FOTOT/ Policët shqiptarë marrin në "dorë" trafikun në Maqedoni, patrullojnë rrugët e Strugës...!

7 Gusht 2017, 20:46Rajoni TEMA
FOTOT/ Policët shqiptarë marrin në "dorë" trafikun

Punonjës të policisë shqiptare prej një muaji patrullojnë rrugët e Strugës në Maqedoni në kuadër të bashkëpunimit mes policive të të dy vendeve.

Po njësoj, në Sarandë janë policë nga Maqedonia të cilët kontrollojnë automjetet e këtij shteti.

Fotot e siguruara nga Shqiptarja.com janë të efektivëve shqiptarë të cilët në bashkëpunim me ata maqedonas, kontrollojnë automjetet përgjatë rrugës së plazhit në Strugë.

Ky qytet por edhe Ohri, frekuentohet nga shumë pushues nga Shqipëria të cilët zgjedhin ujërat e liqenit për të kaluar pushimet.

Një marrëveshje e tillë bashkëpunimi policor, funksionon edhe me Kosovën prej disa vitesh, ku policët patrullojnë “Rrugën e Kombit” dhe disiplinojnë trafikun e automjeteve.

1 komente në “FOTOT/ Policët shqiptarë marrin në “dorë” trafikun në Maqedoni, patrullojnë rrugët e Strugës…!”

  1. Raimond vlonjati says:

    Kjo eshte karagjozllek

    Pse duhet te jete ky lloj bashkepunimi policor sikur jemi ne te njejtin shtet ?
    Ca esht kjo, Jugosllavia e Re qe ka premtuar Rama ?
    Kete dreq , po e perdor Markel si Lolo per te promovuar politkat e Serbise

    C’eshte ky justifkim banal, dhe i neveriteshem ne perpjekjen qe ben per te na hedhur hi syve ,se policet vijne meqe kemi pushues nga dy vendet respektive ?

    Po per pushuesit polake do vijne police polake more rilidnas te vonuar ?
    Po per pushuesit turq , se edhe shqiptare shkojne atje edhe turq vijne ne Shqiperi, do vijne police turq ?

    Ne me kete llogike qe thote ai “atletiku i Podgorices ” i bije qe te sjellim ne Shqiperi gjithe policet e botes
    Te fyen intelektin e prapanices nga menyra se si mundohet te genjeje ai deficenti i gjate
    Nivel i ulet fare

    Nga gjithe shtetet e ish Jugosllavise vetem Kroacia esht me miqesore ndaj nesh.
    Por cudia eshte se ky Timonieri i madh nuk behet me Kroacine por behet me shtetet qe kane vrare e kane therur shqitpare deri tani vone , sic jane Serbia dhe Maqedonia
    Apo ky behet mik i ngushte me keto shtete kriminale, sepse ky eshte patriot i madh .hahahahahaa
    O ca spiuni i neveriteshem i ketyre shteteve ballkanike anti-shqitpare esht ky dreq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje