Edi, nuk është faji i drejtorëve pisanjosë, por i idesë idiote për “shëndetësinë falas”

1 Gusht 2017, 15:21Blog TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Dje, Edi Rama, në serinë e takimeve për reformimin e administratës publike, u prononcua për sektorin e shëndetësisë. Fajin për të, e kishin drejtorët të cilëve u kërkoi dorëheqjen për shkak se nga paaftësia e tyre e kanë katandisur shëndetësinë si mos më keq.

Problemi është se shëndetësia nuk është një sektor si gjithë të tjerët i administratës publike. Shëndetësia është një sektor ku kërkohet një kapital human dhe financiar që sigurohen me një vizion dhe politika afatgjata. Duke qenë se është një nga sektorët më delikatë, zgjidhja për problemet e saj nuk vjen me një të rënë të lapsit për shkarkimin e drejtorëve. Në disa raste faji mund të jetë i drejtorëve, por problem kryesor i shëndetësisë shqiptare është ideja absurde e “shëndetësisë falas”.

Rama e premtoi atë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013.Ndoshta, nga vullneti i mirë apo vetëm si pasojë e fushatës, fakt është se ai premtim nuk u mbajt dhe nuk ka për t’u mbajtur ndonjëherë. Jo për shkak të dëshirës, por për shkak se shëndetësia falas nuk ka funksionuar në asnjë vend tjetër, për arsyen e thjeshtë sepse është një sektor që kërkon të ardhura të mëdha dhe, buxheti i shtetit në mënyrë absolute nuk mund t’i sigurojë ato.

Madje edhe në Britaninë e Madhe, sektori i shëndetësisë që operon pak a shumë gratis, konsiderohet një dizastër. Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo renditej vetëm e 18-ta nga vendet europiane. Kjo është e vërteta!

Pa tregun e shëndetësisë dhe të sigurimeve, pa liberalizimin e mëtejshëm të sigurimeve shëndetësore, pa operimin e gjerë të industrisë private në shëndetësi, do të vazhdojmë të vuajmë ende nga shërbimi i keq shëndetësor ne dhe brezat në vazhdim. Gjithashtu, është e domosdoshme kthimi i spitaleve shtetërore në ndërmarrje ekonomike rentabël, të cilat harxhojnë para pafund të taksave të shqiptarëve dhe ofrojnë këtë shërbim shëndetësor, në të këtë gjendje që ndodhet sot.

Vetëm në këtë mënyrë do të siguroheshin të ardhurat e domosdoshme për të ofruar një shërbim shëndetësor dinjitoz për këdo.

Sigurisht, shërbimi shëndetësor është dhe një e drejtë kushtetuese dhe shteti shqiptar ka për detyrë t’ia ofrojë atë edhe pjesës shoqërore që nuk kanë mundësitë për të blerë sigurimet shëndetësore. Por, më parë duhet të krijojmë tregun e shëndetësisë me çdo element që ai nënkupton. Në këtë mënyrë ata që kanë mundësinë ta paguajnë atë do të krijojnë gjenerimin e të ardhurave edhe për pjesën e shoqërisë që nuk kanë mundësinë ta paguajnë. Politikat sociale janë tjetër gjë dhe krijimi i tregut të shëndetësisë një tjetër.

Nëse vazhdohet në këtë mënyrë me farsitetin e shëndetësisë falas jo vetëm që të pamundurit e shoqërisë nuk do të kenë mundësinë ta kenë këtë shërbim, por edhe ata që kanë mundësinë të paguajnë kanë një shërbim për të ardhur keq.

Për arsye se kështu siç është ky sektor, vazhdon të harxhojë para pafund nga taksat tona, të cilat nuk mjaftojnë gjithsesi për të siguruar një shëndetësi dinjitoze për të gjithë.

Andaj, përtej drejtorëve që nuk kryejnë siç duhet punën e tyre, është i domosdoshëm rikonceptimi nga e para i gjithë sistemit të shëndetësisë. Një koncept që bazohet në rentabilitetin e shëndetësisë, tregut të sigurimeve dhe politikave sociale për shtresën e shoqërisë në nevojë, që vijnë si pasojë e gjenerimit të të ardhurave. Sepse “shëndetësia falas” për shkak se ka si synim t’u ofrojë shërbimin shëndetësor atyre që nuk munden, është duke e lënë gjithë shoqërinë shqiptare pa një shëndetësi që funksionon. Jo vetëm shtresat e varfra të shoqërisë janë duke e vuajtur këtë, por çdokush që mund të paguajë për një shërbim shëndetësor cilësor. Në këtë mënyrë nuk sigurohen as politikat sociale dhe as shërbimi shëndetësor cilësor.

16 komente në “Edi, nuk është faji i drejtorëve pisanjosë, por i idesë idiote për “shëndetësinë falas””

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore cun e di qe e ke mire ti
    Pppin ja miratoi Qili
    Dhe shkoi ne hale
    Jepi dhe ti nje mendjen
    Ta coje ne te semes
    Te ka rene rasti te shkosh ne ndonje spital privat
    Ti mase e perballo se merr paret e atyre qe vine ne shkollen tende dhe Kane 6 kafe rrotull,s’ ke ku kalon prej studenteve
    Po’ te tjeret mos i cofte Zoti eshte e paperballueshme per gjynahqaret me perkrahje 3000 leke te vjetra.

    1. ARIU says:

      Nuk eshte puna tek Rama por tek idiote si ky Ervis Iljazaj qe i duket vetja si mut i thare.
      Me siguri qe ky Iljazaj do kete patur udheheqes dipllome prof.dok. VER LLAPA.

      1. ec aty says:

        Ver Llapa nuk merret me idiote si ky Ervisi ?

  2. GK says:

    Edhe Une do te isha dakort me Ju zoti Elvis Iljazaj. Por Por a eshte Republika e aShqiperise dhe qytetaret e saj ne standartet e larta ekonomike, me duket edhe Ti diskuton si Muc Nano qe e ka kapur me Skenderbeun qe nuk eshte Shqiptar ,por eshte gjithcka mbase Kinez,Arab, Amerikan ,Afrikan ……. aman te keqen lereni te berit kondrabedal…………. eshte fat qe djali i te madhit Kristaq Rama po mendon dhe po ben nje gje persembari. Ake sy dhe veshe te shohesh dhe te ndigjosh se si rraskapiten dhe sorollaten qytetaret Shqiptare pas vitit 2001 neper qendrat spitalore……. eshte drame njerzore…… a ke shpirt ………ketu eshte vertet MIGJENI gjeniu i vertete………….. drame qe s’kaperdihet………. kur ne kohen e xhaxhit kur kam shtruar Nenen dhe Babain tim ne spital ,nuk na linin asnje send te sjellur (carcafe apo batanije ) nga shtepia. Mjeku te fliste si mjek _human, dhe infermierja si te ishte pjestare e familjes tende……………… mua me kujtohet cdo gje qarte qarte ,bukur dhe me shume nostalgji e vuaj qe per fat lideri i shtetit qe u be ishte dhe mos qofte mjek Sali Berisha , po Ty a te kujtohet si ishte dhe si eshte ? Mbreme kam ndenjur deri mbas mesnate 2;30 te nates ketu ne Kanada, duke pare dhe ndigjuar me shume vemendje takimin e Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qendrave spitalore. Nga zemra mirenjohje dhe falenderime Zotit Edi Rama per kete katrahure apo me mire krim njerezor.

  3. Tralala says:

    Nga e di ti or cun se si zgjidhen hallet e mjeksise? Mos shkruaj kot kur nuk di as qellimi e atyre shkarkimeve. Hallet e mjeksise nuk I zgjidhin dot grupe ekspertesh e jo me nje njeri I vetem si puna jote. Ne Amerike behen ligje per mjeksine e vjen tjetri I hedh poshte kurse ti I zgjidhke me nje artikull.

  4. Dr. Mjek says:

    Si shkencëtar politik dhe pedagog në UET, do të ishte mirë që të na sillje studime dhe bibliografi që mbështesin mendimet që ju po përhapni me shkrimet tuaja. Gjithashtu jeni të lutur të na shpjegoni pak sesi funksionon tregu i lirë në shëndetësi? http://theincidentaleconomist.com/wordpress/health-care-market-failures-and-what-can-be-done-about-them/
    Nuk di çfarë renditje keni përdorur dhe çfarë viti, por shkrimet në revistat më të mëdha shkencore flasin ndryshe. Po para 2013-s kush e kishte fajin për shëndetësinë në gjendje të mjerueshme?! “Shëndetësia falas”? Le të kujtojmë këtu nga viti ’93 në Shqipëri u vendos një sistem Bismarck, duke lënë pa mbulim shëndetësor një pjesë të madhe të shoqërisë. http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0009/96426/E80089.pdf
    Me atë që njihet si “Shëndetësia falas”, po kalohet në një mbulim universal ose modeli Beveridge. E ka Italia, një ndër vendet me sistem shëndetësor të zhvilluar sipas këtij raporti http://www.who.int/whr/2000/en/whr00_en.pdf. Në fund keni renditjen. Ose mund ta gjeni këtu fare lehtë https://en.wikipedia.org/wiki/World_Health_Organization_ranking_of_health_systems_in_2000
    SHBA është një rast tepër i veçantë. Nga vendet e pasura ka treguesit shëndetësorë më të ulët, duke shpenzuar më shumë nga të gjithë! ? Ju duket shembull i mirë ky ?! E dini sa është numri i amerikanëve të pasiguruar në tregun shëndetësor shumë të “lirë” amerikan?!!!
    Të pa siguruarit:
    http://www.commonwealthfund.org/trending/uninsured

    Renditja ku Britania e Madhe mban vendin e parë. Në Britani lindi modeli Beveridge.
    http://www.commonwealthfund.org/interactives/2017/July/mirror-mirror/

    Shkrim që tregon se SHBA është e fundit nga vendet e pasura për shëndetësi.
    http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMp1708704#t=article
    http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMp0910064#t=article

    Pastaj, renditjet janë të ndryshme, sepse varet nga metodologjia që përdoret për të bërë renditjen. Varet çfarë marret nën vëzhgim.
    Sipas kësaj renditje psh, gjërat janë ndryshe. Këtu “këndvështrimi është Bismarck. http://www.healthpowerhouse.com/files/EHCI_2016/EHCI_2016_report.pdf

    Këtu mund të lexohet të bëhet një krahasim midis modelit Beveridge dhe Bismarck. http://documents.worldbank.org/curated/en/545121468028868365/pdf/WPS4821.pdf

    Po Shqipëria ku mund të shkojë? Sot për sot nuk ka një sistem të vërtetë, por kioska shëndetësore. Vetë trashëgimia kulturore e shoqërisë shqiptare të drejton tek një model Beveridge. Kjo trashëgimi shkon thellë në histori. Për më shumë, ndonjëherë tjetër.
    Faleminderit për mirëkuptimin dhe mirë leximin!

  5. ben says:

    Shendetesine falas nuk e ka vetem vendi yne more gazetar kafenesh. Vende me te pasura apo me te varfera se ne e kane shendetesine falas, qe per mendimin tim eshte e nevojshme, pasi jeta eshte gjeja me e cmueshme dhe jo te gjithe kane lluksin qe te mjekohen me pagese.
    E verteta eshte se korrupsioni qe u perhap ne mase qe me ardhjen e mender Demokracise, u be mode edhe ne shendetesi, ku mjeket u kthyen ne tregetare te paskrupull qe benin pazar me te afermit e te semurit qe hiqte shpirt.
    Im ate ka qene nje nga mjeket me te degjuar te vendit qe ka vdekur shume vite me pare dhe qe perkujtohet edhe sot me nderim e respekt nga banoret e qytetit tim. Ai dhe shume kolege te tij kane punuar me vetmohim dhe i kane sherbyer pacienteve me paga qesharake, me kushte pune nga me minimalet, qe mund te krahasohen vetem me kushtet e spitaleve mbase ne kohe lufte.
    Shtepia e nje shoktu tim te femijerise, qe eshte sot kirurg, as qe mund te krahasohet me shtepine e varfer te prinderve te mi.
    Mjeket e sotem, kane harruar se kane nje detyre humane, pa dashur te shveftesoj faktin se edhe pagesat e tyre duhet te jene me te larta ne perputhje me kualifikimet qe kane.

  6. Teli says:

    Nje shprehje idiote nga nje drejtues gazete!

  7. Arber says:

    Ervis Iljazi, shendetesia ketu ne SHBA eshte falas per qytetaret me te ardhura te uleta, sic konsiderohet gruaja ime qe merr neto $1500 ne muaj. Deri tani ajo ka bere 5 operacione: ne gju (1), ne kockat e legenit (2), ne thyerjen e gureve ne veshka (1), ne heqjen e gureve ne temth (1) dhe shume analiza komplekse te tjera qe nuk po i rendis; te gjitha i ka bere me nje sherbim te shkelqyer dhe pa paguar asnje dollar. Ata qe kane te ardhura mbi $ 3000 neto ne muaj dhe me lart paguajne sipas perqindjes te llogaritura nga sigurimet shendetesore. Prandaj Mr. Iljazi studio perpara se te shkruash.

  8. s.h. says:

    Komentojne mire ata me siper …edhe ti , une te konsideroja analist korrekt, me kete shkrim e ke rene ” fyellit” me nje vrime ….qe nga menyra si i drejtohesh kryeministrit ashtu dhe nga permbajtja e kritikes ; permend ca te dhena , andej e ketej, Britani e OBSH , qe i dine te gjithe , ndalesh te gjendja aktuale , pa bere krahasim me te kaluaren ; te tjerat , p.sh. gjendjen e klinikave private , qe rrjepin hallexhinjte , duke ofruar sherbim ordiner , harron ti marresh ne analize etj.etj. ….Pushime te mbara !

  9. pjeter says:

    Ky djaloshi ka kohe qe i bie daulles se privatizimit, ne bashkimin europian ne pergjithesi sherbimi shendetesor eshte publik e jo privat, per shume arsye ne nuk mund te kemi nje sherbim jo publik. Edhe ne amerike ku asikuracionet mbulojne shpenzimet ka probleme te jashtezakonshme, gje qe detyroi Obamen te beje nje ndryshim rrenjesor shebimit shendeteson,edhe pse ngelet privat. Meqe ky gazetari insiston me artikuj per privatizom te shendetit publik, me vijne dyshime qe mund ta kete vetem nje ide personale te tij, me shume duket si nje lobim per ate sektor, dihet qe mediat nuk rrine jashte lojes te ketyre manovrave.

  10. Kryehajduti Rama ! Akuzon drejtorët e spitaleve! says:

    Çfarë hajduti je mër Ed Rama !
    Gjatë fushatës në 2013 i thoje këtij populli IDIOT : kosova me të njëjtën popullsi sa të shqipërisë e ka buxhetin e shëndetësisë 70 milion euro, ndërsa Berisha 300 milion! fole gjatë për vjedhjet e Berishës dhe se do ta hetoje pasi të fitoje.
    Por jo , hetimi su bë dhe sdo bëhet kurrë …
    Në 2014 buxheti i qeverisë tënde për shëndetësinë u akordua në 420 milion euro, 120 milion euro ja dhe konçensionin ortakes tënde dhe Ahmetaj, Vilma Nushit ! Sa ordiner që je or pederast… tall bythën me atë popull kar … vidhe kusur mos i lër !

  11. perlat spahiu says:

    kush te ka thene o prositute politike,o kurve private,ku ke mesuare o skllav i genjeshtres,ne te gjithe vendet e komunitetit europjan sherbimi sanitar eshte gratis o trans,kush eshte ne maredhenie pune ,nga pagesa mujore mbahet nje perqindje e vogel,per shendetesine dhe per kontributin pensonistik,por nuk do te thote qe nuk eshte i punesuare nuk ka te drejte te kurohet apo te beje nderhurje kirugjike ne raste nevoje.mos shkruaj keto pallavra o kerme,je njesoj si ai budallai nga skrapari qe thote se nena e skenderbeut eshte serbe,qe nuk i plas askujt.

  12. Canada says:

    Nje shrimp qe nuk duhet botuar ; nje shkrim pa bazar dhe shume I percipte ; mjaft te permendim se sherbim shendetsor falas ka ne shume vende te botes ; dhe per me teper ilace falas per pencionistet ka ne Canada

  13. LORA says:

    Gjatë fushatës elektorale në 2013 Edi Rama akuzoi qeverinë e berishës se kishte një buxhet prej 300 milion euro dhe mjekësia ishte për faqe të zezë ….
    Kosova ka një popullsi të njëjtën me shqipërinë dhe e ka buxhetin 70 milion euro dhe shërbimet mjekësore janë më të mira se te ne , fliste kryetari i opozitës së asaj kohe .
    Pasi mori pushtetin fill në vitin e parë rama e akordoi buxhetin për mjekësinë në 420 milion euro .
    120 milion euro i dha konçensionin Vilma Nushit ,ortakes së tijë . Si ka mundësi e ndodhin këto thoni ju ?! Sigurisht ky është kryehajduti i gjithë administratës shqiptare !

  14. Lili says:

    Ky nuk paska haber aspak per shendetsi e per kostet ne shendetsi edhe i duket vetja specialist per te kritikuar Ramen….
    Shendetsi falas nuk ka askkund kjo dihet ,po ajo qe dihet po ashtu eshte se ne cdo vend ku shendetsia eshte privatizuar, kostot e shendetsise jane bere te paperballueshme per shume paciente aq sa po krijojne nje katastrof sanitare edhe ne vendet perendimore nga heqja dore prej kurimit nga shume njereze sepse nuk e perballojne dot…OBama care eshte shembull se pse iu deshte shtetit me nderhy qe sistemi te jete ma i drejte.
    Ka shume variante per te ba shendetsine te perballueshme me koston sa ma te vogel per qytetarin, sistemi franceze eshte nje,sistemi britanik nje tjeter… ajo cka duhet eshte me vu prioritete tona ne shendetsi: cka luftojme,ku i shpenzojme paret e jo gjithe paret per kurim jashte te Vipave per semundje qe nuk kane prape se prape sherim,ku na vdesin femijet per nje insulin a nje antibiotic….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    可愛い ラブドール ダッチワイフのまつげを変える方法ダッチワイフをより魅力的にする方法ダッチワイフの歴史的背景についてOkSexDollのオーガナイザージャックはEANによって会われました

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje