VIDEO/ Kryeinspektori godet me grushte vartësin në mes të rrugës në Vlorë. Policia e shtrin në tokë

10 Gusht 2017, 19:39Kronika TEMA

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Kryeinspektori i Mjedisit, Ersid Hasanllari ka goditur me grushte në fytyrë vartësin e tij pas një mosmarrëveshje për një gjobë që ai nuk e kishte vendosur.

Pamjet e sherrit janë shpërndarë nga Policia. Më pas, kryeinspektori është arrestuar disa minuta më vonë nga Policia.

Njoftimi i policisë

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B.,  gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

8 komente në “VIDEO/ Kryeinspektori godet me grushte vartësin në mes të rrugës në Vlorë. Policia e shtrin në tokë”

  1. spartak says:

    Hajde gjeja fillin kësaj pune që vjen erë që në embrion . Skraparlliu i Partisë , pavarësisht se ka mësy me jetu në Durrës , ma ha menja edhe me shkolla gjysmake , me porosi nga lart ( me bllok apo pa bllok s’prish punë fort ) dhe urdhër me shkrim nga dikasteri i të ndershmit Koka , katapultohet Kryeinspektor i Mbrojtjes së Mjedisit në Vlorën e Kanabisit , dhe për të cilën u shkëlyen ministrat e LSI-së me ja faturuar gjithë fajin qeverisë !!!??? Po ky dobiç , ç’farë mutin ka bërë , apo ësht kujdes , që përveç rrogës e djetave me paret tona si taksapagues , të mbrojë sa të mund edhe ca interesa të tjera për hesap të vet dhe të atyre , që i pastë Partia , pëllasin vend e pa vend , ku i kruhet e ku i zen . Vjen puna pastaj me i ra në grusht vartësit . Pazare qensh .
    EDI RAMA . NE ADMINISTRIMIN E RI , DETYREAT E PERGJEGJESITE TE JENE MBI BAZE TERRITORI KU TE DISH TE VLERESOSH KU BEHET PUNA , KU BEHET ME MIRE DHE KU NUK PUNOHET . DAHET VETE SHAPI NGA SHEQERI KUR PERGJEGJESIA ESHTE KONKRETE PER Ç’FAREDO LLOJ VEPRIMTARIE . DIKASTERET TE JENE PER POLITIKAT KOMBETARE TE ZHVILLIMIT DHE KORDINIMIN E INVESTIMEVE ( TE CILAT DO TE BEHEN VETEM MBI PLAN – KERKESAT E PUSHTETEVE VENDORE SIPAS PROJEKTEVE E KERKESAVE TE ARGUMENTUARA E MIRATUARA NGA VETE ATO ) . PO JU NDERHY NGA LART QEVERISJEVE VENDORE TE TE GJITHA NIVELEVE NE KETE ASPEKT TE INVESTIMEVE , DO GELOJE KORRUPSIONI DHE S’DO KETE KUSH TE KERKOJE LLOGARI E KONTROLLOJE .

  2. Iliri says:

    Bythqimi i Ilir Metes. Rrace e poshter.

  3. vlora.vlora says:

    Po mire ore po pse i shtrini si kriminela o legena polica ,po ju qe s vini gjoba kur shikoni te fortet

  4. Studenti says:

    Thua vallë të jetë kaq i përkushtuar në kryerjen e detyrës ky kryeinspektori që godet vartësin se përse nuk ka zbatuar urdhërat e tij?
    Nuk ka në dorë asnjë masë ligjore ky kryeinspektori për t’a dënuar vartësin e “pabindur”?
    Tjetër gjë besoj do të ketë qenë halli.
    Çështja ka qenë: Vartësi t’i vërë gjobën dhe kryeinspektori t’ja heqë, duke e konvertuar në para nën dorë, kuptohet në emër dhe në kurriz të shtetit.
    Përfundimisht ky vend nuk bëhet ma.

  5. njeri says:

    LSI ne grahmat e fundit, Rraseni brenda Skrparliun se e nxjerr Like floriri.

  6. Toni says:

    ok shume bukur, gje normale

  7. EG says:

    Ne moshen 28 vjecare kryeinspektor?

    Sa shpejte i ngjitin shkallet e karrieres disa? Nuk ju duhet fare eksperience.

    Si mund te jepen urdhera per gjoba?
    Mund ta urdherosh vartesin te shkoj te inspektoj, por jo te shkoj dhe te vere gjobe.

    Ky duhet te denohet, per ushtrim dhune ndaj vartesit, shperdorim te detyres, zhantazhim te biznesit

  8. Paqesori says:

    Te nxjerresh emrin dhe ti fshehesh ” surratin ” vetem ju mund ta beni…. Shume interesante !
    Ju me garipa se ky boksieri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje