ne brez arme se ruhej e jetonte me ankthin se serbet do ta grabisnin e do ta burgosnin apo zhduknin !!! Tash c”dreqin desh qe te kalonte nga Kroacia pa pashaporte ????? A po shkonte ne mortjen e te jatit apo po i jipej nje mundesi tjeter per tu bere objekt bisedimi e nje personazh per rrefime mediatike ???? Serbet as qe mendojne te ushqejne nje parazit si ky ne qelite e tyre !!!