Vrasja për një karikues, i riu ishte djali i vetëm i rekordmenit të njohur shqiptar

1 Gusht 2017, 17:19Politika TEMA

22-vjeçari Marv Mihali, që u vra mbrëmjen e djeshme pas një sherri banal me thika pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali.

Ky i fundit, që prej vitit 1983, mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).

Marvi i kishte blerë një celular 19-vjeçarit Dejvi Bitraj, por i kërkonte karikuesin, të cilin Bitraj nuk ia dha.

Fillimisht ai u konfliktua me fjalë fyese dhe sharje me 19-vjeçarin, dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij, 24-vjeçari Eugen Bitraj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.

Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj, 19 vjeç; Kridens Alla, 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

15 komente në “Vrasja për një karikues, i riu ishte djali i vetëm i rekordmenit të njohur shqiptar”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Mjere ajo familje cfare i ka ndodhe.
    Ketu duhet te kthehen patjeter denimi me vdekje
    Qe njerezit te mendohen mire kur te bejne nje krim.
    Ky brez eshte shkaterruar qe 20 vjec.
    Gjynah

    1. Lugati says:

      e bon fukaralliku+analfabetizmi…o firak i nderuar

  2. Si ne mesjet eshte atje….vriten per nji vije uji…per nji shikim per nji karikues 5 euro…..varini ne litar te behen shembull per te tjeret brez i degjeneruar

  3. .. says:

    Ngushellime familjareve…. eshte detyra Tone qe kete toke “te mallkuar” te mbushur me ligesi dje mekat, ta bejme Njerezore dhe te begate.
    Larg Injoramces, ligesis, mjerimit, shovinizmave, fanatizmave….eshte detyra Tone te promovojme Paqen, Tolerancen dhe Bashkepunimin.
    Jeta e nje njeriut nuk ka “meter” qe ta matesh, eshte e cmueshme sa gjithe bota.
    Zoti ti jap fuqi prinderve te djalit.

  4. Muhabiu says:

    Nuk eshte problemi te shkaku,problemi eshte me i thelle e ai eshte humbja e durimit te gjithesecilit.Kur humbet durimi nuk ka zgjidhje te lehta dhe te ndermjetme,por vetem te e fundit.

  5. Alban Dega says:

    TRISHTUESE….. LEMERITESE …!

    O Zot na i ruaj mendte e krese ! Amin !

  6. shigjeta says:

    Fieraku nga ferasi , denim me vdekje nuk ka dhe nuk do te kete kurre ,nuk te lejon europa , as kushtetuta jone , megjithate po te denohen me burgim te perjetshem , kur themi te perjetshem , te kuptohemi qe , per gjithe vitet qe i kane ngelur te pendeurit , te jete brenda , mos te dale kurre dhe per asnje arsye lehtesuese , atehere do ta kuptoi vete i pandeuri qe me mire tekish denim me vdekje ………………

  7. Arjola says:

    Keta cunat Bitraj jane fis kriminelesh, nga Laci, dy xhaxhalle i kane ne burg per vrasje te dy. Merren me te gjitha , paskan bere dhe femijet si vetjw kriminile.
    Mjere familja qe humbi djalim se ata do rrine ne bur me xhaxhain

  8. Organizoni di¢a per te kujtuar keta te rije qe vrien me menyre ¢njerzore o popull,
    ku eshte shoqeria e dikurshme ku priderit tane vetem me anen e mbiemrit njihnin 90% qytetit ku banonin,organizoni nje manifes per keta te rije,dje u vra per nje vije uji,ne nje f. ne durres po e njejta gje,mblidhuni rruges ku banonte i ndjeri che kerkoni me force
    Mjafte me me keta krime ¢njerzore,po zhdukemi si komb duke vrare njeri -tjetrin,ok krime kemi ne gjithe boten por JO te tille.
    Zoti i dhente force prinderve.

  9. manastiri says:

    Ngushellime familjes ….zoti ju dhente fuqi per ta perballuar kete fatkeqesi te madhe. Eshte e pa tolerueshme te iki ky yll ne lulen e rinise. Duhet kthyer urgjentisht denimi me vdekje .

  10. vlora.vlora says:

    Po su fut denimi me vdekje ,plehrat shqiptare do vazhdojne te vrasin se e dine shume mire qe do paguajne gjykatesin

  11. Eagle says:

    Nuk ka vend per shume komente, po si mund t’i shesesh tjetrit celular pa karikusin e tij!!!
    Dhe e vret per te mos i dhene karikusin!!!
    Sado te rinj te jene, keta jane si ata qe merrnin borxhe dhe i vrisnin per te mos ua kthyer kurre!!

    I shkreti djale, qe iu nderpre jeta ne kulmin e bukurise, te shkretet ata prinder!!!
    Vend pergjithmone i mallkuar!!

  12. Genci Shkoder says:

    Ngushellime per Pavllon, njeri i mrekullueshem, sportist klasi, shok i mire.

  13. Ngushellime says:

    Ngushellime Pavllos dhe familjes. E kam patur profesor. Djale i shkelqyer. Kjo eshte tragjedi. Nuk gjej fjale per ngushellim. Ju prefte shpirti ne pawe djalit.

  14. Hason pordha says:

    Ooo ju u shkerdhefshin nonat, grate, gocat e ca keni me prag shpia, o bythqira politikane. Bejeni ate mut Vetingu, se na cate trapin, keni 5 vjet vetem me llafe.
    Bejeni Vetingun o shkerdhata politikane, se po vritet populli per nje fjale goje, ngaqe eshte bo burgu si kotec pulash, vrasin per nje fjale goje e dalin nga burgu pa problem.
    Apo e keni lone ta boje Ilir Meta ne shtator?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje