Prof. Dr. Alfred FRASHERI,
Prof. Dr. Selam MEÇO,
Prof. Ass. Dr. Jorgo VLLAHO
Në kuadrin e riorganizimeve dhe ndryshimeve që mund të bëhen (e sigurisht që do të bëhen) në kuadrin e formimit të Qeverisë së Re, nuk do të ngelet jashtë kësaj reforme edhe SHGJSH. Qëllimi dhe mendimi i autorve të këtij shkrimi është që SHGJSH të forcohet dhe të përmirësohet, me piksynim shërbimin sa më të mirë e më të plotë ndaj ekonomisë së vëndit.
Siç dihet toka dhe nëntoka shqiptare janë shumë të pasura në minerale nga më të ndryshmet si edhe ato sipërfaqësore si ujrat, pyjet e shumë të tjera. Gjatë periudhës së tranzicionit, për fat të keq këto pasuri nuk janë vlerësuar si gur themeli për ekonominë shqiptare dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj
Në një propozim të kohëve të fundit të bërë nga studjues të UET kërkohet që SHGJSH të zëvëndësohetnga nje Agjensi-për menaxhimin e pasurive Gjeologjike, që për mëndimin tonë do të ishte krejt e pa pranueshme dhe e dëmshëme.. Kjo do të thotë që Institucioni Shkencor i SHGJSH – së, i cili për vite e vite me rradhë ka projektuar, organizuar e realizuar zbulimin dhe shfrytëzimin e shumë llojeve të mineraleve të dobishme të zëvëndësohet nga nje “dyqan menaxhimi”. Kjo është padyshim krejt absurde e madje, do thoshim pa hezitim,kriminale. Po e theksojmë qysh në fillim se SHGJSH, sipas ligjit në fuqi, është këshilltar i shtetit, projekton, organizon dhe realizon kërkimi-zbulimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme, vlerëson rezervat e zbuluara dhe i dorëzon për shfrytëzim në organet kompetente, pra ështëi një institucion shkencor, këshillimore organizues për qeverinë. Nëqoftësë autorët e matarialit të botuar ne Gazetën MAPO do të kishin pak njohuri mbi pasuritë minerale të Shqipërisë dhe se çfarë përfaqëson SHGJSH – ja, nuk mund ta bënin një propozim kaq naiv, mëndje lehtë dhe të mbrapshtë. Mineralet e dobishme janë pasuri nëntokësore dhe nuk ka term teknik e shkencor “pasuri gjeologjike”, do të na qeshë bota.
Po të marrim një shembull siç është ai i hidrokarbureve , por edhe i mineraleve të ngurta, është dhe ka qënë detyrë e gjeologve shqipëtarëve, pra e SHGJSH – së ti zbulojë këto rezerva dhe ti vërë në shërbim të ekonomisë së vëndit . Dhënia si monopol në duart e shoqërive të huaja, do të ishte e pakta vetvrasje, Buxheti i shtetit do të ishte i mangët (sic po ndodh sot me industrinë tone të naftës) si edhe shteti rreikohej të mbetet pa gjakun e industrise.
Parrulla e viteve 60’-80’. që nuk ka të bëjë më komunizmin, e titulluar : te mendojmë për naftën si edhe për bukën” përfshiu mëndjen dhe zemrat e të gjithë armatës së gjeologve shqiptarë. Mbas çlirimit të Shqipërisë (29 nëntor 1944) kërkimi dhe zbulimi i naftës dhe i gjithë llojeve të tjera të mineraleve u vu në themel të zhvillimit ekonomik. Natyrisht që ky zhvillim do shkonte parallel me përgatitjen e të gjitha specialiteteve e specialistëve të Gjoshkencave. Me këtë rast duam të theksojmë se gjeologjia e Shqipërisë ndodhet brënda territorit shqiptar dhe pa frikë mund të themi se ajo është shkencë albnologjike, po, po shkencë albanologjike…sigurisht kjo vlen për ata që e kuptojnë dhe duan ta kuptojnë. Në Shqipëri për të kërkuar e realizuar kërkimet gjeologjike u ngritën institute të shumta shkencore si psh. Instituti i Kerkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike të Naftës e Gazit në Fier, Instituti i Studimeve dhe projektimeve Gjeologjike në Tiranë, Instituti i Studimeve e projektimeve Teknollogjike në Patos e shumë institute të tjera. Fshirja e ketyrë institucioneve me një të rënë të lapsit nga zyrat e ndryshme ministrore, ka qënë (për të mos thënë më shumë) një nga veprimet më të rënda që dëmtoi në radhë të parë ekonominë shqipare. Me fshirjen e këtyre instituteve u prish gjithshka, jo vetëm infrastruktura ekzistuese, por ajo shkaktoi largimin nga vëndi të specialistëve më të mirë të të gjitha fushave (gjologë, gjeofizikanë, specialistë të fushave të ngushta si gjeokimstë, paleontologë, petrografë e shumë të tjerë), specialitete këto që përbëjnë një nga pasuritë më të mbëdha të kombit.
Të gjithë gjeologët shqiptarë e sidomos ata të viteve 60’ – 90’ bënë një punë kolosale jo vetëm brënda vëndit, por edhe në arenën ndërkombëtare duke e bërë gjeologjinë krahinore të Albnideve ( strukturave gjeologjike të Shqipërisë) jo vetëm të njohur ndërkombtarishr por edhe një territot kyç për të kuptuar tërë gjeologjine e brezit Mesdhetaro – Alpin, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Kolegët e UET do ti pyesnim a e kini idene se çfarë është prodhuar në Shqipëri bazuar në kontributin e gjeologve shqiptarë, pra të SHGJSH – se të cilën ju doni ta ktheni thjesht në një palo agjensi, po ju a themi këtu më poshtë:
:- 1.007.000 ton /v baker/(1984),
– 960.000 ton/v kromite(1984) duke zënë vëndin e tretë në botë për frymë të popullsisë,
– 2.250.000 ton/v naftë (1973),
– 2.010.000 ton/v qymyre (1984).
Deri në vitin 1990 u nxorën 49.5 milion ton nafte, rreth 12 milionn m3 gaz dhe 47 milion ton qymyre.
Kërkimet gjeologjike gjeten, zbuluan dhe vunë në dispizicion të ekonomisë shqiptare sasi të mëdha të rezervave të mineraleve të dobishme. Mjafton të përmendim se ka lënë 458 milion ton rezerva nafte. Vendburimet e treguara më lart, i kanë dhënë ekonomisë shqiptare para viteve ’90: 50 milion tonë naftë, rreth 12 miliardë meter kub gaz natyror, 21 milion tonë kromite, 20 milion tonë mineral bakri, 18 milion tonë mineral hekur-nikeli, 47 milion tonë qymyre, milionë tonë lëndë industrial, ujë, etj. Vetëm mineralet e bakrit dhe të kromit i kanë dhënë ekonomisë shqiptare 2,28 miliardë USD. Industria minerare dhe e naftës i kanë dhënë ekonomisë shqiptare 450 milion USD/vit.
Sigurisht të nderuar kolegë, Ju nuk mund ti dinit këto të dhëna, port të paktën mos flisni dhe mos rekomandoni për gjëra që nuk i dini, sepse eshtë më e ndershëme te heshtin , aqë më tepër për ata që e quajnë veten me tituj e grada shkencore.
Në punën kolosale që është bërë nga i gjithë komuniteti i gjeologve shqiptarë, përfshi edhe brigadat e famshëme të shpimit të puseve të thellë të naftës, mjafton të kujtojmë se , është arritur te shpohen puse deri në 6,700 metra te thellë dhe deri 600 mijë metra linear në vit shpime të cekta për kërkim – zbulimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta. Bazuar në këto të dhëna (por edhe në shumë të tjera që nuk mund të përmënden këtu) rezulton se gjeoshkenca shqiptare ka qënë e mirënjohur dhe e mirëvlerësuar në vend edhe në arenën ndërkombëtare.
Nëse duam që të bëjmë diçka të mirë e serioze në fushën e gjeoshkencave, jo vetëm duhet të hedhim poshtë mendimin për zëvëndësimin e SHGJSH – së nga të ahruquajturat agjensi, por të fillohet urgjentisht nga hartimi i një strategjie kombëtare për rritjen e cilsisë së studjueshmërisë shkencore për kërkim zbulimet e vendburimeve të naftës dhe gjithë mineraleve të ngurta. Për hartimin e kësaj strategjie duhet të angazhohen specialistët më të mirë shqiptarë dhe të mos përzihen në këtë punë militantët apo politikanët e ndryshëm sepse nuk është profesioni i tyre.
Shoqëritë apo kompanitë e huaja, sado prestigjoze të jenë, vetëm kanë shfrytëzuar ato rezerva që janë zbuluar nga SHGJSH – ja.. Në këtë kuadër gjejmë rastin të vëmë në dukje se shumë shkencëtarë të huaj, që kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit apo edhe kanë bashkpunuar me gjeologët shqiptarë, në hapat e parë të tyre në Shqipëri, kanë qënë totalisht të pa informuar për ndërtimin gjeologjik të Albanidëve. Vetëm me shoqërimin dhe guidën e specialistëve shqiptarë janë future mandej në ‘brazdë’. Strategjia për të cilën bëjmë fjalë, duhet të jetë në radhë të parë në qëndër të vëmëndjes së shtetit shqiptar. Fatkeqësisht, organet e ndryshme shtetërore kujtohen se ka shërbim gjeologjik vetëm atëhere kur kanë ndodhur përmbytje, rrëshqitje të mëdha dherash, rrezikim digash pasoja, nga tërmetet etj., por jo në kohë paqeje.
Shërbimi Gjeologjik shqiptar duhet të jetë një drejtori qëndrore në kuadrin e kësaj strategjie.
Administrativisht kërkimet gjeologjike janë drejtuar ose nga Shërbimi Gjeologjik ose nga ALBPETROL (në vitet e tranzicionit) për problemet e naftës. Këto institucione kanë luajtur dhe duhet të luajnë rol vendimtar në kërkimin, zbulimin dhe llogaritjen e rezervava si të mineraleve të ngurta, ashu edhe të naftës e gazit. Ajo që u zhbë, që u prish gjatë të ahtuquajturave terapi shok sigurisht që është e vështirë të ringrihet me njëherë, por sidoqoftë më mirë von se kurrë.
Të gjitha shtetet e botës,kanë dhe financojnë fuqimisht Shërbimin Gjeologji në vëndet e tyre dhe SHGJ SH – ja jonë (sigurisht për punën që ka bërë dhe bën) është zyrtarisht antare e denjë e shërbimit gjeologjik europian
Propozimi i bërë nga profesorët e asociuar të UET në kuadrin e të ashtuquajturit “shtet i vogël”çon në shkatërrimin e kërkimit të vendburimeve të mineraleve të dobishëm xeherore dhe naftes duke çuar në vdekjen e prodhimit shqiptar në të ardhmen. Të “nderuarit” profesorë të asocuar të UET bëjnë mirë të lexojnë pak edhe te Wikipedia dhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe të shohin në se bota ka ndonjë faqe për “agency” tekniko-shkencore ku projektohen dhe kryhen kërkime shkencore e prodhimi?, sigurisht që nuk do gjejnë një gjë të tillë.
Ne, autorët e këtij shkrimi (por edhe shumë të tjerë si ne) i kemi kushtuar gjeologjisë tërë jetën tonë jo vetëm në terren, jo vetëm nëpër laboretore, por edhe si pedagogë në fakultetin e Gjeologjisë dhe minierave, i cili duhet të jetë çerdhja e kuadrit të brezave të ardhshëm. Për pasojë e njohim mirë se çdo të thotë kërkim shkencor.
` Ne i bëjmë thirrje qeverisë së ardhëshme dhe direkt kryeministrit RAMA, që Shërbimi Gjeologjik jo vetëm të mos dëmtohet, por përkundrazi të forcohet, të financohet më mire, të perfeksionohet dhe të ndihmohet për të realizuar të gjitha kërkesat që ka dhe do të ketë ekonomia shqiptare.
Tiranë, 31.07.2017
Edhe une mbeshtes thirrjen e pedagogeve te mi te nderuar. Por do te evidentoja edhe konsiderata personale per ceshtjen e modifikimit te pozicionit te Sh. Gj. Sh.
1. Egzistojne nevoja per rregullime te pozicionit dhe atrbuteve te strukturave shteterore qe ndihmojne shtetin shqiptar ne realizimin e misionit te administrimit te pasurive minerale te nentokes dhe mbitokes.
2.Strukturat duhet te persosen e drejtohen mire e jo te shuhen e shkaterrohen.
3. Keto struktura duhet te mbeshteten me financime te siguruara nga aktiviteti i tyre ne emer te shtetit por edhe nga te ardhurat me pale te treta. Ato nuk duhet te vegjetojne duke perdorur fonde buxhetore.
4. Grupi i UET duhet te deshmoje se kush eshte porositesi i “studimit te tyre”e kush eshte financuesi pasi ata nuk shkruajne asnje fjali pa pagese.
5. Studimi i tyre mund te merret ne evidence por jo ne konsiderate. Per te kuptuar se sa e veshtire eshte shkenca e gjeologji gjeofizikes mjafton te evidentojme faktin se sado informal eshte niveli i univetsiteteve private asnje prej tyre nuk “guxoje” te prodhonte inxhiniere te fushes minerare prandaj larg duart e pista nga kjo industri.
6. Do te propozoja qe qeveria te ndermerte reforme me permbajtje sipas rregullave te ekonomise se tregut dhe mbrojtjes te interesave te shtetit dhe jo hapje e mbyllje institucionesh pa kurfare idesh.
Kastriot
Me vjen keq o professore
Po’ kush ju pyt ju para katunari naim labinot qili.
Me vjen keq o professore
Po’ kush ju pyt ju para katunari naim labinot qili.
Po ku ja kane idene kasaj pune ataani te tre profesoret e uet, 30 vjec me doktoratura, direkt petagoge asnje dite pune ne terren dmth eksperte online….
Po mi shoqe, ne jemi…?
Keta qe Kane shkruar nuk jane ‘expert on line’ por Jane vertete Proffessore me plot kuptimin e fjales, Professore te terrenit, te kerkimit dhe te mesimit.
Respekt pa fund per ta dhe te gjithe pedagoget e Fakultetit Gjeologji Miniera, ndihem me fat dhe krenare qe kam qene nxenese e tyre. Lexova cdo fjale dhe shqetesim dhe shpresoj qe qeveria, shteti dhe populli ti degjoje dhe te reagoje.
“PEDAGOG”, dhe jo “petagog”, o analfabet “online”!
Thuajni me se te larte profesore te nderuar. Projekt kriminal qe nisi me shkaterrimin e gjeollogjikut vite me pare. Shtetit nuk i duhen statistikat per gjendjen reale te pasurive kombetare dhe shfrytezimin e tyre ne sherbim te shtetit. Shteti i sotem eshte krimineli qe po e perdor shtetin per ti grabitur vete shtetit pasurine qe i takon Shqiptareve. Atyre ju interesojne te fshihet cdo lloj studimi apo informacioni i sakte per gjendjen reale te pasurise mirerare. Do ta kene me lejte ti shesin sipas qefit te xhepit te tyre. Grabitje e llogaritur. Shqiptaret nuk do kene kurre me te dhena te sakta per pasurine kombetare.
Po u be dhe kjo atehere ketu ka marre fund cdo gje.
Thirrja e profesoreve te shquar te shkencave te gjeologjise, eshte nje thirrje e atyre qe i a kushtuan jeten pikerisht kerkim-zbulimit te pasurive te nentokes, qe kane mbajtur ne kembe ekonomine e vendit per dekada te tera, te cilet edhe pse ne pension, i u dhimset pasuria e ketij vendi. Edhe une, si koleg i tyre, por dicka me i ri se ata, mbasi i kam patur edhe profesore, edhe kolege. Jam teresisht ne nje mendje me shkrimin e tyre, mbasi edhe une kam shkruajtur per keqmenaxhimin ketyre pasurive, vecanerisht te naftes e te gazit nga te gjitha qeverite e pas ’90-es, perfshi edhe kete aktualen! I bej thirrje Kryeministrit, te reflektoje dhe te mos lejoje qe te ndodhe ky transformim skandaloz, si dhe te marre ne dore pasurite strategjike, si mineralet dhe nafta.
Sigurisht qe bashkohem me thirrjen e profesoreve, por nje gje nuk po arrij te kuptoj!!! Clidhje ka UET me gjeologjine?
Lidhja qendron tek Stuhia e Koncesioneve qe do te vershoje mbas keti “Studimi” te UET. Ky duket se eshte i porositur, nga qeveria per te manipuluar opinionin me zhurmen rreth temes. Qeveria e do rrugen e shtruar ose te pakten do nje zhurme mediatike rreth ceshtjes, keshtu qe neser mund te thone: e mbani mend qe u be edhe studim edhe debati. Dhe vetem mbas keti procesi beme me te miren!
Dhjetra miliona dollare do kanalizohen ne xhepat e nje grushti njerezish. Daj Rama, Lalai Eri, kushuri Tahiri, baxhanak Ahmetaj, fis Gjinkuri do shperndajne ca therrime edhe per bythrlepiresit ministra, ca shefa agjencishe, e keta te fundit do shperndajne ca therime per rrethine e trete e keshtu me rradhe… dhe populli me gisht ne goje do shikoj si zbrazen pasurite publike ne sherbim te disa privateve.
Ka vite qe me preokupon gjendja e industrise minerare ne shqiperi. Jam nje inxhinier markshajder I dale nga dyert e ketij fakulteti dhe i kuptoj ne thelb ish profesoret e mi por nuk arrij te kuptoj :si ka mundesi qe pas me shume se 25 vjet ekonomi tregu nuk eshte kuptuar akoma rendesia strategjike e kesaj industrie dhe vazhdon te mos investohet, madje do thoja te shkaterrohet. Punoj prej reth 22vjet ne itali ne nje kompani qe merret me prodhimin e materiale e aerospaziale dhe lenda e pare vazhdon te Jete edhe sot ne 2017 crom, baker, hekur, Nikel dhe lidhjet e Tyre. Mendoj se nuk ka me kohe per te humbur ne nje vend qe si mungon asgje madje do thoja jemi edhe me prepara edhe prej vendeve evropiane nga pikpamja è specialisteve dhe nuk kemi nevoje per te ashtuquajturat agjensi te huaja. Jemi ne gjendje te mesojme boten dhe jo te sigurohemi prej agjensive te Tyre.
UET ka shprehur mendimin e qeverise duke dashur te tatoje pulsin tuaj!
Te gjithe sundimtaret demokratike qe kane sunduar Shqiperine keto 27 vjet, ASNJERI NUK KA PUNUAR PER SHQIPERINE DHE TE ARDHMEN E SAJ!
VIDH TE VJEDHIM-kjo ka qene motua e tyre!
Mbeshtes edhe une kete leter te hapur te tre profesoreve te nderuar te Gjeo-shkences drejtuar Qeverise e KM, z. Edi Rama!
Une po perserise ketu edhe nje here mendimet e shprehura ne lidhje me ri-ngritjen e Institutit te Naftes, qe jane te lidhura me shqetesimet e kesaj letre:
“Diskutimi per kete teme te rendesishme per ri- hapjen e Institutit te Naftes ka vlere, por problemi eshte ne rradhe te pare si te organizohet e te vilen frutet e ketij diskutimi!
Per kete mendoj se mund te hapet nje ankete per dhenie mendimesh e opinionesh nga nje komision apo grup pune prane ministrise perkatese te Energjitikes. Kjo ankete mund te behet online – njesoj sic eshte ta zeme ky portali i Armates se Naftetareve – ku ne po shkruajme.
Ky grup pasi t’i mbledh keto opinione te paraqese nje raport / propozim per modelin apo statusin e ketij instituti, bazuar ne rradhe te pare edhe nga puna hulumtuese e vete ketij grupi duke shfrytezuar modele te instituteve te vendeve te tjera ne bote.
Dhe gjithashtu ai grup mund te organizoji edhe ndonje konference/simpozium kombetare per kete teme.
Ne menyre te pergjitheshme une po jap disa mendime, pervec atij qe sa shpreha:
1- Duhet te dallohet dhe te mos dublikohet apo interferohet shume detyra e statusi i ketij instituti me Agjencine kombetare te Hidrokarbureve. Kam parasysh ketu qe qellimi eshte i perbashket – perfaqesimi dhe mbrojtja e politikave e strategjive te zhvillimit te hidrokarbureve per interesat e vendit – sidomos ne kushtet e koncensioneve aktuale ne nafte, – ndersa dallimi midis tyre do te jete ne aspektet qe ato duhet te mbulojne: (dihet kjo por veç e kujtoj): Agjencia kombetare e Hydrokarbureve (AKH apo AKBN) mbulon anen legjislative dhe kontrolluese te gjithe aktivitetit ne Nafte, ndersa Instituti anen teknike te zhvillimeve ne nafte – dmth nepermjete studimeve konkrete te percaktoj apo ndihmoj AKH dhe shtetin se cfare politikash dhe orientimesh perspektive duhen ndjekur per keto zhvillime ne fjale!
2- Problemi i konçensineve ne Nafte : mendimi im: kriteri baze ne marrjen e vendimeve per nje konçension jo vetem ne Nafte, por kudo ne fushat e tjera te ekonomise apo te sherbimeve duhet te jete: jep me konçension nje bizness qe ti si shtet nuk je ne gjendje ta besh! Por per kete duhet ta besh publike argumentimin pse nuk je ti o shtet ne gjendje ta besh !( se per ndryshe ka burim te pasterte korrupsioni) -ky pra eshte percaktimi im klasik i pergjithshem per kriterin e dhenies se konçensionit!
Po ta shohim se si eshte zbatuar ky kriter ne Nafte – del shume i qarte qe: dhenia e konçensioneve per blloqet e detit apo te blloqeve ku pritshmeia e zbulimit te naftes eshte me kosto te madhe dhe jashte kapaciteteve teknike e financiare te shtetit – ka qene e drejte. Dhe kupetohet gjithashtu lehte se me kete kriter – dhenia e koncensioneve per vendburimet ekzistuese (Marinze, etj,) – ku te huajte e kane marre llokum- dhe ku mundesite e shfytezimit te tyre kane qene te mundshme – eshte gabim i madh ekonomik
3- Per te organizuar sa me drejte Institutin e ri te Naftes – duhen marre parasysh gjendja ekzistuese e institucioneve ekzistuese – si Gjeoshkenca – apo SHGJSH! – ne menyre qe te mos kete dublim detyrash!
4- Gjithashtu duhet marre parasysh organizimi i bazes teknike te ketij instituti ku futen: personeli teknik, baza laboratorike e te dhenat teknike (fondi i informacionit teknik – ri organizimi i ketij informacioni me teknollogjite e softwaret moderne).
Ne rritjen e cilesise se personelit teknik mund te aktivizohen ata specialiste shqipetare emigrant qe kane punuar e marre eksperience perendimore ne nafte gjate gjithe kesaj periudhe te demokracise.
Keto ishin disa mendime te pergjitheshme (“shpejte e shpejte”) – se per detaje e mendime me konkrete duhet punuar ne kete drejtim!
Mbase duhen stimuluar nga ai grupi i punes (ne Ministri) qe permenda – njeres qe kane eksperience perendimore, qe mund te shfrytezojne me lehte literaturen ne kete drejtim, etj.”
UET eshte nje organizem privat qe ofron leksione me pagese, pa asnje lidhje llogjike me shkencat e sakta.
Si i tille, cdo orvatje tej fushes se tij te shitjes se dijeve ne fushen e studimeve shoqerore, nuk ka vlere.
Plotesime: SHËRBIMI GJEOLOGJIK SHQIPTAR DHE KONTRIBUTI I TIJ PER EKONOMINE SHQIPTARE
Sot propozohet në “Policy Paper” të studiuesve të UET për të ashtuquajturin “Shtet i vogël”, që institucioni Shërbimi Gjeologjik Shqiptar të shnërrohet në “Agjenci për Manaxhimin e Pasurive Gjeologjike”. Pra, institucionin shtetëror që projektonte, organizonte, realizonte kërkimet e vendburimeve të mineraleve të dobishme, të shndërrohet në realitet në një “dyqan” që “manazhon” pasuritë nëntokësore dhe ky hyjnë e dalin klientët për zhvatjen e rezervave të tyre, që Shërbimi Gjeologjik Shqiptar i ka zbuluar në dhjetravjeçarë.
Shqiotarët qysh në lashtësi njihen për vlerësimin, nxjerrjen dhe shkrrjen e mineralëve metalorë. Eshtë i dëgjuar fisi i pirustëve në lashtësi, minatorët e serës së Selenicës, etj.
Për rëndësinë jetike të kërkimit dhe nxjerrjes së naftës, gazit dhe të mineraleve të ngurta nē Shqipëri kanë folur, shkruar dhe punuar shqiptarët ndër dhjetra vjeçarë. Rilindasi i madh Sami Frashëri, nē librin e tij “Shqipēria, ç’ka qēnē, ç’ ēshtē dhe ç’do tē jetē” (1899), ku shkroi “Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith’ anët e Shqipërisë e të nxirrenë kudo të gjendenë….. Në kryeqytet të Shqipërisë, përveç shkollave të dyta e të tretat do të jetë një gjithmësime (Universitet)….një këshillë diturie (akademië) duhet të jetë në kryeqytet….për të shpënë përpara dhe shkronjënë, istorinë, dhekërkonjënë (gjeologjia), metalet e të tjera punëra të Shqipërisë…..”. Për të realizuar zhvillimin e Shqipërisë, Sami Frashëri kërkon të “…krijohet një universitet, i frymëzuar me shkencat aplikative….Fakulteti i inxhinjerisë duhet të përfshijë të gjitha specialitetet…Ky institut i lartë, do të krijojë kulturën shqipëtare dhe shtatmadhorinë intelektuale të kombit tonë.”
Në vitet njëzet-tridhjetë u zbuluan dhe filloi nxjerrja e naftës në Kuçovë, e mineraleve të bakrit në Rubik dhe pak më vonë edhe nxjerrja e kromit ne Bulqizë, Kam Tropojë, miniera e qymyrut në Mborje Drenovë dhe në Kërrabë, etj.
Rruga e ndjekur për zhvillimin ekonomik nga shtetet e përpruar të Europës, që zhillimin ekonomik e kishin arritur mbi bazën e prodhimit të të mirave materiale, si edhe mësimet e rilindasve tanë, u vunë nē jetē vetëm pas çlirimit tē vendit në 29 nëntor 1944, kur shteti shqiptar, kērkimin dhe nxjerrjen e naftēs dhe mineraleve tē tjerē tē dobishēm i vlerësoi si pērparēsi, gur themeli i zhvillimit tē qēndrueshēm tē ekonomisē shqiptare. Veçanërisht parrulla e viteve gjashtëdhjetë-tetëdhjetë “Të mendojmë për naftë si edhe për bukën”, që hodhi shteti shqiptar pas çlirimit të Atdheut, e cila nuk ka të bëjë me komunizmin, por me mënçurinë dhe atdhedashurinë, le të shërbejnë për strategjinë që duhet të hartohet. Ky zhvillim shkoi krahas edhe me formimin e specialistēve tē degēve tē ndryshme tē gjeoshkencave dhe minierave. Në vitin 1951 u diplomuan teknikët e parë gjeologë në Politeknikumin 7 Nëntori. Në vitin 1951-1952 u kthyen nga studimet jashtë shtetit inxhinierët gjeologë dhe të minierave. Në vitin 1957 u diplomuan inxhinierët e parë gjeologë nga Instituti Politeknik i Tiranës. Nga viti 1957 deri në vitin 1990, në Faklultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave u diplomuan 22,732 inxhinierë gjeologë, gjeofizikë, miniere dhe të naftës, të cilët punonin në industrinë minerare dhe atë të naftës. Në vitin 1957 u diplomua kandidati i Shkencave i pari në vendin tonë në fushën e gjeologjisë, profesori ynë i mirënjohur Injac. Gj. Ndoja, duke ha[ur rrugën e formimit të shkencëtarëve. Gjatë një periudhe relativisht të shkurtër, kryesisht në vitet pesëdhjetë, u ngritën ekspeditat gjeologjike, gjeofizike, brigadat e shpimeve të puseve të cekët dhe të thellë të naftës dhe gazit. U ngritën Ndërmarrjet Gjeologjike në Bajram Curri, Kukës, Pukë, Shkodër, Rubik, Peshkopi, Tiranë, Korçë, Pograde, Gjirokastër, Ndërmarrja e Shpimit të Puseve të thellë në Patos, Ndermarrja e Nxjerrjes së Naftës në Patos dhe degët e tyre në Kuçovë, Ndërmarrja e Naftë-Gaz-Bitumit në Vlorë, tre Ndërmarrje gjeofizike në Fier, Patos dhe Tiranë, laboratorët për analizat kimike, mineralogjike etj., si edhe ndërmarrjet minerare pranë minirave.
Kur u ngrit kjo industri komplekse madhështore e kerkimit dhe nxjerrjes së mineraleve të dobishme, për të zgjidhur detyrat shkencore te saj dhe për ta cuar përpara prodhimin, u ngritën institutet shkencore: Instituti i Kërkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike të Naftës e Gazit Fier, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Teknologjike të Naftës dhe Gazit Patos, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë Tiranë , Instituti Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Teknologjike të Mineraleve Tiranë, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Minierave Tiranë.
Të gjithë brezat e gjeologëve, gjeofizikanëve, gjeokimistëve, mineralogëve, petrigrafëve. Paleontologëve, stratigrafëve etj., nga më të vjetërit e deri tek ata më të rinj, me pasion, këmbëngulje, vullnet e disiplinë, me sakrifica, realizuan detyrat e tyre, zhvilluan gjeoshkencat shqiptare, dhanë kontribut të shquar në kërkimet e vendburimeve të naftës dhe të gazit (Marinzë, Arrëz, Kallm-Verri, Cakran, Mollaj, Amonicë, Divjakë, Frakull, Povelçë, Currila Durrës-det, etj.), të shumë vendburimeve të bakrit ( Kurbnesh, Spac, Gjegjan, Tuçi lindor, Kaçinar, Qafë Bari, Palucë, Lak Roshi, Munellë, Golaj-Nikoliq, Palaj-Karmë, Perlat, Rehovë, etj.), të shumë venudbrimeve të kromiteve (Bulqizë – Batër, Thekën, Shkallë, Krastë, Kalimash, Kepenek, Vlahnë, Ragam, Pojskë etj.), qymyre (Alarup, Mëzez, Mushqeta, Valias, Memaliaj, etj.) dhe mineraleve të tjerë të dobishëm bokside, azbest, bitum, matriale ndërtimi, argjila, rëra, zhavorre, cakëll etj., në studimet gjeologjike-gjeofizike krahinore të Albanideve dhe e bënë të njohur atë tej kufinjve të vendit. Janë me dhjetra artikuj të botuar në periodikun shkencor ndërkombëtar dhe të referuar me sukses nga gjeoshkencëtarët shqiptarë, në forume shkencore madhore ndërkombëtare, duke u renditur midis ambasadorëve më të mirë shqiptarë në komunitetin ndërkombëtar.
Pēr tē argumentuar kapacitetet që arriti industria shqiptare e naftēs e gazit dhe ajo minerare mjafton tē pērmendim prodhimin maksimal tē arritur nē vit, të cilat janë vemdosur në artikullin e venë në internet nga gazeta.
Shqiptari e ka vleresuar rendesinw e pasurive nentokwsore dhe ka punuar per nxjerrjen e tyre historikisht. Por, ka një cerek shekulli që po ecim në të kundërt dhe fatkeqesisht, po dalin projekte per të ecur përsëri në të kundert ne te ardhmen, pavarësisht shkatërrimit të ekonomisë shqiptare.
Prandaj edhe më erdhi shumë keq, që shkrimi i ynë nuk gjeti vend në faqet e shtypura të gazetës TEMA por vetem ne formatin digital në internet.
Alfred FRASHËRI
Kur lexoje artikullin e shkruar nga tre profesoret e nderuar me dridhet trupi se si kane guximin qe te dal propozimi per ta kethyer shrbimin gjeollogjik shqiptar ne nje agjensi. Kjo eshte e tmerreshme. Une nuk nisem nga vlersimi se keta tre auore te nderuar kane punuar tere jeten e tyre por ky eshte nje problem madhor qe ka te bej me fatet e atdheut, me te ardhmen e tij dhe te brezave qe do vijne. Deshiroje qe jo vetem Rama por edhe forcat opozzitare te jen ne nje pike dhe ta vendosin sherbimin gjeologjike shqiptar ne nivelet e kohes dhe te jet nje ndihmes i vecante i cdo qeverie qe do vije ne pushtet per te miren e vendit per te miren e kombit. Si do te konkurohet me firmat e huaja , si do te jepen kuadrate kerkimi apo shfrytezimi te pasurive te nenetokes pa nje vlersim shkencor dhe te kualifikuar te Sherbimit teknik e gjeollogjik te vendit tone. Cfarte do bejme do jua japim te huajve falas pasurit tone dhe nuk do jemi ne gjendje ti kontrollojme se sa nxjerrin dhe sa fitojne ne menyre qe te paguajne 100% kontributin e tyre ne arken e popullit shqiptar. Kush do ti bej keto pune.
Personalishte do te mendoja qe ky problem do te vleresohet sic duhet dhe sherbimi gjeollogjike do gjeje vendin qe meriton per zhvillimin e ekonomise se vendit tone. Nisma e profesoreve te nderuar jo vetem duhet mbeshtetur por duhet te ingranohen sa me shume per te patur nje sherbim gjeollogjik kombetar dhe nen kujdesin e drejteperdrejte te qeverise. Fatekeqesishte duke qene larg dhe mospatjen e mundesive te ingranohemi me kete pune po permend vetem nje fakt cfare behet me pasurit kombetare te vendeve me te zhvilluara ne bote sic eshte Amerika. Ta zeme se do nxjerresh nafte. Nafta nuk nxiret nga shteti por i perket shtetit. Ne fillim si kompani private do aplikosh dhe maresh lejen qe te nxjerresh nafte duke treguar me pare anen kualifikuese te companise por edhe anen financiare. E dyta ne baze te contrates qe hartohet do fillosh te nxjerresh nafte por nuk je ti pergjegjesi i kompanise qe do thuash se nxora kaq apo kaq por do firmosi ai punonjesi shkencor i shtetei(punonjes i sherbimit kombetar gjeolloghike) se sa nafte nxore. Jo vetem kaq por sa harxhove per te nxjerr kete pasuri duke paraqitur cdo jave shumen e parave qe ke paguar punetoret (certified payroll) Perse kerkohet te konfirmohet nga perfaqesuesi i shtetit per sasine dhe shpenzimet e bera ne nxjerrjen e nje pasuri te caktuar. Kerkohet qe cdo firm private qe merret me nxjerrjen dhe perpunimin e pasurive nenetokesore qe i perkasin popullit shqiptar te paguaj deri ne cent detyrimin financiar kundrejt shtetei bazur ne contraten e hartuar dhe te kontrolluar nga perfaqesuesit shkencor i shtetit. Kete nuk e bene antari i qeverise, nuk e bene politikani qe duhet te rrije larg nga institucionet shkencore por e bene sherbimi i specializuar dhe i kualifikuar qe varet nga shteti (Per rastin konkret do te ishte sherbimi kombetar gjeologjike dhe teknollogjike ) Se fundi nuk do mend shume por besoje se ka ardhur koha qe qeveria te ngej dhe fuqizoje institucionet shkencore dhe ato duhet te varen direct nga shteti.
Mbështes plotësisht shkrimin e tre profesorve të nderuar. Nafta, gazi dhe minierat të jenë pronë shtetërore, sidomos kromi dhe bakri.. Kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, të mos privatizohet. Ajo të ketë 4 Seksione, siç i kanë kompanitë shtetërore të naftës në botë. Vendburimet e naftës, që janë dhënë me konçesione në dëm të Shqipërise, të anulohen. Të ringrihet Instituti i Kërkimeve dhe Projektimeve të Naftës dhe të Gazit, që është i mbyllur në Fier, si dhe Gjeofizika. Nuk ka nevojë për shpikje institutesh të reja. Kërrkimet dhe shfrytëzimin e naftës dhe të gazit t’i bëjnë vet shqiptarët. Me koncesione mund të jepen vetëm blloqet detare dhe strukturat shumë të thella në tokë. Gradualisht të ringrïhet Instituti Teknologjik i Naftës, qe ështe i mbyllur në Patos, si dhe një Ndërmarrje Shpim Kërkimi dhe nje Ndërmarrje Shpim shfrytëzimi. Të rihapet Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike, që është i mbyllur në Tiranë. Të rihapet Instituti i Minierave, që është i mbyllur në Tiranë. Të gjitha këto institucione, fillimisht të jenë me kuadro shumë të reduktuara. Pra, të rikthehemi gradualisht atje ku ishim. Fillimisht të financohen nga shteti, dhe pastaj të mbështeten edhe në fitimet e tyre. Fondet sigurohen nga shtetëzimi i fushave të naftës dhe të minierave. Reformat e tjera, me mbyllje te SHGJSH dhe krijim Agjecie për Menaxhimin…, ngritje Instituti Shkencor për Hidrokarburet etj., mendoj se janë plotësisht në dëm katastrofik të Shqipërisë. Thirrja e qeverisë shqiptare ,drejtuar kompanive të huaja në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll, apo drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Tillerson etj, tregon se qeveria e re do të vazhdojë ta nxjerr Shqipërinë në ankand tek kompanitë e huaja. Kështu mbyllet gjeologjia shqiptare, mbyllet Fakulteti Gjeologji-Miniera, SHGJSH etj. Pra, qeveria e re kërkon bashkëpunim me të huajt për shitjen (grabitjen) e vendburimeve të naftës të Albpetrolit. Ajo kërkon bashkëpunim me kompanitë e huaja (amerikane etj.) për grabitjen e vendburimeve ekzistuese të naftës, nëpërmjet konçesioneve. Kjo rrugë është antishqiptare !
Në shkrimin e 3 profesoreve të nderuar më duket se ka shumë Nostalgji. Ekonomia e tregut ka rregullat e saj. Në artikull thuhet se sa dollarë i jane dhënë ekonomisë shqiptare nga mineralet e kromit dhe te bakrit (2.28 Miljard dollare) dhe nga nafta por nuk thuhet se sa janë shpenzuar për to. Në të gjitha ish vendet komuniste janë shpenzuar shume burime financiare dhe njerëzore për kërkime gjeologjike, gjë nuk mund të përsëritet. Por natyrisht shteti duhet të mbajë një bërthamë Institutesh dhe të ketë specialistë të fushave të ndryshme të gjeologjisë. Mbyllja e Instituteve të ndryshme për mendimin tim ishte një hap i gabuar. Çfarë është bërë me naftën dhe mineralet e tjera në Shqipëri medoj se është kriminale por ne nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Edhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mendoj se duhet të egzitojë dhe ta justifikojë veten. Së fundi në artikull ka edhe ndonjë pasktësi, për shëmbull 960 000 ton kromite janë prodhuar në vitin 1989 dhe jo 1984 dhe Shqiperia ka zënë vendin e tretë në botë jo për prodhim për fryme, por ka qënë vendi i tretë në botë për prodhimin e kormiteve pas Afrikës së Jugut me 3.5 miljon ton dhe ish Bashkimit Sovjetik me 2.5 miljon Ton, ne vitin e largët 1989. Pavarësisht kësaj une kam respekt për të tre Profesoret, por duhet thënë që Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave ka qënë vetëm një hallkë në sektorin e gjeologjise dhe te kerkimeve, ku jane arritur suksese, falë buxheteve te akorduara, plotikës së kohës dhe punës së madhe të një pjejade të tërë specialistësh të palodhur dhe të ditur.
Arsyetimi I shprehur mbi riorganizimin e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar ne kuader te reformimit te administrates shteterore nga nje grup specialistesh te UET eshte jasht llogjike per nje qe ka njohurite me elementare per Gjeologjine Shqiptare dhe kontributin e saj ne ecurine e ekonomise se vendit.
e kundershtoj me neveri dhe perkrah mendimet e shprehura nga tre profesoret dhe miqte e mi te nderuar me nje kontribut te veçante ne shkencen e Gjeoligjise Shqiptare.
Shpresoj se Kryeministri Edi Rama do te marre ne kosiderat mendimet e profesoratit dhe specialisteve te gjeologjise.
Edhe nje here shpreh kosideratatat e mia per profesoret Alfred Frasheri, Selam Meço, Jorgo Vllaho dhe shpresoj se mendimet e tyre do te merren ne kosiderate .
Halil Hallaci
Prof.Dr.
Ottawa,Canada