Aksident i rëndë në Krujë/ Furgoni i mallrave përplaset me BMW, një i vdekur, katër të plagosur

5 Gusht 2017, 09:08Kronika TEMA

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në Thumanë të Krujës, një furgon mallrash, që drejtohej nga 38 vjeçari Z.T është përplasur me mjetin tip BMV me drejtues shtetasin V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i furgonit ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasit E.D. 34 vjeç, banues në Kukës, pasagjer në mjetin tip furgon.

Po ashtu janë plagosur edhe dy fëmijët e drejtuesit të BMË dhe nëna e tij F. M. 63 vjeçe. Të plagosurit sipas policisë, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje