Vasili i shqetësuar për qytetarët: Bilanc i rëndë lufte tragjeditë në plazhe dhe zjarret që po shkretojnë pasuritë. Kryeministri është turist

5 Gusht 2017, 17:02Politika TEMA

Për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Shqipëria është përpara një bilanci të rëndë lufte ku situata me zjarret dhe mbytjet e pushuesve në bregdetin shqiptar është e vështirë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryetari i LSI-së shkruan se kjo është vera më e rëndë për shqiptarët.

Ai ja faturon të gjithë problematikat e renditura kryeministrit të vendit Edi Rama të cilin këtë verë e konsideron si turist.

Statusi i plotë:

Flakë në kodrat e Ardenicës.

Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.

Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara.
Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.
Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.

5 komente në “Vasili i shqetësuar për qytetarët: Bilanc i rëndë lufte tragjeditë në plazhe dhe zjarret që po shkretojnë pasuritë. Kryeministri është turist”

  1. patozi says:

    ik ore bajge…jane akoma ministrat e tu ne mjedis, bujqesi dhe transpoert ore bajge.

  2. Voica says:

    A e kupton sa na e shpif sa here qe flet a shkruan. Dhe po e kthej nga ana tjeter… a e kupton sa b.q. e nxjerr veten dhe LSI me keto deklarata te perditshme… Ti mendon se ben mire!?
    Iliri, Monika dhe ti do ta kuptoni se sa mire beni kurdo qe do behen zgjedhjet e ardhshme, per lokale a parlamentare te jene….

  3. fad says:

    Po ju cfare p… somes boni or bajg, ku I keni ministrat e tu qe jan enkas per kete pun.

  4. Franci says:

    Ky eshte nje burre plehre,funderrine e politikes shqiptare.

  5. zani partizani says:

    Shko ti shuash ti me shurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje