Shërbimet sekrete konfirmojnë: Korea e Veriut ka gati raketat bërthamore

9 Gusht 2017, 09:23Bota TEMA

Është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit Korea e Veriut disponon koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkonitentale.

Kjo e bën Korenë e Veriu një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike efektive.

Lajmi i atribuohet agjencisë DIA në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”.

Kriza koreane po shenjon administratën Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor.

Presidenti Trump ka kërcënuar Korenë e Veriut se duhet të heqë dorë nga kërcënimet ndaj SHBA, pasi do të përballet me “zjarr dhe tërbim që bota nuk i ka parë ndonjëherë”.

Trump ka shtuar se drejtuesi i Koresë ka tejkaluar deklaratat e thjeshta dhe po vjen në vështrimin amerikan si një personazh që duhet eliminuar.

1 komente në “Shërbimet sekrete konfirmojnë: Korea e Veriut ka gati raketat bërthamore”

  1. U be e neveritshme says:

    Edhe Iraku kishte arme kimike…..
    Koka berthamore ka çdo shtet……
    Hajt ja fusim nje lufte…
    Ça s’beka njeriu per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje