"Lufta" me flakët, Kumbaro "shpërthen" ndaj zjarrvënësve: Ka ca maskarenj, njerëz të zinj si tymi dhe perversë që kënaqen duke bërë keq

12 Gusht 2017, 16:34Kronika TEMA

Deputetja Mirela Kumbaro ka përshëndetur operacionin për shuarjen e flakëve në zonën e Gjirokastrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kumbaro i cilëson individët që i vendosin zjarrin pyjeve si “ca maskarenj, njerez të zinj si tymi, perversë si thengjilli dhe te ligj si mendjet e poshtra qe kenaqen duke bere keq”.

Postimi i plotë

Me ne fund e mposhtem zjarrin ne Terihat te Dropullit pas disa oresh lufte me njerez e me mjete??????‍??‍??‍✈️?‍✈️

Po dy fjale do i them:

Zjarri, zjarri i poshter jo vetem se eshte temperature e larte dhe bari i thate, por se ka ca maskarenj, njerez te zinj si tymi, perversë si thengjilli dhe te ligj si mendjet e poshtra qe kenaqen duke bere keq, i gezohen flakeve, tmerrit te njerezve per plaçke e bageti, ata jane cmirezinj e sabotatore. 

Ata shohin se si rendin vajzat e djemte në Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në Emergjencat Civile nga nje pyll ne tjetrin, nga nje fshat ne tjetrin, nga nje mal ne tjetrin, duke rrezikuar jeten, ata s’ngopen as me te gjitha fuqite e mjetet fizike e financiare qe qeveria ve ne dispozicion per ta mundur te keqen, ata pastaj s’nginjen duke vjelle vrer kunder çdo perpjekje e mobilizimi.

Ne fund nje falenderim me gjithe zemer per vajzat e djemte e antizjarrit 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje